LIVE UPDATES
Bota

Situata në Turqi/ "Madonna turke" përfundoi në burg pasi u tall me shkollat fetare, Erdogan po shtyp artin para zgjedhjeve

Festivalet e muzikës “pop”, duke u mbajtur shpesh para dhjetëra mijëra njerëzve, janë përhapur edhe në rajonet më konservatore të Turqisë.

30 Shtator 2022, 18:05 Nga DOSJA
Situata në Turqi/ "Madonna turke" përfundoi në burg
Këngëtarja turke, Gülşen

TURQI- Ylli turk i muzikës “pop”, Gylshen (Gülşen )që konsiderohet si Madonna turke, përballet me burg, pasi pushteti në Turqi po bënë përpjekje në rritje të shtypë krijuesit e muzikës pop, që po popullarizohet. Goditja shihet nga disa si një përpjekje e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të tërhequr bazën e tij votuese fetare teksa zgjedhjet afrohen dhe të rinjtë shprehin pakënaqësi me ekonominë.

Një nga yjet më të mëdha të muzikës turke, Gylshen, për shkak të muzikës, veshjes dhe mbështetjes së saj për komunitetin LGBTQ, njihet gjerësisht si “Madonna turke”. Por, Gylshen përfundoi në gjykatë dhe burg pas publikimit të një videoje private, ku ajo dëgjohet duke bërë shaka me shkollat fetare.

“Gylshen është vënë në shënjestër nga islamistët për një kohë të gjatë, jo vetëm për mënyrën se si shfaqet në emisionet e saj, për veshjet, por edhe për mbështetjen e lëvizjes LGBTQ”, thotë për Zërin e Amerikës, Nazli Okten nga Universiteti Galatasaray.

Burgimi i Gylshenit shkaktoi zemërim dhe nxiti një fushatë kombëtare për lirimin e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësim për ndalimin e saj. Ajo u lirua, por përballet me burg nëse dënohet nën akuzat për nxitje të urrejtjes fetare. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një fjalimi të kohëve të fundit, e mbështeti ndjekjen penale të Gylshenit. Me zgjedhjet më pak se një vit larg dhe Erdoganin që mbetet si kandidat, vëzhguesit thonë se ai mund të jetë duke kërkuar të fuqizojë mbështetjen nga votuesit fetarë. Gjatë verës, autoritetet turke ndaluan shumë festivale muzikore duke i akuzuar ato për korruptim të të rinjve.

“Këto festivale sigurojnë para të mëdha për industrinë, jo vetëm për artistët, por edhe për njerëzit që punojnë në prapaskenë. E di që së fundmi janë anuluar 20 festivale. Për cfarë? Për identitetin etnik, pikëpamjen politike të artistes, apo për mënyrën e veshjes së një këngëtareje?” pyet Ipek Kocyigit, kryetare e Unionit të Muzikantëve

Festivalet e muzikës “pop”, duke u mbajtur shpesh para dhjetëra mijëra njerëzve, janë përhapur edhe në rajonet më konservatore të Turqisë.

“Këto tubime kthehen në simbol të një mënyre të ndryshme jetese, por në fund të koncerteve njerëzit nganjëherë dalin me parulla. Ka tubime të tilla që ndonëse nuk janë tubime opozitare, aty përhapet një lloj pakënaqësie”, thotë zonja Okten nga Universiteti Galatasaray

Me zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe me inflacionin afër njëqind për qind, ekspertët thonë se votuesit e rinj përbëjnë kërcënimin më të madh për presidentin turk.

“Një shumicë dërrmuese e të rinjve në Turqi tani preferojnë një sistem demokratik shumëpartiak sesa një sistem autokrat, me një udhëheqës të fortë, kjo është një gjë e mirë. Lajmi i dytë i mirë është se mbi 80% i japin përparësi lirisë së shprehjes mbi të gjitha”, thotë për Zërin e Amerikës, Can Selcuk nga firma turke me seli në Stamboll për Studime dhe Këshilla Ekonomike

Gjykimi i Gylshenit fillon në tetor, ndërsa prokurorët kërkojnë burgosjen e saj. Ekspertët thonë se kjo do e rriste përkrahjen e bazës konservatore të presidentit turk, Erdogan, por rrezikon të izolojë më tej një rini gjithnjë e më të pakënaqur, ndërsa afrohen zgjedhjet.

Marrë nga VOA

turqi madonna turke

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj