LIVE UPDATES
Bota

Shumë pranë festave/ Vullnetarët ndihmojnë në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje

Shtëpia e Bardhë është tepër magjike gjatë festave dhe kjo falë qindra vullnetarëve që zbukurojnë rezidencën presidenciale. Mijëra amerikanë aplikojnë, por vetëm 300 prej marrin ftesën për të bërë këtë punë të veçantë.

3 Dhjetor 2023, 20:41 Nga I.A
Shumë pranë festave/ Vullnetarët ndihmojnë në
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Çdo vit, mijëra njerëz nga të gjithë Shtetet e Bashkuara ofrojnë punë vullnetare për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë gjatë sezonit të festës së Krishtlindjes. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, nga ky grup aplikantësh, zgjidhen vetëm 300 persona për të marrë pjesë në këtë përvojë të veçantë të sezonit të festave të fundvitit.

Shtëpia e Bardhë është tepër magjike gjatë festave dhe kjo falë qindra vullnetarëve që zbukurojnë rezidencën presidenciale. Mijëra amerikanë aplikojnë, por vetëm 300 prej marrin ftesën për të bërë këtë punë të veçantë.

"Një pjesë e vullnetarëve zgjidhen për talentin e tyre dhe disa të tjerë për esetë që kanë shkruajtur. Jo të gjithë janë stilistë. Disa prej tyre janë bashkëshortë të ushtarakëve e disa amvisa. Këtë vit më duket sikur kishim shumë punonjës të arsimit”, thotë Carlos Elizondo, Sekretar i Shtëpisë së Bardhë për aktivitetet shoqërore.

Zonja e Parë Jill Biden zgjodhi temën e këtij viti - magjia, gëzimi dhe mrekullia e festave siç përjetohet nga fëmijët. Edhe vullnetarët përjetojnë pak magji dhe mrekulli.

“Gjatë ecjes në lëndinën përpara Shtëpisë së Bardhë përjetova një ndjenjë të veçantë dhe një mirënjohje për këtë mundësi”, thotë vullnetari nga Nju Jorku, Andrew Boza.

“Si shtetase amerikane dhe si emigrante, gjithmonë kur shikoj Shtëpinë e Bardhë them 'Oh zot, sa i mrekullueshëm është ky vend.' Ardhja në këtë vend është shumë e veçantë për mua”, thotë Marite Espinoza Sanchez, vullnetare nga Teksasi.

Por menjëhërë pas kënaqësisë që përjetojnë nga prania në Shtëpinë e Bardhë, vullnetarët fillojnë të punojnë për ta stolisur atë që në javën e Ditës së Falënderimeve.

“Disa ditë i kalojmë në një vend tjetër për të përgatitur materialet që përdoren për stolisjen e Shtëpisë së Bardhë. Tani dekori më duket se është shumë i bukur dhe i rregulluar mirë, por ajo që më pëlqen është se gjithçka filloi me një copë letre, ngjitës, gërshërë dhe fjongo”, thotë Charlotte Smith, vullnetare nga Konektikati.

"Të gjithë do ta shikojnë Shtëpinë e Bardhë dhe do të thonë se gjithçka duket kaq e përkryer. Por, për të arritur këtë janë përfshirë shumë detaje në punën për dekorimin e saj”, thotë Marite Espinoza Sanchez, vullnetare nga Teksasi.

“Njerëzit kishin punë të ndryshme, disa prej tyre u morën vetëm me stolisjen e pemës së krishtlindjes, të tjerët me lëvizjen e objekteve të rënda dhe stolive të tjera”, thotë Dennis Setteducati, vullnetar nga Nju Jorku.

“Ajo që është me të vërtetë e veçantë është energjia e njerëzve, ditët e punës janë shumë të gjata. Por të gjithë janë të gëzuar dhe në frymën e festës së Krishtlindjes”, thotë vullnetari Andrew Boza.

Vullnetarët thonë se do të kujtojnë ndjenjën e miqësisë dhe arritjes që ndjenë gjatë punës për stolisjen e Shtëpisë së Bardhë për festat e fundvitit.

“Gjithçka, që nga krenaria individuale, krijimi i stolive të vogla, kurorave që ke varur, por edhe të kuptosh se sa njerëz do të vijnë këtu dhe do të përjetojnë mrekullinë e sezonit të festave”, thotë vullnetarja Charlotte Smith.

Disa nga vullnetarët kanë dekoruar Shtëpinë e Bardhë më parë dhe mezi presin ta përjetojnë përsëri këtë pjesë të veçantë të magjisë së festave.

Marrë nga VOA

shtëpia e bardhë andrew boza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj