LIVE UPDATES
Bota

Sistemi tatimor i Italisë nën vëzhgim pasi studimi tregon se favorizon të pasurit

Në vendet e zhvilluara, të pasurit, të ndihmuar nga këshilltarët financiarë dhe taksat e ulëta për investimet, gjejnë mënyra për të maksimizuar kthimin e kapitalit dhe për të ulur faturat e tyre tatimore, dhe 1-2% e më të pasurve shpesh paguajnë proporcionalisht më pak se ata që janë poshtë tyre.

2 Dhjetor 2024, 14:59 Nga N.F
Sistemi tatimor i Italisë nën vëzhgim pasi studimi tregon se
Foto ilustruese

ITALI- Sistemi tatimor i Italisë është i padrejtë, në një mënyrë që lejon 7% më të pasurit e shoqërisë, të paguajnë proporcionalisht më pak taksë, sesa njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tregon një studim i ri, duke nxitur pabarazinë dhe duke dëmtuar financat publike në një nga kombet me më shumë borxhe të Europës.

Në vendet e zhvilluara, të pasurit, të ndihmuar nga këshilltarët financiarë dhe taksat e ulëta për investimet, gjejnë mënyra për të maksimizuar kthimin e kapitalit dhe për të ulur faturat e tyre tatimore, dhe 1-2% e më të pasurve shpesh paguajnë proporcionalisht më pak se ata që janë poshtë tyre.

Por në Itali, këto padrejtësi dhe shtrembërime në sistemin tatimor, nisin shumë më herët në shkallën e të ardhurave dhe pasurisë, sipas studimit të pesë ekonomistëve, përfshirë ish-zyrtarin e Thesarit, Alessandro Santoro.

Studimi, i cili ka shkaktuar debat në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, tregon se sistemi është regresiv jo vetëm për 1-2% e më të pasurve, por për 7% e njerëzve më të pasur, duke përfshirë pagat mesatare-të larta, si dhe ultra të pasurit.

Tatimi progresiv do të thotë, që sa më shumë të keni, aq më shumë paguani si përqindje e fitimeve dhe aseteve tuaja. Sistemi bëhet regresiv kur ky parim përmbyset.

“Ka prova, që regresioni në Itali është i jashtëzakonshëm krahasuar me ekonomi të ngjashme dhe ndikon në të ardhurat mbi 76,000 euro me pasuri prej rreth 450,000 euro,” tha Santoro.

Ulja e pabarazisë dhe borxhit

Kjo situatë ka pasoja të mëdha për ekonominë e Italisë, thonë shumë ekonomistë. Ata thonë se rritja e taksimit për personat me të ardhura mesatare dhe të larta do të reduktonte pabarazinë në një vend, ku varfëria është rritur prej vitesh dhe do t’i mundësonte qeverisë të reduktonte nivelin e borxhit. Italia është vendi i dytë me borxhin më të madh në Eurozonë.

Përndryshe, mund të ofrojë hapësirë ​​për të ulur taksat për ata, që fitojnë më pak të cilët shpenzojnë proporcionalisht më shumë nga të ardhurat e tyre sesa të pasurit, duke ndihmuar potencialisht konsumin dhe rritjen në ekonominë më të ngadaltë të Eurozonës.

Një zëdhënës i Thesarit tha se qeveria ishte kundër rritjes së taksave dhe vuri në dukje uljen e taksave për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme në buxhetin e 2025. Italia është një vend me taksa relativisht të larta, me taksa të të gjitha llojeve, që arrijnë në 41.5% të prodhimit të brendshëm bruto. Por barra shpërndahet në mënyrë të pabarabartë.

Vendi ka taksim të ulët për disa prona dhe asete financiare, që janë burime tipike të të ardhurave për të pasurit, norma të favorshme për të vetëpunësuarit dhe taksë të papërfillshme mbi trashëgiminë. Ndërkohë, punëtorët me pagë të ulët në Itali humbasin më shumë nga pagat e tyre bruto nga taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, sesa në çdo vend tjetër të BE-së, tregojnë të dhënat e Komisionit Europian.

Shumica e investimeve financiare tatohen nga 12.5% ​​deri në 26%, qiraja e pronës mund të tatohet me një normë fikse prej 21%, dhe nuk ka taksë për shtëpitë e para. Të vetëpunësuarit, një bazë mbështetëse për qeverinë e djathtë të Melonit, mund të paguajnë vetëm 15% mbi të ardhurat vjetore deri në 85,000 euro, ndërsa brezi më i lartë i taksave prej 43% për punonjësit e pagave zbatohet për të ardhurat mbi 50,000 euro në vit.

Pesëdhjetë vjet më parë, norma më e lartë e tatimit mbi të ardhurat në Itali, e zbatuar për ata që fitonin më shumë, ishte 72%.

Barra e klasës së mesme

Si rezultat i këtyre shtrembërimeve, njerëzit që fitojnë nga 29,000 deri në 75,000 euro në vit, të cilët përbëjnë 21% të taksapaguesve, kontribuojnë më shumë se 40% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat, tregojnë të dhënat e Thesarit.

Taksa e trashëgimisë jep vetëm 1 miliard euro në vit, krahasuar me rreth 18 miliardë në Francë dhe 9 miliardë në Gjermani dhe Britani. Qeveria, nën presionin për të lehtësuar barrën e shtresave të shtresës së mesme, po përpiqet të gjejë 2.5 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2025, për të ulur taksat për ata që fitojnë 50,000-60,000 euro.

Meloni nuk tregoi synimin për të gjetur paratë te shtresa e lartë e Italisë, megjithëse kohët e fundit ajo dyfishoi një “taksë të sheshtë” të kontestuar mbi të ardhurat e fituara jashtë vendit, e cila synon të tërheqë milionerët në vend.

Qeveria argumenton se taksat e sheshta, ose skema të ngjashme si norma e vetme 15% për të vetëpunësuarit, thjeshtojnë sistemin dhe ndihmojnë në uljen e evazionit fiskal. Santoro kërkoi një taksë mbi pasurinë e zotëruar nga 1%, ose edhe vetëm 0.1%, që mund të jepte deri në 12 miliardë euro në vit.

Grupi i parë arrin në rreth 500,000 njerëz, që zotërojnë asete mbi 2 milionë euro, ndërsa 0,1% e më të pasurve të Italisë arrin në 50,000 njerëz me pasuri mbi 15 milionë euro. / Marrë nga Monitor

sistemi tatimor i italisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj