LIVE UPDATES
Bota

“Kemi mjete të shumta për t’i inkurajuar palët...”/ Senatori amerikan për situatën Kosovë-Serbi: Ka një kufi për durimin e Evropës dhe të SHBA-ve

Senatori Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara foli në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës për situatën në Ballkan, ndër të tjera edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

15 Qershor 2023, 08:04 Nga A.B

“Kemi mjete të shumta për t’i inkurajuar

Senatori Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara foli në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës për situatën në Ballkan, ndër të tjera edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një ngërç të ri, dhe sot pati tensione të reja në lidhje me arrestimin e policëve të Kosovës nga pala serbe, pasi u aludua se kaluan në territorin serb dhe palët janë angazhuar kështu sërish në shkëmbime deklaratash për këtë çështje. Nga ana tjetër, asnjëra palë nuk duket të ketë dhënë një përgjigje të qartë për propozimin e të dërguarve të Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së për të lehtësuar tensionet e mëparshme. Pra, çfarë lëshimesh duhet të kishin bërë Kosova dhe Serbia që të vazhdonin procesin e normalizimit?

Senatori Ben Cardin: Si Serbia, ashtu edhe Kosova, kanë një mundësi unikale për të zgjidhur dallimet historike që kanë patur. Dy vende mund të jetojnë në paqe krah për krah, duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të tyre, përfshirë pakicat kombëtare që ndodhen në vendin tjetër. Por, të dyja palët duhet të ndalin provokimet dhe shkaktimin e sfidave që e bëjnë më të vështirë për ne arritjen e këtij objektivi. E kemi parë këtë problem në pjesën veriore të Kosovës. Është shumë e qartë që qeveria duhet t’i parandalojë këto lloje veprimesh provokative. Zgjedhjet e fundit treguan një mospërfillje për serbët që gjenden në Kosovë dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë Kosova. E kemi parë kaq shumë herë në Serbi; udhëheqësit e tyre e bëjnë shumë të vështirë njohjen e legjitimitetit të Kosovës, duke sfiduar pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare. Kemi parë veprime agresive të ndërmarra nga Serbia kundër pavarësisë së Kosovës. Të dyja palët duhet ta ndalin këtë lloj sjelljeje dhe të krijojnë një klimë në të mirë të njohjes së plotë nga të dyja vendet të pavarësisë dhe sovranitetit të fqinjëve të tyre. Dhe kur të realizohet, kjo duhet të ndodhë paralelisht me mbrojtjen e pakicave kombëtare që janë në atë vend.

Zëri i Amerikës: A duhet dhe a prisni juve që SHBA-ja dhe BE-ja ta ndryshojnë përqasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë duke e ashpërsuar atë, krahasuar me përqasjen e tanishme?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se e kemi bërë shumë të qartë se çfarë qëndrimi kemi për këtë. Ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Ne e mbështesim shumë Kosovën dhe sovranitetin e saj dhe jemi treguar shumë agresivë duke vënë në dukje gjërat që duhet të bëjë Serbia. Por, jemi po njësoj të shqetësuar për veprimet e ndërmarra në Kosovë që e bënë më të vështirë për ne të kemi klimën e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Pra mendoj se do të jemi shumë të qartë për pritshmëritë tona dhe se nëse të dyja vendet duan të kenë një marrëdhënie më të harmonizuar me Evropën, atëherë duhet të ndërmarrin hapat për ta treguar këtë.

Zëri i Amerikës: U përmendën një lloj sanksionesh apo pengesash; zoti Borrell tha diçka për këtë në deklarata publike. Cila do të ishte mënyra e zbatimit të tyre dhe a duhet të vendosen ato si për Kosovën dhe për Serbinë, që janë palë në këtë dhe që nuk po përparojnë me dialogun?

Senatori Ben Cardin: Kemi mjete të shumta në arsenalin tonë për t’i inkurajuar palët që të punojnë së bashku. Ne i vëmë këto mjete në përdorim; disa janë karrota, disa janë shkopinj. Po, do të shqyrtojmë të gjitha mjetet që disponojmë, duke treguar se Shtetet e Bashkuara ruajnë një mbështetje shumë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe se jemi shumë të interesuar për reformat në Serbi që janë të nevojshme në atë vend dhe se do të donim që të dyja vendet të kenë një marrëdhënie më të normalizuar me Evropën.

Zëri i Amerikës: Kush mund të konsiderohet një partner më i afërt për Perëndimin në këtë kohë, Vuçiç apo Kurti, dhe përse? Ka patur ca diskutime publike për këtë gjatë këtyre ditëve.

Senatori Ben Cardin: Nuk di nëse mundemi ta masim afërsinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara. Mendojmë se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë në kontakt dhe të kenë marrëdhënie të mira me të dy udhëheqësit, me të dyja vendet, por kjo duhet të jetë brenda parametrave të pranuara. Dhe kur ato të shkelen, ne do të flasim haptazi, pavarësisht se për cilin vend bëhet fjalë.

Zëri i Amerikës: A shikoni ndonjë mangësi në përqasjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces deri më tani?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë treguar shumë interesim dhe përparësi ndaj të gjithë atij rajoni. Dhe kemi parë sukses të jashtëzakonshëm në atë rajon, progresin që është bërë. Zgjedhjet e fundit në Malin e Zi treguan se është një demokraci energjike. Po punojmë nga shumë afër për ta zhvendosur Bosnjën drejt nivelit tjetër, që të jetë e përgatitur për integrimin në Evropë. Pra, Shtetet e Bashkuara kanë harxhuar shumë kohë në atë rajon, me sukses të madh për Kroacinë, një nga aleatet tona kryesore. Është e qartë se i jemi përkushtuar rajonit dhe se do ta vazhdojmë këtë përkushtim.

Zëri i Amerikës: A i kanë idetë e qarta diplomatët e huaj, kryesisht e kam fjalën për përfaqësuesit amerikanë të përfshirë në procesin e Kosovës dhe Serbisë, për ato çfarë duhet të bëjnë që të ketë përmirësim për këto vende?

Senatori Ben Cardin: Ata kanë qenë shumë të qartë. Është një përqasje shumë e drejtpërdrejtë. Ne presim nga udhëheqësit në rajon që të respektojnë të drejtën e të gjithë shtetasve, të drejtën themelore për të marrë pjesë në qeverisje, për të votuar, për të shprehur pikëpamjet e tyre, për të mos rënë dakort me qeverinë e tyre në një mënyrë paqësore, dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e pakicave. Në vazhdim kërkojmë që secili vend të ngrejë institucione demokratike që reflektojnë vullnetin e popullit të tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe parime demokratike që mbrojnë nga korrupsioni dhe nga gërryerja e lirisë. Diplomatët tanë janë shumë mirë të përqëndruar tek kjo. Dhe po, do të dëshironim të shihnim integrimin e plotë në Evropë dhe kur të jetë e përshtatshme do të donim të shihnim zgjerimin e kuadrit tonë të sigurisë.

Zëri i Amerikës: Sa kohë mendoni se do ta tolerojë Perëndimi politikën pa sanksione të Serbisë ndaj Rusisë?

Senatori Ben Cardin: Kam parë gjatë viteve ndryshim tek disa prej qëndrimeve në Serbi. Jemi shumë të interesuar për dëshirat e Serbisë. Nëse dëshirojnë të jenë plotësisht të integruar në Evropë, do të duhet ta demonstrojnë këtë duke mbrojtur të drejtat e shtetasve të tyre dhe duke respektuar fqinjët e tyre.

Zëri i Amerikës: Publiku serb reagoi ashpër ndaj dy sulmeve me armë me shumë viktima dhe po organizojnë grumbullime të përjavshme masive. Qeveria serbe pretendon se këto ngjarje kanë prapavija politike me mbështetjen e Perëndimit. Cili do të ishte komenti juaj për këtë?

Senatori Ben Cardin: Pikë së pari, ngushëllimet tona më të thella për humbjen e jetëve dhe për ata që u plagosën në këto episode. Qeveria serbe duhet të kuptojë se një vend demokrat i krijon hapësirë atyre që nuk janë dakort me qeverinë që të kenë mundësinë të protestojnë të sigurtë. Dhe është përgjegjësi e qeverisë që të sigurohet që këto aktivitete të mbeten të sigurta. Serbia nuk e ka treguar gjithnjë këtë. Pra do të jemi shumë të qartë kur të themi mendimin se Serbia nuk arrin të respektojë parimet demokratike dhe të drejtat e shtetasve të saj. Dhe unë mund t’ju garantoj se Shtetet e Bashkuara angazhohen vetëm për të ofruar ndihmën e tyre për ndërtimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Zëri i Amerikës: Si e pritët artikullin e gazetës The New York Times për Presidentin serb Vuçiç dhe a e bën kjo atë një partner të besueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që përmenden në atë tekst?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se Serbia ka një sfidë për sa i përket politikave kundër korrupsionit. Duhet të kenë shërbime të ndershme për popullsinë e tyre. Mendoj se artikulli i gazetës New York Times tregoi se nuk ia ka arritur kësaj. Mendoj se jemi shprehur në të kaluarën. Dhe ky nuk është një predikim i Shteteve të Bashkuara. Secili vend ka sfidat e tij me luftën kundër korrupsionit. Mendoj se Serbisë i duhet të bëjë shumë më tepër.

Zëri i Amerikës: Mali i Zi sapo ka mbajtur zgjedhjet parlamentare. Cili është këndvështrimi juaj për sa i përket pritshmërive nga qeveria e re pas formimit të saj?

Senatori Ben Cardin: Para së gjithash, është një vend demokratik, një demokraci e re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE-ja i vëzhgoi zgjedhjet dhe i shpalli të lira dhe të ndershme. Rezultatet tregojnë një parlament me përbërje më të shumëllojshme, që mendoj se është gjithnjë diçka e mirë. Shumëllojshmëria është forca e një vendi dhe tregon se vendi do të ndryshojë disi drejtimin politik, por kjo është ajo çfarë bëjnë demokracitë, kalojnë nëpër faza të ndryshme. Jemi të kënaqur të shohim popullin e Malit të Zi të përzgjedhë udhëheqësit e tij nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe ndershme.

Zëri i Amerikës: Ekziston mundësia që qeveria të krijohet me një koalicion të gjerë partish. A duket se Rusia mund të përfshihet në proces, duke qenë se disa nga faktorët politikë në Malin e Zi kanë lidhje të afërta me të?

Senatori Ben Cardin: E dimë se Rusia është aktive në rajon. Nuk kemi naivitet rreth kësaj. Rusia sigurisht është shumë e përqëndruar tani tek sfidat që ka me agresionin e saj në Ukrainë. Dhe mendoj se kjo na bashkon të gjithëve – të sigurohemi që influenca e Rusisë të minimizohet. Duam të sigurohemi se do të kemi një front të bashkuar për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës dhe për të pranuar se derisa Rusia të ketë tërhequr të gjitha forcat dhe të ketë kuptuar se është përgjegjëse për veprimin e saj të agresionit, duam t’i rezistojmë çdo influence që Rusia mund të ketë në ndonjë nga vendet tona.

Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga parakushtet më të rëndësishme që Bosnjë-Hercegovina, si një vend kandidat për në BE, të bëhet një shtet më funksional dhe të përparojë në procesin e integrimit evropian?

Senatori Ben Cardin: Kjo është një çështje për të cilën kemi punuar për një kohë shumë shumë të gjatë. Marrëveshjet e Dejtonit ishin konceptuar vetëm si një urë e përkohshme drejt një qeverisjeje të efektshme që, sërish, respekton të gjitha komunitetet etnike, por që ka një qeverisje qendrore që mund të funksionojë dhe të bëhet një partnere e plotë në ombrellën tonë të sigurisë në rajon. Me Bosnjën kjo nuk ka ndodhur. U është dashur të kenë ndryshime thelbësore në qeverisjen e tyre, për t’u siguruar që kanë një qeverisje funksionale, dhe kanë ende sfida për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shtetasve të tyre dhe të gjitha komuniteteve etnike. Dhe pastaj, siç e dimë, ka patur influencë të jashtme në atë vend, në veçanti me Republikën Srpska dhe kjo përfaqëson sfida të mëtejshme për një vend efikas dhe të unifikuar.

Marre nga Zeri i Amerikes

ben cardin

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria