LIVE UPDATES
Bota

Shumicë e re apo zgjedhje të reja në Mal të Zi?

Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq.

23 Gusht 2022, 08:52 Nga A.B

Shumicë e re apo zgjedhje të reja në Mal të Zi?

Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re.

Për këtë të fundit ka disa opsione - nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve.

Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq.

“Më reale është të formohet një qeveri e re, sado e pamundur të duket tani”, thotë ai.

Më 20 gusht, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë së Abazoviqit.

Për këtë mocion kanë votuar 50 nga gjithsejtë 81 deputetët.

Qeveria e Abazoviqit do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviqit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviqit, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Pas dy eksperimenteve të këqija nga viti 2020 [Qeveria e ekspertëve dhe Qeveria e pakicës], do të duhet të biem dakord se kush do t’i përgatisë këto zgjedhje, për të siguruar përfundimisht një qeveri evropiane”, kanë thënë nga DPS-ja, duke shtuar se janë të gatshëm për një dialog konstruktiv me të gjitha partitë parlamentare.

Fronti Demokratik pro-serb (DF) pret që partitë e shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e gushtit 2020, të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Shumica e atëhershme parlamentare është përbërë nga partitë e mbledhura rreth DF-së, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Ata kanë mposhtur DPS-në vetëm me një mandat më shumë në Kuvend, duke formuar Qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq në dhjetor të vitit 2020.

Kjo Qeveri ka funksionuar deri në shkurt të këtij viti, kur është rrëzuar me iniciativën e zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Dritan Abazoviq.

Megjithatë, midis URA-s dhe SNP-së në njërën anë dhe Demokratëve në anën tjetër është hapur një konflikt i ashpër politik, për shkak se Demokratët kanë votuar për rënien e Qeverisë së Abazoviqit.

Para votimit të mosbesimit në Kuvend, Abazoviq ka porositur ish-partnerët e tij që “të mos e thërrasin në tryezën e bisedimeve” pas përmbysjes së Qeverisë së tij.

Në opinion janë publikuar një sërë komunikatash, përmes të cilave këto parti akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti, për bashkëpunim me DPS-në dhe hedhin poshtë mundësinë për të rënë dakord për krijimin e një qeverie të re.

Partitë më të vogla parlamentare, në anën tjetër, kërkojnë marrëveshje urgjente për datën e zgjedhjeve dhe për Qeverinë që do t’i përgatiste ato.

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq, thotë se pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, në tavolinë janë dy opsione të mundshme - që Qeveria e Abazoviqit të vazhdojë të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri kalimtare.

“Shtrohet pyetja nëse shumica parlamentare që ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë ekzistuese do të lejojë që mandatari me mandat teknik dhe zëvendëskryeministri nga ky pozicion të shkojnë në zgjedhje... apo do të pranojnë të formojnë një qeveri neutrale, e cila do të mundësonte që të gjitha subjektet të jenë të barabarta në procesin zgjedhor”, thotë Radulloviq.

Qeveria e Abazoviqit është rrëzuar nga DPS-ja e Gjukanoviqit, Demokratët opozitarë të Aleksa Beçiqit, disa parti më të vogla qytetare dhe disa parti të pakicave.

Radulloviq thotë se qeveria teknike me siguri do të kishte mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, por nuk do të përfshinte liderët e partive.

“Ajo qeveri nuk do të ishte një qeveri klasike, programore. Të gjitha partitë do të delegonin në të një numër të caktuar ministrash, teknokratë partiakë, me kryeministër neutral. Ajo qeveri do ta mbante sistemin funksional, do të siguronte neutralitetin e zgjedhjeve. Do t’i krijonte kushtet që Qeveria e ardhshme të jetë e qëndrueshme, programore, dhe ta çojë Malin e Zi në Bashkimin Evropian”, thotë Radulloviq.

Gjukiq thotë se është joreale të pritet formimi i një shumice të re - të vjetër, e cila do të përbëhej nga fituesit e zgjedhjeve të gushtit 2020: DF, Demokratët dhe URA.

“Udhëheqësit janë shumë mendjemëdhenj dhe kjo shihet përmes lëvizjeve politike hakmarrëse në marrëdhëniet midis Demokratëve dhe URA-s. Fillimisht, URA ka iniciuar largimin e udhëheqësit të Demokratëve, Aleksa Beçiq, nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe tani Demokratët po hakmerren me mosbesimin ndaj Qeverisë së Abazoviqit”, thotë Gjukiq.

Nga të gjitha adresat e rëndësishme ndërkombëtare janë dërguar mesazhe për tejkalimin e krizës ekzistuese politike në Mal të Zi.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, ka thënë se politika malazeze duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në drejtim të integrimit evropian apo do të bëhet “mall shpenzues” i interesave ruse dhe serbe në rajon.

“Qytetarët e Malit të Zi vazhdojnë të mbështesin qartazi anëtarësimin në BE, gjë që duhet të marrë mbështetje në zgjedhje... Një Kuvend dhe një Qeveri e tillë sigurisht se do të kishin mbështetjen e Parlamentit Evropian”, ka shkruar Picula në Twitter.

Pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nga Mali i Zi pret që të formojë shpejt një qeveri të re ose të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin pjesëmarrjen e DF-së në një qeveri të re të mundshme, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë DF-në partner, sepse ky subjekt “nuk mbështet vlerat evropiane”./REL

mal i zi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci