LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara thirrje për përmbajtje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Të paktën 49 ushtarë armenë dhe një numër i panjohur azerbajxhanas u vranë të martën në luftimet më vdekjeprurëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që nga lufta e vitit 2020, duke bërë që presidenti rus Vladimir Putin të bënte thirrje për qetësi.

14 Shtator 2022, 08:43 Nga d.a.
Shtetet e Bashkuara thirrje për përmbajtje mes Azerbajxhanit dhe
John Kirby

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuara mbi njoftimet për sulme përgjatë kufirit të Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe u bëri thirrje qeverive të të dy vendeve që të rivendosin linja të drejtpërdrejta të komunikimit nëpër kanalet diplomatike dhe ushtarake.

"Ne jemi angazhuar në mënyrë aktive me qeverinë armene dhe atë të Azerbajxhanit për të parë se çfarë mund të bëjmë për t'i dhënë fund kësaj dhune," u tha zoti Kirby gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. "Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Ne kërkojmë përmbajtje nga çdo ashpërsim i mëtejshëm ushtarak".

Të paktën 49 ushtarë armenë dhe një numër i panjohur azerbajxhanas u vranë të martën në luftimet më vdekjeprurëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që nga lufta e vitit 2020, duke bërë që presidenti rus Vladimir Putin të bënte thirrje për qetësi.

Armenia dhe Azerbajxhani, ish-shtete fqinje sovjetike, fajësuan njëri-tjetrin për ripërtëritjen e luftimeve që filluan gjatë natës në disa pika përgjatë kufirit të tyre, duke rritur frikën për një tjetër konflikt të madh të armatosur në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që ushtria ruse është e angazhuar në Ukrainë.

Rusia ka trupa paqeruajtëse në zonën e konfliktit Azerbajxhan-Armeni si garantues i një marrëveshjeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore mbi enklavën e debatueshme të Nagorno-Karabakut dy vjet më parë.

Jerevani tha se Azerbajxhani kishte bombarduar qytete pranë kufirit duke përfshirë Jermukun, Gorisin dhe Kapanin, duke e detyruar atë të përgjigjet. Bakuja tha se njësitë armene të sabotimit kishin kërkuar të minonin pozicionet e Azerbajxhanit dhe filluan të shtënat.

Ai akuzoi gjithashtu trupat armene për gjuajtje me armë të rënda në kundërshtim me një armëpushim të arritur më herët të martën.

“Është e vështirë të mbivlerësohet roli i Federatës Ruse, roli i Putinit personalisht”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Presidenti natyrisht po bën çdo përpjekje për të ndihmuar në uljen e tensioneve në kufi”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka minuar statusin e saj si një garantues rajonal i sigurisë, duke i lënë hapësirë Azerbajxhanit për të bërë më shumë pretendime, tha Laurence Broers, bashkëpunëtor në programin e Rusisë dhe Euroazisë të institutit Chatham House.

Azerbajxhani, i cili është i lidhur politikisht dhe kulturalisht me Turqinë, bëri përparime të konsiderueshme territoriale në vitin 2020, duke rikthyer tokën e humbur nga armenët etnikë në një luftë të mëparshme mbi Nagorno-Karabakun 30 vjet më parë.

"Që nga shkurti, ne kemi parë gjithashtu rënien e reputacionit të Rusisë si një mbrojtës i sigurisë dhe një ofrues i sigurisë në rajon," tha zoti Broers. "Kjo ka krijuar një dritare mundësish për Azerbajxhanin, duke kujtuar se rezultati i luftës së dytë në 2020 la punë të papërfunduar."

CSTO, një aleancë ushtarake e ish-shteteve sovjetike e udhëhequr nga Rusia që përfshin Armeninë, por jo Azerbajxhanin, u takua të martën për të diskutuar situatën.

Turqia përsëriti mbështetjen për aleatin e saj Azerbajxhanin, me Ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar të cituar nga ministria e tij të ketë thënë se Turqia "do të vazhdojë të qëndrojë pranë Bakusë në kauzat e saj të drejta".

"Përgjegjësia për provokimin, përleshjet dhe humbjet i takon udhëheqjes ushtarako-politike të Armenisë," tha Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. “Çdo veprim kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Azerbajxhanit do të parandalohet me vendosmëri”.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin për sulme ndaj qyteteve armene sepse nuk donte të negocionte për statusin e Nagorno-Karabakh, një enklavë e cila është brenda Azerbajxhanit, por e populluar kryesisht nga armenë etnikë.

Ai tha se intensiteti i armiqësive ishte ulur edhe pse sulmet nga Azerbajxhani vazhduan.

Azerbajxhani, i cili akuzoi trupat armene për kryerjen e aktivitetit të inteligjencës dhe lëvizjen e armëve përgjatë kufirit, tha se pozicionet e tij ushtarake u sulmuan nga Armenia. Ai tha se pësoi humbje, por nuk bëri të ditur numrin e viktimave.

Si Rusia ashtu edhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Bakusë dhe Jerevanit të tregojnë përmbajtje.

“Nëse Rusia përpiqet në një farë mënyre të trazojë situatën, të krijojë një shpërqendrim nga Ukraina, është diçka për të cilën jemi gjithmonë të shqetësuar”, u tha gazetarëve Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke shtuar se Rusia gjithashtu mund të përdorë ndikimin e saj për të ndihmuar në “qetësimin e ujërave."

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se konflikti "duhet të zgjidhet ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike".

Ministrat e mbrojtjes të Azerbajxhanit dhe Rusisë folën të martën dhe ranë dakord të ndërmarrin hapa për të stabilizuar situatën në kufi. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi bisedime me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov dhe i bëri thirrje Armenisë të "ndalojë provokimet e saj".

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, u kërkoi gjithashtu palëve të ulin përshkallëzimin e situatës. Zoti Michel u takua me kryeministrin Pashinyan dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev muajin e kaluar në Bruksel për bisedime mbi normalizimin e marrëdhënieve, çështjet humanitare dhe perspektivën e një traktati paqeje mbi Nagorno-Karabakun.

Përfaqësuesi Special i BE-së Toivo Klaar ishte caktuar të udhëtonte në të dy vendet për të mbështetur përpjekjet për të frenuar dhunën./VOA/

john kirby lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para