All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

VOA: Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas kërkon ndjesë

Zyrtarët e lartë, që nga krerët e ushtrisë dhe agjencia e brendshme e spiunazhit “Shin Bet” e deri tek ministri i financave e kanë pranuar dështimin. Por Kryeministri Netanyahu nuk e ka bërë një gjë të tillë.

29 Tetor 2023, 15:49 Nga r.ll
VOA: Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më
benjamin netanyahu
All - Paragraf - 1

IZRAEL-Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sulmoi të dielën shefat e tij të organeve të zbulimit përmes një postimi në platformën X, duke thënë se ata nuk e kishin paralajmëruar që Hamasi po planifikonte sulmin në shkallë të gjerë më 7 tetor. Më vonë ai i tërhoqi komentet e tij dhe kërkoi ndjesë.

Postimi në rrjetin X në orën 1 të natës, ndërsa gdhihej e diela, shkaktoi një termet politik dhe ndasi në kabinetin e luftës të zotit Netanyahu, i cili ka shkaktuar zemërim mes publikut pasi nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e organeve të zbulimit dhe operacionet në lidhje me sulmin e Hamasit në pjesën jugore të Izraelit.

Zyrtarët e lartë, që nga krerët e ushtrisë dhe agjencia e brendshme e spiunazhit “Shin Bet” e deri tek ministri i financave e kanë pranuar dështimin. Por Kryeministri Netanyahu nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai është shprehur se pas luftës do të vijë koha për të ngritur pyetje të vështira, përfshirë vetë atë.

I pyetur në lidhje me komentet e zotit Netanyahu gjatë një konference shtypi me gazetarët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se: “Tani jemi në luftë, të përqendruar tek lufta”. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se do të ketë hetime për zhvillimet që çuan në sulmin e Hamasit si dhe reagimin gjatë sulmit, por se në qendër të vëmendjes ishte konflikti.

Në postimin e fshirë të zotit Netanyahu thuhej: “Në asnjë moment dhe asnjë etapë nuk pati paralajmërime për Kryeministrin Netanyahu në lidhje me qëllimet e luftës së Hamasit. Përkundrazi, të gjithë zyrtarët e sigurisë, përfshirë krerët e ushtrisë dhe Shin Bet, vlerësuan se Hamasi ishte i frenuar dhe i interesuar për një marrëveshje”.

Në një postim të dytë në rrjetin X rreth 10 orë më vonë, zoti Netanyahu tha: “Kam gabuar”, duke shtuar se vërejtjet e tij “nuk duhet të ishin bërë dhe unë kërkoj falje për këtë”.

“Shpreh mbështetje të plotë për të gjithë krerët e degëve të sigurimit”, shkruante ai. Komentet e tij fillestare u kritikuan menjëherë nga aleatët aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë nga Benny Gantz, ish-ministër i mbrojtjes, i cili tani shërben në kabinetin e luftës të Kryeministrit Netanyahu.

Zoti Gantz shkroi në rrjetin X se Kryeministri Netanyahu duhet ta tërheqë komentin dhe ta lërë këtë çështje.

“Kur jemi në luftë, udhëheqja duhet të tregojë përgjegjësi, të vendosë të bëjë gjërat e duhura dhe të përkrahë forcat në një mënyrë që të kryejnë atë që ne kërkojmë prej tyre”, shkruante zoti Gantz. Sulmi befasues dhe i mirëplanifikuar i Hamasit ishte më vdekjeprurësi në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Izraeli reagoi me sulme ajrore duke bombarduar Rripin e Gazës ndërsa ditë më parë filloi operacionet tokësore për eliminimin e grupit islamik të mbështetur nga Irani dhe për të siguruar lirimin e mbi 220 pengjeve të rrëmbyera në Izrael më 7 tetor.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili më parë ishte kryeministër, tha se Netanyahu “shkeli vijën e kuqe” me shkrimin në rrjetin X.

“Përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë dhe për të fajësuar institucionet e sigurisë e dobësojnë ushtrinë ndërsa po lufton armiqtë e Izraelit”, tha ai.

Yossi Cohen, i cili drejtoi agjencinë e zbulimit Mossad nën qeveritë e mëparshme të Netanyahut, i tha Radios Izraeli: “Përgjegjësia merret që në fillim të punës, jo nga mesi”.

Marrë nga VOA.

benjamin netanyahu konflikti izrael-palestine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet