LIVE UPDATES
Bota

Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika e çimentos nuk ndërtohet në Klinë

Kompania Wallingford International Kosova ka që në vitin 2019 që synon ta ndërtojë fabrikën në fshatin Dollc, por aktivistë si zoti Raci dhe banorë të zonës, duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve, thonë se do të shkaktonte një dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

3 Dhjetor 2023, 19:00 Nga I.A
Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika
Veton Raci

SHBA- Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komunën e Klinës në Kosovë, Veton Raci thotë për Zërin e Amerikës, se banorët e zonës nuk do të ndalen derisa të jenë të sigurt që kjo fabrikë nuk do të ndërtohet. Kompania Wallingford International Kosova ka që në vitin 2019 që synon ta ndërtojë fabrikën në fshatin Dollc, por aktivistë si zoti Raci dhe banorë të zonës, duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve, thonë se do të shkaktonte një dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, zoti Raci tha se shpreson që ashtu si një Gjykatë Themelore, edhe Gjykata e Apelit të vendosë kundër ndërtimit të saj.

Zoti Raci thotë se banorët Klinës që kanë vite që e kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës, kanë të drejtë.

“Shqetësimet e banorëve janë për ndikimin në jetën e tyre përmes pasojave që do të shkaktonte ndikimi i fabrikës së çimentos në ambjent, në burimet, në ajër dhe në të gjitha këto që janë elementare për vazhdimin e jetës së tyre aty ku jetojnë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se reagimi i banorëve bazohet edhe në vlerësimin e ekspertëve të cilët kanë detajuar pasojat negative me të cilat do të përballeshin banorët e Klinës dhe qytetarëve përreth nëse do të ndërtohej fabrika e çimentos.

Në vitin 2019, në fshatin Dollc të komunës së Klinës në Kosovën qendrore, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit =, kompania Wallingford International Kosova filloi përpjekjet për të ndërtuar një fabrike çimentoje, duke nxitur reagimin e ashpër të banorëve për ndërtimin e një fabrike të çimentos në komunën e Klinës,. Banorët e zonave përreth, të cilët kanë kundërshtuar në vazhdimësi idenë e ndërtimit të kësaj fabrike për shkak të shqetësimeve mbi pasojat e saj në mjedis, thonë se janë të lehtësuar pas vendimit të gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi kundër planeve për ndërtimin e fabrikës, për shkak të kundërshtimeve por edhe për probleme në procedura. Por kompania e ka dërguar çështjen në Apel. Zoti Raci thotë se shpreson që edhe Apeli të japë të njëjtin vendim, pasi faktet nuk kanë ndryshuar.

“Edhe pse është bërë padia nga operatori ekonomik, procesi do të duhet të përfundonte ashtu siç ka vendosur Gjykata Themelore, pa u dashur të predikojmë vendimin përfundimtar, por faktet reale, praktike janë të tilla që procesi duhet të përfundojë në favor të vendimit që u nxorr në Asamblenë Komunale të Klinës”, thotë ai.

Kompania Wallingford International Kosovo ka thënë në të kaluarën se me pengesat ndaj ndërtimit të fabrikës, u mohohen miliona banorëve dhe se ajo do të ndërtohej me teknologji të gjelbër. Por zoti Raci thotë se këto pretendime nuk i përgjigjen realitetit.

“Nëse shohim planin që ka dorëzuar në komunë kur ka aplikuar për lejen ndërtimore, shohim se aty parashikohet të ndërtohet një depo prej mbi 10 mijë metra katrorë, në të cilën do të deponohej thëngjilli, i cili shërben për djegien e klinkerit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm djegia e thëngjillit për të arritur qëllime të tjera operative shkakton ndotje, e lëre më faktorë të tjerë, grimca të cilat nuk shihen, të cilat më mirë i sqarojnë ambjentalistët”, thotë ai.

“Nuk na duhet asnjë zhvillim ekonomik kur ne do të dëmtonim jetët tona. Ajo që do të ofrohej do të jetë shumë më pak në krahasim me atë që do të shkatërrohet”, thotë zoti Raci për Zërin e Amerikës.

Marrë nga VOA

veton raci

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit