LIVE UPDATES
Bota

Si pritet të ndryshojë politika e jashtme italiane, pas fitores së Giorgia Melonit

Ne ende nuk e dimë nëse ka ndryshuar edhe fati i saj si komb në Evropë. Por kjo është pyetja e parë, që shumë të tjerë e kanë në mendje.

27 Shtator 2022, 18:47 Nga I.A
Si pritet të ndryshojë politika e jashtme italiane, pas fitores
Giorgia Meloni

ITALI -Italia u zgjua shumë ndryshe këtë herë. Fytyra e saj politike është transformuar brenda pak orësh dhe si asnjëherë më parë gjatë dekadave të fundit. Ne ende nuk e dimë nëse ka ndryshuar edhe fati i saj si komb në Evropë. Por kjo është pyetja e parë, që shumë të tjerë e kanë në mendje.

Në realitet, fati i të gjithë protagonistëve dhe aktorëve mbështetës të këtij transformimi historik ndryshon nga sot, ku për herë të parë një parti që nuk e njihte veten, mbi 70 vjet më parë, në paktin që i dha jetë Republikës aktuale, arrin të fitojë shumicën relative të votave dhe vendeve në parlament.

Rrjedhimisht, tashmë jemi përballë një faqeje boshe, e cila do të duhet që të plotësohet shpejt, pasi recesioni ekonomik po afron dhe kriza ndërkombëtare na kërcënon nga shumë afër. Por në radhë të parë është me vend të pyesim se çfarë do të ndodhë me ardhjen në krye të vendit të Xhorxhia Melonit, fitueses së vërtetë të zgjedhjeve.

Pasi fitoi ajo dhe jo një koalicion që doli i dërrmuar nga këto zgjedhje dhe ku humbësit quhen Silvio Berluskoni dhe Mateo Salvini. Tani udhëheqësja e re e një të djathte radikale dhe të opozitës së vetme ndaj qeverisë Dragi – kishte edhe të tjerë të nënkuptuar, për të mos thënë hipokritë – përballet me një test pjekurie për të cilin ajo duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme. Me fjalë të tjera: nëse ashpërsia e disa pozicioneve (votimi në favor të Orban, qasja kritike ndaj BE-së etj), ishte një lloj dinakërie elektorale për të forcuar konsensusin midis LEGA-s dhe mbështetësve të Italexit, ne kemi arsye të ndihemi vërtet të qetë.

Por nëse, nga ana tjetër, ato ishin paranteza e një programi hiper-populist, atëherë ka shumë arsye për t’u shqetësuar. Për më tepër, ne e dimë që pikënisja e Melonit në politikë është një atlanticizëm i dukshëm, që sot përkthehet në linjën pro-ukrainase dhe anti-Putin.

Kësaj iu shtua edhe mbrojtja e Tajvanit nga synimet kineze, me argumente që me siguri do t’i pëlqejnë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ashtu si Polonia, edhe Italia e partisë së Melonit paraqitet si shumë miqësore me Amerikën, dhe në të njëjtën kohë shumë e ftohtë ndaj Bashkimit Evropian.

Por Italia nuk është Polonia. Ajo është një vend themelues i Evropës politike. Po ashtu nuk ka arsye të kujtohet se sa e ndryshme është historia, pesha, forca ekonomike e secilës. Është krejtësisht logjike të thuhet që ky atlantizëm, i dobishëm për të përfituar të paktën mos-armiqësinë e Uashingtonit, është një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për qeverisjen e vendit.

Është e vërtetë që në një artikull të orëve të fundit “Wall Street Journal” e cilëson drejtuesen e Fratelli D’Italia si një politikane konservatore që nuk ndryshon nga të tjerët që janë shfaqur më herët në skenën evropiane, duke e mbyllur me fjalinë: “Tek e fundit, ajo nuk është Marinë Lë Pen”.

Në fakt duhet shtuar se ajo nuk është si Margaret Theçër. Pikërisht për këtë arsye, ana tjetër e medaljes, pra marrëdhënia e saj me BE-në, por mbi të gjitha me Parisin dhe Berlinin, meriton një lloj sqarimi. Në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë, Xhorxhia Meloni shfaqet në harmoni me Mario Dragin, kryeministrit në ikje, të cilit ia ka mohuar gjithmonë votat në parlament, edhe pse ka ruajtur një marrëdhënie korrekte institucionale.

Por fakti është se ajo ka një distancë të dukshme në Bashkimin Evropian. Aq sa kryeministri në largim donte të kujtonte ditë më parë se marrëdhëniet tona më të rëndësishme nuk janë me Orban, por me Makron dhe Sholc. A është në gjendje kryeministrja aspirante, gruaja e parë në historinë italiane, që ta hedhë këtë hap pa humbur trashëgiminë e Dragit?

A është ajo e aftë të pranojë këshillat e këtij të fundit, që i njeh prestigjin, duke pranuar se është në interesin e qeverisë së re italiane të përdorë besueshmërinë e saj në avantazhin të një klase sunduese që ka ende gjithçka për të provuar? Kjo qasje supozon që shumica e krahut të djathtë, në të cilën Meloni është dominante, ndërsa Salvini dhe Berluskoni janë reduktuar në aktorë mbështetës, është e aftë që të largohet nga porti pa u përplasur me kalatën.

Tek e fundit, gjithçka mbetet të provohet. Paqartësitë e së djathtës në lidhje me politikën e jashtme janë të pamohueshme. Dhe për një Meloni pro-perëndimore sfidë mbeten bluzat me fytyrën e Putinit të veshura nga Salvini, por edhe miqësia e rrezikshme të Berluskonit me presidentin rus.

Në letër, kandidatja për kryeministre i ka votat dhe vendet në parlament, dhe me to do t’i paraqitet presidentit Matarela. Por rruga për të është e gjatë dhe gjarpëruese. Ajo do të duhet të ruajë meritat që i ka dhënë Italisë Mario Dragi muajt e fundit. Dhe për ta bërë këtë nuk do të mjaftojnë sloganet elektorale.

Marrë nga Bota.al

zgjedhjet ne itali georgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj