LIVE UPDATES
Bota

Si po frymëzon kultura pop e Azisë Lindore protestat e brezit Z

Luffy dhe ekuipazhi i tij lundrojnë nëpër dete në kërkim të thesareve, duke sfiduar Qeverinë Botërore të korruptuar që i sundon.

7 Dhjetor 2025, 07:36 Nga E.d
Si po frymëzon kultura pop e Azisë Lindore protestat e brezit Z
Foto Ilustruese

Monkey D. Luffy, protagonisti i “One Piece”, një seri e famshme japoneze manga dhe anime, e përshtatur së fundmi nga Netflix, është një pirat adoleshent plot shpirt e i buzëqeshur nën kapelën e tij prej kashte. Luffy dhe ekuipazhi i tij lundrojnë nëpër dete në kërkim të thesareve, duke sfiduar Qeverinë Botërore të korruptuar që i sundon. Flamuri i tyre, një kafkë me kapelën e Luffy-t, valëvitet bashkë me ta.

Në muajt e fundit, ky flamur ka marrë një rëndësi të re jashtë ekranit. Gjatë verës, të rinjtë indonezianë që protestonin kundër vështirësive ekonomike dhe autoritarizmit në rritje nisën të valëvitnin flamurin me simbolin e “One Piece”. Qeveria kërcënoi me akuza për tradhti, por kjo vetëm sa ia shtoi popullaritetin në demonstratat masive. Në shtator, flamuri u pa në Nepal, ku të rinjtë e ngritën gjatë protestave kundër nepotizmit dhe korrupsionit që rrëzuan kryeministrin.

Po atë muaj, ai u shfaq edhe në Madagaskar, ku protesta të ngjashme kulmuan me një grusht shteti ushtarak që larguan presidentin në tetor. Flamuri është parë gjithashtu në Filipine, Peru dhe Marok. Flamuri i Luffy-t është bërë shembull i një fenomeni më të gjerë. Për breza me radhë, kultura pop perëndimore, nga panku te hip-hopi, ka përcaktuar frymën e rebelimit rinor.

Por protestat e brezit të sotëm po frymëzohen nga personazhet e filmave anime dhe himnet e muzikës K-pop. Në Korenë e Jugut, kënga “Into The New World” e grupit Girls’ Generation shoqëroi si protestat kundër korrupsionit në vitet 2016–2017, ashtu edhe demonstratat kundër vendosjes së ligjit ushtarak në vitin 2024, që përfunduan me rrëzimin e dy presidentëve.

E njëjta këngë kumbonte edhe në tubimet pro-demokracisë në Hong Kong gjatë viteve 2019 dhe 2020, si edhe në Tajlandë në vitin 2020. Protestuesit tajlandezë veshën veshë hamster-i dhe vraponin rreth Monumentit të Demokracisë në Bangkok, duke brohoritur “Ushqimi më i shijshëm është paraja e taksapaguesve”, në ritmin e melodisë së “Hamtaro”, një anime japoneze e njohur për një hamster të vogël.

Siç vëren Roland Kelts, studiues i kulturës pop në Tokio, Azia Lindore, dikur e lidhur me përputhshmërinë dhe konservatorizmin, sot po ofron “imazhin dhe kolonën zanore” të lëvizjeve globale të rezistencës.  Pjesërisht, kjo ndodh sepse K-pop dhe anime janë bërë pika reference të përbashkëta kulturore për të rinjtë e sotëm, në të njëjtën mënyrë që muzika, filmat dhe librat perëndimorë ishin për brezat e mëparshëm.

Për më tepër, qasja pothuaj universale në rrjetet sociale bën që një simbol i caktuar të përhapet me shpejtësi nga një vend në tjetrin. Duke parë online protestat në Nepal dhe Indonezi, Shely Andriamihaja, një aktiviste 26-vjeçare nga Madagaskari, kuptoi se të rinjtë nëpër botë po luftonin “të njëjtën betejë kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe dhe shpërfilljes”. Ajo dhe bashkëmoshatarët e saj vendosën të përdorin flamurin e “One Piece” për të shprehur solidaritetin e tyre. Flamuri i bëri protestat e tyre edhe më të dukshme në internet.

Megjithatë, mund të ketë diçka më të thellë pas kësaj. K-pop, që u bë popullor në fillim të viteve 1990, menjëherë pasi Koreja e Jugut kaloi nga diktatura ushtarake në demokraci, lidhet me një frymë të qëndresës civile, pavarësisht teksteve të tij zakonisht apolitike, argumenton Lee Gyu-tag nga Universiteti George Mason Korea në Incheon.

Shumë nga fansat e tij u përkasin komuniteteve jashtëzakonisht të organizuara, që shquhen për fushata të fuqishme në rrjetet sociale dhe shpesh mbështesin kauza të majta. Ndërsa anime, me personazhet etnikisht të paidentifikueshëm dhe botët e saj fantastike, ofron një pasqyrë më të lehtë për t’u identifikuar sesa heronjtë amerikanë të dikurshëm, thotë Kelts.

Fakti që Luffy dhe miqtë e tij mund të përfaqësojnë gjithçka për të gjithë ndihmon të shpjegohet pse protestuesit në vende kaq të ndryshme si Nepali, Indonezia dhe Madagaskari i përvetësojnë si simbole të tyre. Në shoqëri ku liria e fjalës është e kufizuar, personazhet lozonjarë të animeve mund të shërbejnë edhe si maskë për kritika më serioze, të paktën për pak kohë (deputetët indonezianë së shpejti vendosën se flamuri i Luffy-t përbënte kërcënim për unitetin kombëtar).

Në fund të fundit, tërheqja që ndieni ndaj Luffy-t dhe shokëve të tij ndoshta qëndron tek optimizmi i tyre, entuziazmi rinor dhe besimi i sinqertë në miqësi dhe solidaritet. Luffy aksidentalisht ha një “frutë djalli” që i jep fuqinë të bëhet elastik si gomë dhe të përballet me armiq të frikshëm. Por fruta e privon nga aftësia për të notuar, një dobësi fatale për një pirat. Megjithatë, sa herë që ai bie në det, miqtë e tij janë gjithmonë aty për ta shpëtuar.

Për të rinjtë që përballen me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për t’i bërë qeveritë të dëgjojnë, vetëbesimi i pathyeshëm i Luffy-t është i parezistueshëm. “Mund të më godisni gjithë ditën” – thotë ai, teksa bie përballë një kundërshtari të fuqishëm. “Por unë nuk do të heq dorë kurrë nga ëndrrat e mia”./Monitor.al

monkey d. luffy kultura azi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj