LIVE UPDATES
Bota

Shtetet rrisin përpjekjet për të ndihmuar palestinezët në Gazë

Komisioni Evropian tha sot se një korridor detar nga Qiproja për në Gazë mund të nisë operimin gjatë kësaj fundjave. Ky korridor është pjesë e një pilot-projekti që udhëhiqet nga organizata bamirëse World Central Kitchen, me seli në Shtetet e Bashkuara dhe që financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

9 Mars 2024, 17:45 Nga S.N
Shtetet rrisin përpjekjet për të ndihmuar palestinezët
Foto Ilustrim

PALESTINË- Përderisa kushtet në Gazë po vazhdojnë të përkeqësohen, komuniteti global po synon të rrisë përpjekjet e ndihmës, me një anije evropiane të ndihmës që po përgatitet të niset nga Qiproja e mbushur me furnizime për banorët e enklavës të goditur nga lufta.

Komisioni Evropian tha sot se një korridor detar nga Qiproja për në Gazë mund të nisë operimin gjatë kësaj fundjave. Ky korridor është pjesë e një pilot-projekti që udhëhiqet nga organizata bamirëse World Central Kitchen, me seli në Shtetet e Bashkuara dhe që financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qiproja, që është shteti i Bashkimit Evropian që gjendet më afër me Gazën, është afër 15 orë lundrim nga enklava palestineze. Izraeli tha më 8 mars se mirëpret korridorin detar, por shtoi se duhet të ketë kontrolle të sigurisë.

“Nisma qipriote do të mundësojë rritjen e ndihmës humanitare për në Rripin e Gazës, pas një kontrolli të sigurisë, sipas standardeve të Izraelit”, tha Lior Haiat, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Ndërkaq, shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, tha se është optimist që disa donatorë do të rinisin financimin e agjencisë pas disa javësh. Fondet për këtë agjenci u pezulluan nga shumë donatorë pasi disa anëtarë të stafit morën pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit të kryer nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në prill, raporti final lidhur me një hetim i pavarur për UNRWA-në, që u lansua nga ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, pritet të bëhet publik. Izraeli ka akuzuar 12 nga 13.000 pjesëtarët e stafit të UNRWA-së në Gazë për përfshirje në sulmin që nxiti luftën. Kjo agjenci ofron ndihmë dhe shërbime thelbësore për refugjatët palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në pjesë të tjera të rajonit.

Ndaraz, SHBA-ja ka deklaruar se planifikon të ndërtojë një port të përkohshëm për të dërguar ndihmë në Gazë. Situata në Gazë është përkeqësuar dhe OKB-ja ka paralajmëruar se banorët janë pa furnizime esenciale dhe po përballen me uri. Nga sulmi i Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore izraelite, në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30.000 persona. Sipas Ministrisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Marrë nga REL

gaza ndihmat ne gaza be unrwa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj