All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shteti i tretë që siguron fitoren, Donald Trump triumfon në zgjedhjet republikane të Nevadës

Me fitoren e siguruar të enjten ish-Presidenti Trump fitoi të gjithë 26 delegatët e shtetit. Ai duhet të grumbullojë 1215 delegatë për të fituar zyrtarisht emërimin e partisë. Ai mund ta arrijë këtë numër në muajin mars.

9 Shkurt 2024, 18:20 Nga r.ll
Shteti i tretë që siguron fitoren, Donald Trump triumfon në
donald trump
All - Paragraf - 1

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën, dhe zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën me votim të hapur. Vetëm rezultatet e garës së djeshme, sipas rregullave të partisë, vlejnë për delegatët e partisë.

Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, nuk mori pjesë në garën e djeshme. Zonja Haley përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish Presidentin Trump. Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë. Zonja Haley megjithatë nuk i fitoi as ato zgjedhje, pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.

Me fitoren e siguruar të enjten ish-Presidenti Trump fitoi të gjithë 26 delegatët e shtetit. Ai duhet të grumbullojë 1215 delegatë për të fituar zyrtarisht emërimin e partisë. Ai mund ta arrijë këtë numër në muajin mars.

Nga Nevada, gara republikane vazhdon me zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut më 24 shkurt, në shtetin e zonjës Haley. Ish-Presidenti Trump mbetet popullor në shtetin thellësisht konservator, por zonja Haley, e cila më parë ka fituar dy zgjedhje për guvernator të këtij shteti, shpreson që rrënjët e saj lokale t'i japin asaj një avantazh. Zoti Trump ndërkaq pret një grumbullim masiv delegatësh gjatë garave të 5 Marsit, ditën kur zgjedhjet paraprake mbahen në 16 shtete përnjëherë.

Ish-Presidenti Trump, duke mbajtur një fjalim të shkurtër pas fitores në Las Vegas, u shpreh me kënaqësi për radhët e gjata të votuesve në shtetin perëndimor dhe u tha mbështetësve se mezi priste të shpallte fitoren në zgjedhjet e ardhshme të Karolinës së Jugut.

“Ne jemi para të gjithëve”, tha ai. “A ka ndonjë mënyrë për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve për të martën e ardhshme? Kjo është gjithçka që dua.”

Mbështetësit e zotit Trump pritën në radhë të gjata të enjten. Në një vend votimi, në një shkollë fillore në qytetin e Renos, gati 1,000 veta ishin në radhë në minuatat e para kur u hap qendra e votimit.

Votuesit në radhë, disa prej të cilëve mbanin kapele dhe këmisha që tregonin se ishin mbështetës të zotit Trump, thanë se dolën për të mbështetur ish-presidentin në një garë që do t'i jepte atij fitoren e tretë radhazi në garën presidenciale republikane.

Donald Trump ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht popullor në mesin e republikanëve të Nevadës, por ai kishte avantazhe të tjera midis figurave kryesore të partisë. Kryetari i Partisë në Nevada, Michael McDonald dhe zyrtari nga komiteti kombëtar republikan i shtetit, Jim DeGraffenreid, ishin në mesin e gjashtë republikanëve të Nevadës të akuzuar penalisht se dërguan certifikata të rreme në Kongres duke pretenduar se zoti Trump fitoi Nevadën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Republikanët po e rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për zotin Trump, ndërsa ai përballet me një mori problemesh ligjore, duke përfshirë 91 akuza penale në katër raste të veçanta. Mbështetja për të po rritet edhe në Kongres, ku republikanët kundërshtuan një marrëveshje të sigurisë kufitare, pasi ai e kundërshtoi atë. Ndikimi i tij është i qartë edhe në Komitetin Kombëtar Republikan, pasi kryetarja Ronna McDaniel mund të japë dorëheqjen në javët e ardhshme, pasi zoti Trump e kritikoi publikisht, duke shprehur dyshime nëse ajo duhej të qëndronte në detyrë.

Ish Presidenti Trump ende përballet me një rrezik të paparë për një kandidat të rëndësishëm. Një gjykatë apeli vendosi këtë javë që ai mund të përballet me gjykim nën akuzat se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke rrëzuar kështu pretendimet e tij se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

Gjykata e Lartë e SHBA-së të enjten dëgjoi argumentet në një çështje tjetër, që kishte të bënte me heqjen e zotin Trump nga fletvotimi në zgjedhjet paraprake të Kolorados, nën dyshimin se ai kishte bërë përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjykuar nga pyetjet që u bënë përfaqësuesve të të dy pëalëve, dukeshin gjerësisht skeptikë për argumentin se ai duhet të hiqet nga fletëvotimi./VOA

donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj