LIVE UPDATES
Bota

Shtypi gjeman: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal

Media gjermanishtfolëse vazhdon të fokusohet tek zhvillimet në Kosovë megjithë heqjen e barrikadave: Hapa të parë drejt uljes së tensioneve, por skepticizmi mbetet dhe konflikti nuk zgjidhet.

31 Dhjetor 2022, 09:03 Nga k.m.
Shtypi gjeman: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë
Foto ilustruese

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Në grindjen për barrikadat raundi i parë shkon për Beogradin, por Serbia nuk duhet të gëzohet shpejt", shkruan se perëndimi e detyroi Kosovën t'i përgjigjet pakicës serbe. Por aq më shumë rritet presioni ndaj Beogradit të njohë Kosovën. "Heqja e barrikadave shenjon një ditë të mirë për popullin serb, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Pala kundërshtare u detyrua të pranojë kërkesat. Por ky është një lexim dritëshkurtër, nëse e shikon konfliktin me pak distancë.

Vërtet që ndërmjetësuesit perëndimorë e vendosën nën presion të madh palën kosovare. Këtë e tregon edhe një deklaratë e përbashkët e SHBA dhe BE që përmban pika të tilla:

-Prishtina garanton që nuk do të ketë lista sekrete të arrestimeve për serbët e Kosovës.[...]

-Misioni i BE, Eulex kujdeset që ndjekja penale e pakicave (lexo-e serbëve) të jetë korrekte dhe e drejtë.

-BE dhe SHBA këmbëngulin që detyrimet e palëve nga ujdi të mëparshme të zbatohen pa vonesë. Me këtë nënkuptohet Asociacioni i Komunave Serbe, pjesërisht autonom, që Prishtina e refuzon.

Shumë vëzhgues e kritikojnë politikën e perëndimit kundrejt Serbisë si zbutëse. Dhe në të vërtetë, mundet, ashtu si bën Vuçiçi, që përfundimin e raundit të parë të krizës së fundit ta shohësh si sukses të Beogradit. Por së shpejti fillojnë negociatat serioze, ku bëhet fjalë për marrëdhënien afatgjatë mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe këtu serbët nuk i kanë kartat e mira në dorë krahasuar me kosovarët. Në tryezë qëndron një propozim, që nga Serbia të paktën kërkon njohjen faktike të shtetësisë së Kosovës."

Kosovo Metrovica Straßenblockade
Ndërsa gazeta austriake "Der Standard" shkruan nën titullin "Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë. Keq për për shtetin ligjor", se përmes mënyrës se si u zgjidh konflikti nga BE, e mira më e rëndësishme e demokracive perëndimore, shteti ligjor u bë i negociueshëm.

"Është veçanërisht irrituese, që BE dhe NATO i pranuan kushtet e aktivistëve militantë, që janë nën kontrollin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe nuk kanë mandat. [...]Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal: Kosova nuk mund të kujdeset që të gjithë pronarët e automjeteve të përdorin targat e parapara, dhe nuk mund të mbajë në kohën e duhur zgjedhje. Njerëz, që ilegalisht, bllokojnë trafikun nuk mund të nxirren para përgjegjësisë, dhe policia e vendit nuk mund të zbatojë monopolin e pushtetit."

Kurse gazeta gjermane "Ludwigsburger Kreiszeitung" shkruan se heqja e barrikadave nuk e zgjidh konfliktin.

"Kosova mbetet një fuçi baruti, fitili i së cilës shkurtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht është influenca e Rusisë një problem. Asgjë nuk e gëzon më shumë presidentin rus, Vladimir Putin më shumë se të destabilizojë BE. E me krahun e zgjatur të Moskës në Beograd nuk ka për të pasur një zgjidhje në plan afatshkurtër të çështjes së Kosovës."

Kurse "tagesschau" në analizën e saj me titull "Barrikadat hiqen, skepticizmi mbetet" shkruan për hapa të parë në drejtim të uljes së tensioneve, dhe se pika më e rëndësishme kufitare është hapur, por greva e policëve serbë vazhdon. Presidenti serb kur dha lajmin e heqjes së barrikadave, nuk e bëri këtë pa dramatizimin e tij karakteristik, shkruan "tagesschau". "Jam prej më shumë se 10 vjetësh në qeveri. Kam pasur shumë momente të vështira, ku mund të shkruaja libra",..."po këtu kisha negociata të vështira. [...]"Përfaqësues të serbëve të Kosovës hoqën barrikadat, por ata tregohen edhe më tej skeptikë. Aleksandar Filipovic, një nga policët serbë në grevë dhe ish-kreu i policisë operative në veri tha se "nëse i heqim barrikadat, ata do të ndjekin si lepuj", shkruan "tagesschau"./DW

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj