3 Dhjetor 2023, 17:34
Nga A.TH
USS Carney
SHBA- Pentagoni njoftoi sot se një luftanije amerikane dhe anije të tjera janë sulmuar në Detin e Kuq. Sipas raportimeve të mediave të huaja, sulmi ka ndodhur në ngushticën Bab al-Mandab.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet në lidhje me sulmet ndaj USS Carney dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe do të japim informacion kur të bëhet i disponueshëm” ,thuhet në njoftimin e Pentagonit.
Kjo vjen pasi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq. Më herët, ajo raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme. Një seri sulmesh janë raportuar në ujërat e Lindjes së Mesme që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Muajin e kaluar, një anije mallrash e lidhur me Izraelin u kap nga militantët Houthi. Grupi është një aleat i Iranit dhe kontrollon pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të Jemenit. Më parë, ky grup ka hedhur raketa balistike dhe drone të armatosur në Izrael dhe është zotuar të sulmojë më shumë anije izraelite.
bab al-mandab pentagon
Bota
3 Dhjetor 2023, 17:16
I.A
Liridona Murseli
KOSOVË- Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa p&e...
Bota
3 Dhjetor 2023, 17:08
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezo...
Bota
3 Dhjetor 2023, 16:56
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas...
Bota
3 Dhjetor 2023, 16:35
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botë...
Bota
3 Dhjetor 2023, 15:32
I.A
Foto nga ngjarja
FILIPINE- Katër persona janë vrarë në një shpërthim në një meshë katolike në jug të...
Bota
3 Dhjetor 2023, 15:19
I.A
William Ruto dhe Vjosa Osmani
DUBAI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesor...
Bota
3 Dhjetor 2023, 15:09
I.A
KOSOVË- Kompania ndërtimore “Dino” nga Lipjani kishte rekrutuar njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, për...
Bota
3 Dhjetor 2023, 14:50
a.l
Liridona Murseli
KOSOVË- Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë t&...
Bota
3 Dhjetor 2023, 14:35
a.l
Tërmet në Filipine
FILIPINE- Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka goditur ishullin e dytë më të madh të Fi...
Bota
3 Dhjetor 2023, 14:32
a.l
Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë
UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...