LIVE UPDATES
Bota

Revolucion në kardiologji: IA mund të parashikojë infarktet e zemrës

Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë që dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës duke zbuluar ngushtimet minimale të arterieve të zemrës shumë kohë para rrezikut të një ataku kardiak.

3 Dhjetor 2023, 16:35 Nga I.A
Revolucion në kardiologji: IA mund të parashikojë infarktet e
Foto Ilustruese

SHBA- Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botën. Në nivel global rreth 17,3 milionë njerëz vdesin prej tyre çdo vit. Vlerësohet se ky numër mund të shkojë në 23,6 milionë deri në 2030.

Megjithëse numri i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje, në të njëjtën kohë vdekshmëria nga infarkti, pra numri relativ i vdekjeve, është ulur ndjeshëm falë masave parandaluese dhe përmirësimit të kujdesit akut mjekësor. Dhe ky zhvillim pozitiv ka të ngjarë të rritet më tej në të ardhmen falë inteligjencës artificiale.

Sepse fuqia e IA qëndron në aftësinë për të njohur rreziqet e mundshme në kohën e duhur. Nga tërësia e vlerave të testimit AI mund të filtrojë disa modele ose parregullsi, që as stafi specialist më i trajnuar nuk do të mund t'i gjente aq shpejt.

10 vjet përpara

Në të ardhmen teknologjia AI mund të shpëtojë për shembull jetën e mijëra pacientëve me dhimbje gjoksi, tek të cilët rreziku i një ataku kardiak nuk identifikohet përmes skanimit tomografik kompjuterik. Sepse ngushtimet shumë të vogla në arteriet koronare shpesh nuk shihen. Në rast inflamacioni ato mund të çahen dhe të bllokojnë arteriet duke çuar në një atak kardiak. Deri vonë ishte e mundur që këta pacientë me rrezik të lartë të identifikoheshin paraprakisht.

Këto instrumente tëIAtë zhvilluar nga studiues nga Oksfordi mund të zbulojnë anomali të tilla edhe te pacientët pa ngushtime të konsiderueshme të arterieve koronare dhe të parashikojnë rrezikun, nëse një pacient me dhimbje gjoksi do të pësojë një atak në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo del nga një studim i financuar nga Fondacioni Britanik për Zemrën, që u prezantua në Scientific Sessions der American Heart Association në Filadelfia.

Shumë pacientë me rrezik të lartë mbeten të paidentifikuar

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar rreth 350,000 persona i nënshtrohen një skanimi CT të zemrës çdo vit. Një ekzaminim i tillë konsiderohet si një test standard për zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve të arterieve koronare.

Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Charalambos Antoniades Radcliffe Department of Medicine në Universitetin e Oksfordit analizoi për këtë studimi të dhënat e më shumë se 40,000 personave, që i ishin nënshtruar ekzaminimeve CT në zemër në tetë spitale britanike.

Në rreth tre të katërtat e rasteve nuk kishte shenja të qarta të ngushtimit të ndjeshëm të arterieve koronare. Pacientët u liruan dhe nuk u trajtuan më tej. Megjithatë analiza e të dhënave tregoi se nuk janë të rrezikuar vetëm pacientët me ngushtim të ndjeshëm të arterieve koronare. Të dhënat tregojnë se dy herë më shumë pacientë pa ngushtime të theksuara pësuan infarkt dhe ndërruan jetë nga pushimi i zemrës.

Ata nuk u konsideruan si pacientë me rrezik të lartë, sepse nuk ishin nxjerrë në pah indiciet më të vogla. Atë që njeriu nuk arrin ta dallojë, e bën të dukshme AI. Programi iIA i zhvilluar nga studiuesit e Oksfordit ekzaminon ndryshimet e yndyrës rreth arterieve të inflamuara dhe llogarit kështu rrezikun aktual. Sepse ndryshime të tilla tregojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut të një ataku kardiak.

Trajtimi përshtatet në mënyrë të specifikuar

Me këtë projekt pilot të parin në botë ekipi i mjekëve vlerësoi përmes AI rrezikun për 744 pacientë. Me ndihmën e këtij projekti mjekët ndryshuan planin e trajtimit në 45 për qind të rasteve. Sipas studimit futja e kësaj teknologjie çoi në mbi 20 për qind më pak atake kardiake dhe 8 për qind më pak vdekje dhe goditje në tru në mesin e atyre, që iu nënshtruan testit.

"Shumë njerëz vdesin çdo vit pa qenë nevoja nga një atak kardiak. Është shumë e rëndësishme që të përdorim potencialin e inteligjencës artificiale për të drejtuar trajtimin e pacientit", thotë udhëheqësi i studimit Charalambos Antoniades.

AI kursen kohë dhe para

Ky është vetëm një shembull, se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, që trajtimet shpesh të fillojnë shumë më herët. Kështë mund të shpëtohen jetë, kursehet shumë kohë dhe shumë para. Në mesin e vitit 2023 për shembull, kardiologët britanikë zhvilluan me inteligjencën artifilale një „Decision-Support System", që mund të përshpejtojë përcaktimin e diagnozës së një ataku kardiak në dhomën e ndihmës së shpejtë.

Kjo mënyrë përcakton shumë më shpejt se metodat e mëparshme nivelin e troponinës në gjak. Proteina troponin lirohet nga dekompozimi i qelizave të muskujve të zemrës dhe luan një rol qendror në diagnostikimin e atakut kardiak. Deri tani pacientët janë dërguar shpesh në spital ose është dashur të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë nën vëzhgim, derisa të përcaktohej niveli i troponinës, edhe pse nuk kishin pësuar atak në zemër. IA mund të kursejë shumë kohë, si dhe shumë kosto të panevojshme.

Rreziqet identifikohen më herët

Identifikimi i rreziqeve të mundshme nga Inteligjenca artificiale është jo vetëm më i shpejtë, por ndonjëherë edhe më i sigurtë se nga njerëzit. Po ashtu në mesin e vitit 2023 studiuesit amerikanë prezantuan një inteligjencë artificiale, që kërkon modele të dyshimta në kurbën e EKG-së dhe zbulon mbylljet e rrezikshme të arterieve koronare shumë më saktë se edhe kardiologët me përvojë.

Nëse rreziku njihet më herët falë IA, edhe rreziqet reduktohen. Shumë kohë përpara se të ndodhë një bllokim i rrezikshëm, pacientit mund t'i vendosen në një procedurë rutinë të ashtuquajturat stenta, relativisht të padëmshme. Stenta është si një tub i vogël prej metali ose plastike, që i vendosur në zonën e ngushtuar me anë të një kateteri, e mban enën përgjithmonë të hapur duke parandaluar ngushtimin. Rreziku i një ataku në zemër neutralizohet.

Marrë nga DW

revolucion kardiologji ia ai

Sondazh

Poll
Bota 3 Dhjetor 2023, 14:32 a.l

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës