Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij Kurti tha se “dhuna nuk do të tolerohet”, ndërsa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur për zhvillimet e mbrëmshme në veri të vendit, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Gjatë fjalës së tij Kurti tha se “dhuna nuk do të tolerohet”, ndërsa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.
“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se pati shkelje të shumta të ligjit me të cilat tha se po merret Policia e Prokuroria dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga të shtënat.
Kurti tha se “pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak mbeten ende të mbyllura sepse ende mbeten të bllokuara rrugët që shpiejnë atje”. Ai përsëriti zotimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet kur të hiqen barrikadat.
“Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha barrikadat”, tha Kurti.
Në pikat tjera kufitare, Kurti njoftoi se po shpërndahet dokumenti për hyrje-dalje.
Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
Nancy Pelosi SINGAPOR-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, arriti në Singapor të hënën herët, du...
Vulin SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi sot se muaji i ardhshëm duhet të shfr...
Anija ne Odesa UKRAINË- Anija e parë që transporton drithë nga Ukraina, u nis nga të hënën nga porti i Odesës n&eum...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Donika G&...
Kurti, Putin dhe Vucic RUSI- Rusia ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për Serbinë pasi tensionet e reja u ndezën midis B...
Apasiev MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimi...
foto ilusturese IRAN- Kreu i organizatës për energji bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, tha më 1 gusht se Republika Islamike k...
Merdar KOSOVË- Qytetarët serbë që po ia mësyjnë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare po vazhdojnë...
takimi Kurti-Vucic ne Bruksel BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bru...
Ramzan Kadyrov KOSOVË- Kreu i Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se eksizton një palë e tretë e nxitësve pas konflikti...