LIVE UPDATES
Bota

Si mund t’i përgjigjet Ukraina luftës elektronike të Rusisë?

Sistemi rus bllokon sinjalet nga satelitët e navigimit, duke përfshirë sistemin e pozicionimit global GPS, tek i cili mbështetet ushtria ukrainase për të përmbushur synimet e saj për t’i bërë ballë flotës ajrore të Rusisë, raketave dhe artilerisë së saj.Eksperti ushtarak amerikan Philip Karber vizitoi Ukrainën në nëntor dhe ishte në vijën e parë të frontit.

19 Dhjetor 2023, 21:42 Nga a.l
Si mund t’i përgjigjet Ukraina luftës elektronike të
Ekspertët

RUSI-  Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar epërsi ushtarake në terren, por ka qenë e suksesshme në luftën elektronike. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, Moska tani po përdor modelet e reja të teknologjisë së informacionit për të çaktivizuar dronët ukrainas dhe armët perëndimore me precizion të lartë.

Sistemi rus bllokon sinjalet nga satelitët e navigimit, duke përfshirë sistemin e pozicionimit global GPS, tek i cili mbështetet ushtria ukrainase për të përmbushur synimet e saj për t’i bërë ballë flotës ajrore të Rusisë, raketave dhe artilerisë së saj.Eksperti ushtarak amerikan Philip Karber vizitoi Ukrainën në nëntor dhe ishte në vijën e parë të frontit.

“Rusët kanë zhvilluar dhe po përdorin një sistem të ri të luftës elektronike. Dhe në të paktën një pjesë të vijës së frontit, është rreth 40% efektive. Në thelb sistemi jep informacion të rremë për vendndodhjen e rusëve. Pra, ushtria nuk po godet aty ku gjenden realisht trupat ruse”, shprehet Phillip Karber President i Fondacionit Potomac.

James Lewis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia – historikisht ka patur aftësi të mira në luftën elektronike.

“Të gjitha gjërat që keni dëgjuar për Rusinë janë të vërteta. Trupat e tyre janë të stërvitura keq; janë të pajisura keq; nuk kanë aftësi të mira planifikuese. Megithatë, për një element ato që keni dëgjuar nuk qëndrojnë. Dhe është lufta elektronike. Rusët janë të fortë në luftën elektronike”.

Bryan Clark nga Instituti Hudson thotë se Rusia filloi përdorimin e luftës elektronike rreth gjashtë muaj pasi sulmoi Ukrainën.

“Duke bllokuar GPS-in, komunikimet radiofonike, rusët po krijojnë vështirësi për trupat ukrainase, që këto të fundit të mos jenë në gjendje të koordinohen, sepse radiot e tyre ndonjëherë nuk funksionojnë. Dhe dëmi më i madh i bëhet sistemit GPS, sepse shumica e armëve ukrainase janë të telekomanduara”.

Megjithatë, Ukraina ende po mëson se si të përdorë luftën elektronike.

“Ukraina ka përdorur të njëjtat teknika në mënyrë shumë efektive kundër Rusisë dhe ata po ndërtojnë sisteme të reja për të patur rezultate më të mira”, shprehet Bryan Clark nga Instituti Hudson.

Ekspertët thonë se sanksionet po e detyrojnë Rusinë të përdorë teknologjitë e saj, ndërsa Ukraina ka qasje në bizneset e reja private, kompanitë e huaja dhe teknologjitë perëndimore.

Sipas një studimi britanik vitit 2022, në muajt e parë të luftës, përmes luftës elektronike Rusia çaktivizoi rreth 90% të të gjithë dronëve ukrainas dhe ndërhyri në mënyrë të konsiderueshme në aktivitetin e aviacionit. Dhe për më tepër, sulmi rus ndaj Ukrainës e ka kthyer vëmendjen e botës te lufta elektronike.

“Të paktën në pikëpamjen ushtarake, ekziston vetëdija se në këtë aspekt duhet të jemi në gjendje të luftojmë dhe të tejkalojmë kundërshtarët tanë, të tejkalojmë Rusinë”, shprehet James Lewis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në paketat e fundit të ndihmës për Ukrainën, vendet perëndimore e kanë furnizuar Ukrainën me sisteme të luftës elektronike. Megjithatë, ekspertët këshillojnë Ukrainën dhe NATO-n që të investojnë më shumë në zhvillimin e sistemeve elektronike që mund të rrëzojnë ato të Rusisë.

“Është një situatë shumë dinamike ku teknologjia ndryshon me të vërtetë mjaft shpejt, dhe unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë Ukraina dhe partnerët e saj është të vazhdojnë të përshtaten, të vazhdojnë të investojnë në identifikimin, analizimin dhe më pas kundërpërgjigjen për pajisjet ruse, thekson zoti Lewis .

Sipas tij zhvillimet lidhur me lufën elektronike ndiqen nga afër, jo vetëm nga NATO-ja, por edhe nga Kina. /VOA/

philip karber lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait