LIVE UPDATES
Bota

Sindroma Post-Vac kundër COVID-19: Çfarë dihet?

Më shumë se 13 miliardë doza vaksinash janë dhënë në mbarë botën gjatë pandemisë korona.

15 Qershor 2023, 09:00 Nga A.B

Sindroma Post-Vac kundër COVID-19: Çfarë dihet?

Është shumë e vështirë të diagnostikosh të ashtuquajturën sindromë Post-Vac. Çfarë dihet për dëmet e vaksinës? Dhe çfarë duhet të saktësohet?

Më shumë se 13 miliardë doza vaksinash janë dhënë në mbarë botën gjatë pandemisë korona. Vetëm në Gjermani janë dhënë 192 milionë doza – kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk kanë marrë një ose më shumë injeksione kundër të njëjtës sëmundje në një kohë kaq të shkurtër. Jo të gjithë e përballuan mirë këtë vaksinë. Që nga vaksinimi, disa njerëz kanë vuajtur nga një sërë simptomash, disa prej tyre të rënda, që e bëjnë të pamundur për ta të kenë një jetë normale. Disa duan që prodhuesi i vaksinave, BioNTech të paguajë dëmshpërblim për dëmet e pësuara nga vaksina, i njohur si sindroma Post-Vac.

Çfarë është sindroma Post-Vac dhe sa njerëz vuajnë prej saj?

Ajo që shumë njerëz kanë ndjerë është dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke ose ethe. Këto simptoma zhduken përsëri pas një kohe të shkurtër dhe konsiderohen si një reagim normal i vaksinimit. Sindroma Post-Vac është më shumë, shumë më tepër se kaq. Se çfarë saktësisht, askush nuk e di ende.

Sindroma Post-Vac nënkupton një varg simptomash dhe pamjesh klinike që janë të ngjashme me ato të Covid-it: sindroma e lodhjes kronike (CFS/ME), migrena, dhimbje muskulore ose sëmundje kardiovaskulare. Sado të shumëllojshme të jenë simptomat, ato kanë një gjë të përbashkët: Ato sulmojnë të prekurit menjëherë pas vaksinimit kundër koronës. Dhe për shkak se efektet anësore të vaksinimit dhe dëmtimi janë gjithmonë të lidhura ngushtë me injeksionin, supozimi se kjo ka ndodhur pas vaksinimit është sigurisht i qartë.

Nga pikëpamja e njerëzve të prekur, kjo është plotësisht e kuptueshme, thotë Harald Prüß nga Berlin Charité në Berlin. Por ai pohon se se sindroma Post-Vac “është totalisht e mbivlerësuar në dimensionin e saj”. Deri më 31 tetor 2022, pothuajse 51.000 raste të dyshuara të efekteve anësore serioze pas vaksinimit kundër koronës janë raportuar në Institutin Paul-Ehrlich, që është autoriteti federal përgjegjës për vaksinat dhe ilaçet në Gjermani dhe i cili ka shkruar raporte të rregullta sigurie për vaksinën kundër koronës.

Si e diagnostifikojnë profesionistët sindromën Post-Vac?

Në konsultën neurologjike post-COVID-19 në klinikën e neurologjisë në Charité, Prüß sheh shumë njerëz që besojnë se vuajnë nga sindroma Post-Vac.As Prüß dhe as të tjerët që bëjnë kërkime mbi këtë temë nuk mohojnë se ka dëme serioze të shkaktuara nga vaksinimi dhe se të prekurit kanë nevojë për ndihmë.

Treguesit e parë që mund të tregojnë këtë janë dhimbja e kokës, ndjenja e rraskapitjes ose dobësia e muskujve. Nëse këto simptoma shfaqen disa ditë deri në javë pas injektimit, kjo do të thotë se ato mund të ketë lidhje me vaksinimin. Por vetwm në raste të rralla mund të dëshmohet me siguri se këto simptoma kanë vërtet lidhje me vaksinimin, thotë neurologu. “Nuk ka asnjë biomarker të vetëm që pranohet gjerësisht nga shkenca.”

Një biomarker i tillë do të ishte, për shembull, një antitrup specifik që trupi prodhon si përgjigje ndaj vaksinimit. Studiuesit zbuluan një antitrup të veçantë në gjakun e njerëzve që kishin zhvilluar inflamacion të muskujve të zemrës (miokardit) pas vaksinimit. Miokarditi konsiderohet si një efekt anësor i mundshëm dhe i rrallë pas vaksinimit me vaksinën BioNTech/Pfizer.

Një prej vaksinave është identifikuar edhe si shkaktar i rritjes së shfaqjes së trombozës së venave të sinusit: tek vaksina Astrazeca. “Është e rrallë, por ishte e qartë se vaksina kishte shkaktuar një model shumë specifik të trombozës së venave cerebrale që ndryshe nuk dihet sepse ishte e lidhur me një lloj antitrupi shumë specifik”, thotë Prüß.

Dhimbjet e kokës, sindroma e lodhjes kronike ose problemet kardiovaskulare e kanë bërë jetën të vështirë për njerëzit, që shihet jo vetëm që nga koha e pandemisë dhe nga fushatat e mëdha të vaksinimit. “Çdo ditë, 30 diagnoza të reja të sklerozës së shumëfishtë bëhen vetëm në Gjermani,” thotë Prüß. Atribuimi i të gjitha këtyre gjërave me vaksinimin pa prova të forta do të bënte pak për t’i ndihmuar njerëzit. Sepse pa një diagnozë të saktë, terapia ndihmuese vështirë se është e mundur.

Për Prüß dhe të tjerët që merren me temën e sindromës Post-Vac, një dyshim është pra i qartë: Shumë fotografi klinike me të cilat të prekurit vijnë për konsulta në Charité kanë shkaqe të tjera. Sindroma e vërtetë Post-Vac, nga ana tjetër, është ndoshta shumë e rrallë.

Çfarë ndodh në trupin e një pacienti pas vaksinimit?

Sistemi imunitar i njeriut është shumë kompleks dhe nuk ka njohuri të besueshme se çfarë ndodh saktësisht në trupin e të sëmurëve pas vaksinimit. Imunologia Christine Falk dyshon se në qendër të problemit mund të jetë një reaksion i kryqëzuar me Proteinën Spike të vaksinës. Përveç formimit të antitrupave kundër Proteinës Spike, disa pacientë që kanë probleme të gjata me COVID dhe disa pacientë pas vaksinimit zhvillojnë edhe një lloj reaksioni të kryqëzuar, në të cilin formojnë edhe të ashtuquajturat autoantitrupa, të cilët pa dashje njohin dhe sulmojnë strukturat endogjene.

Prandaj nuk është çudi që simptomat e një long COVID-19, pra pas një infeksioni që ka kaluar, mund të jenë të njëjta me ato pas një vaksinimi: Procese të ngjashme imunologjike ndodhin në trup.

Studiuesit vëzhguan diçka të ngjashme me vaksinën kundër gripit të derrit, më saktë kundër patogjenit H1N1. Si vaksina ashtu edhe infeksioni shkaktuan atë që njihet si narkolepsia në një numër të vogël njerëzish.

Ishte relativisht e lehtë për studiuesit të gjurmonin këtë dëmtim të vaksinës, sepse të prekurit kishin faktorë të ngjashëm gjenetikë që favorizonin sëmundjen. Ky efekt anësor serioz i vaksinës ishte më i lehtë për t’u vërtetuar sepse vetëm pak njerëz ishin të infektuar me H1N1 në kohën në fjalë.

Në të kundërtën, në rastin e COVID-19, miliona njerëz u vaksinuan ndërsa miliona u infektuan në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, mund të thuhet me siguri vetëm në rastet më të rralla, thotë Falk, nëse personat e trajtuar si pacientë pas vaksinimit kanë pasur edhe një infeksion pak para ose pas vaksinimit. Për të qenë në gjendje të gjurmojmë me siguri simptomat e ndryshme të të prekurve pas vaksinimit, do të duhej të përjashtohej që ata të ishin të infektuar me SARS-CoV-2 në çdo kohë. Kjo është e mundur në rastet më të rralla./DW

covid

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet