23 Gusht 2022, 08:32
Nga s.s
Pamja e Jupiterit
Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë ka zbuluar pamje të paprecedentë të Jupiterit. Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) fotografoi planetin më të madh të sistemit diellor në korrik. Imazhet tregojnë aurorat, stuhitë gjigante, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si "të pabesueshme". Fotografitë infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht për t'i bërë veçoritë të dalloheshin. Kjo është për shkak se drita infra të kuqe është e padukshme për syrin e njeriut.
"Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin kështu. Është e gjitha e pabesueshme. Ne nuk e kishim pritur me të vërtetë që të ishte kaq mirë, për të qenë i sinqertë", tha astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, i cili luajti një rol kyç në projekt, raporton BBC.
JWST prej 10 miliardë dollarësh (8,5 miliardë paund) është një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia hapësinore amerikane Nasa me partnerët e saj nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës. Nasa tha se në pamjen e pavarur të Jupiterit, të krijuar nga një përbërje e disa imazheve nga teleskopi, aurorat shtriheshin në lartësi të mëdha mbi polit verior dhe jugor të Jupiterit. Aurorat janë shfaqje drite në qiell të shkaktuara nga Dielli.
Ndërkohë, Njolla e Madhe e Kuqe, një stuhi e famshme aq e madhe sa mund të gëlltiste Tokën, u shfaq e bardhë. Kjo ndodhi sepse reflektonte shumë dritë dielli. JWST u lançua në dhjetor 2021 dhe aktualisht është i pozicionuar rreth një milion milje (1.6 milion km) nga Toka. Ai mund të zbulojë dritën e cila filloi të udhëtonte drejt Tokës 13 miliardë vite më parë, momente pas Big Bengut. I parë si pasardhësi i teleskopit të famshëm Hubble, JWST pritet të jetë një forcë dominuese për zbulim për të paktën 20 vitet e ardhshme.
teleskop hapesire
Bota
23 Gusht 2022, 08:17
s.s
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të ngrijë hetimin e departamentit të drejt&...
Bota
23 Gusht 2022, 07:59
s.s
Jagtar Singh Johal
BRITANI- Agjencitë e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar akuzohen se kanë informuar autoritetet in...
Bota
23 Gusht 2022, 07:48
A.B
Gabriel Escobar dhe Mirsllav Lajcak
KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posa&cc...
Bota
23 Gusht 2022, 07:10
s.s
Ukrainë-Rusi
UKRAINË- Sot shënon dita 181 që prej pushtimit rus ndaj Ukrainës. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ndaloi...
Bota
22 Gusht 2022, 23:00
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për periudhën janar – qershor të kë...
Bota
22 Gusht 2022, 22:52
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s të dielën q&...
Bota
22 Gusht 2022, 22:36
I.A
Shkëlzen Maliqi
KOSOVË- Analisti politik nga Kosova, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbat...
Bota
22 Gusht 2022, 22:25
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një shtatëvjeçar nga Gjakova ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së dielës. Mësohet se ngjarja ...
Bota
22 Gusht 2022, 22:17
I.A
pamje nga dhuna
SHBA- Policia e Shtetit të Arkansas ka nisur një hetim pasi tre oficerë vendas të zbatimit të ligjit u panë n...
Bota
22 Gusht 2022, 21:30
I.A
Jahti i fundosur
ITALI- Janë shfaqur pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe. BBC shkruan se anija 40 met...