LIVE UPDATES
Bota

Situata në Lindjen e Mesme në vëmendje të botës? Ukraina përpiqet të ruajë mbështetjen në mes të luftës Izrael-Hamas

Mes frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të largojë vëmendjen e botës nga vuajtjet e tyre, Myroslava Gongadze, udhëheqësit dhe politikanët e komunitetit hebre të Ukrainës shpresojnë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë si Izraelin edhe Ukrainën.

29 Tetor 2023, 17:53 Nga r.ll
Situata në Lindjen e Mesme në vëmendje të botës?
foto ilustruese

UKRAINË- Shumë ukrainas shohin ngjashmëri të madhe mes sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj civilëve izraelitë dhe agresionit rus kundër Ukrainës që filloi vitin e kaluar. Mes frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të largojë vëmendjen e botës nga vuajtjet e tyre, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, udhëheqësit dhe politikanët e komunitetit hebre të Ukrainës shpresojnë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë si Izraelin edhe Ukrainën.

Në një nga sinagogat më të vjetra në qendër të Kievit, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare mblidhen për të ngrënë darkë së bashku. Në tryezë ata diskutojnë për sfidat e luftës. Duke qenë në vijën e parë të luftës që nga fillimi i agresionit rus, ata shohin shumë paralele midis luftës së tyre dhe sulmit të fundit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit. Rabini David Milman u shpjegon kolegëve të tij origjinën e konfliktit Izrael-Hamas. Ai thotë se u trondit nga sulmi.

“Së pari, u tmerrova. Fëmijët dhe nipërit e mi janë atje. Nuk mund ta kuptoja se si ishte e mundur kjo. Ne prisnim diçka të tillë nga Hezbollahu, Irani - por jo Hamasi. Krahasuar me Hezbollahun dhe Iranin, ata janë thjesht hajdutë xhepash. Shërbimet e zbulimit nuk u kushtuan vëmendjen e duhura”, thotë David Milman, rabin në ushtrinë ukrainase.

Rabini Milman vlerëson se sulmi rus në Ukrainë dhe ai i Hamasit ndaj Izraelit ndoqën të njëjtin skenar. Ai thotë se Hamasi nuk mund ta kishte kryer sulmin pa ndihmë nga jashtë. Ai dyshon për Rusinë, megjithëse, thotë ai, nuk ka prova. Rabini Milman tregon se ku ulet Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe ambasadori izraelit, në rreshtin e parë kur vijnë në sinagogë. Rabini ka dy atdhe, Ukrainën dhe Izraelin, dhe ai mendon se të dyja vendet kanë nevojë për mbështetje për të luftuar agresionin.

Ihor Semyvolos, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Studimeve të Lindjes së Mesme të Ukrainës, thotë se të dyja luftërat përfshijnë armiq të demokracisë.

“Në nivelin strategjik, nuk ka dyshim se Rusia dhe Irani janë të përfshirë, dhe duke qenë se Irani dhe Rusia janë armiqtë tanë, nuk mund të mos ndikojë në konfliktin tonë. Sipas Presidentit Biden, kjo është pjesë e konfrontimit botëror midis demokracive dhe autokracive dhe ne e ndiejmë efektin e tij në Ukrainë”, thotë zoti Semyvolos.

Ivanna Klympush-Tsintsadze, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, thotë se “shumë ukrainas e shohin sulmin ndaj Izraelit si pjesë të së njëjtës luftë që po bën Ukraina”. Ajo mbështet qasjen e Presidentit Biden për të kombinuar një paketë ndihme për Ukrainën dhe Izraelin.

“Me sa kuptoj unë, duke marrë parasysh zhvillimet në politikën e brendshme amerikane tani, kjo është një qasje shumë e zgjuar për t'i shpjeguar publikut amerikan se çfarë duhet të bëjë populli amerikan, në mbështetje të Izraelit dhe Ukrainës”, thotë zonja Klympush-Tsintsadze.

Ukraina ka rëndësi të madhe për shumë hebrenj. Udhëheqësit e kaluar izraelitë Golda Meir dhe Ariel Sharon kishin rrënjë në Ukrainë dhe Rabini Milman thotë se shumë figura fetare hebreje janë varrosur në Ukraini. Ai thotë se lutet çdo ditë që të dyja vendet të mbështeten në luftën e tyre për mbijetesë.

Marrë nga VOA.

konflikti izrael-palestine lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj