LIVE UPDATES
Bota

Skandali i spiunazhit në Gjermani/ Analiza e DW: Kujdes nga Rusia!

I arrestuari i fundit për spiunazh në Gjermani ishte nga ata spiunë që u ofruan vetë, por autoritetet gjermane ngrenë zërin për aksione ruse të spiunazhit. Sa i madh është rreziku? Lufta ruse kundër Ukrainës nënkupton edhe një "kthesë për sigurinë e brendshme".

11 Gusht 2023, 08:08 Nga f.i
Skandali i spiunazhit në Gjermani/ Analiza e DW: Kujdes nga Rusia!
foto ilustruese

RUSI- Autoritetet gjermane paralajmërojnë nga aksione spiunazhi të Rusisë, pas zbulimit të fundit, por Gjermania ka qenë prej kohësh në shënjestër të shërbimeve të huaja sekrete e jo vetëm tani prej luftës në Ukrainë.

I arrestuari i fundit për spiunazh në Gjermani ishte nga ata spiunë që u ofruan vetë, por autoritetet gjermane ngrenë zërin për aksione ruse të spiunazhit. Sa i madh është rreziku? Lufta ruse kundër Ukrainës nënkupton edhe një "kthesë për sigurinë e brendshme", tha sagte ministrja e Brendshme Nancy Faeser, kur prezantoi në qershor 2022 raportin e mbrojtjes kushtetuese. Si mbështetëse e Ukrainës, Gjermania është vënë veçanërisht në fokusin e shërbimeve sekrete ruse. Faeser sërish tërhoqi vëmendjen së fundi për fushatat e desinformimit, sulmet kibernetike dhe spiunazhin e shërbimeve të huaja sekrete.

Shkas për këtë dha edhe arrestimi të mërkurën (9.08.2023) në Koblenz i Thomas H. Prokuroria federale e akuzon oficerin gjerman, se i ka shërbyer autoriteteve ruse. Ai akuzohet të ketë tradhëtuar tek rusët duke kaluar informacionepër materiale dhe armë të Ushtrisë Gjermane. Sipas gazetës "Tagesspiegel" i pandehuri kishte rënë në sy në qarqet e brendshme për shkak të simpatisë ndaj partisë pjesërisht të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si dhe ndaj politikës ruse.

Një agjent i dyfishtë në Shërbimin Informativ Federal (BND)?

Në fund të vitit 2022 një rast i ngjashëm tërhoqi vëmendjen. Carsten L. ishte drejtor sektori në shërbimin BND përgjegjës për "sigurinë e personelit" – por ai ishte kthyer vet në një rrezik të madh. Ish-oficeri i Bundeswehrit akuzohet, se si agjent i dyfishtë ka punuar për shërbimin sekret rus FSB duke u interesuar veçanërisht për të dhëna mbi pozicionet e aviacionit të mbrojtjes kundërajrore, që shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës. Por në fakt Carsten L. nuk ka pasur akses në informacione të tilla. Ai u arrestua më 21.12.2022. Ndaj tij dhe një personi tjetër të involvuar po hetohet për tradhëti ndaj atdheut.

Familja Anschlag dëgjon valë të shkurtëra

Por raste të spiunazhit nga Gjermania në Moskë ka pasur prej kohësh jo vetëm tani me luftën në Ukrainë. Çifti i agjentëve rusë me emrat Andreas dhe Heidrun Anschlag për dekada paraqiteshin si një çift me jetë të rëndomtë: ai si inxhinier dhe ajo si grua shtëpiake. Por në fakt që të dy që nga fundi i viteve 1980 kanë qenë aktivë si agjentë për Moskën.

Ata spiunonin fillimisht për sovjetikët dhe më pas për shërbimin sekret rus duke u çuar atyre informacione nga Gjermania për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ata merrnin porosi me mesazhe të koduara përmes valëve të shkurtëra – asokohe spiunazhi ende nuk ishte një biznes digjital. Në vjeshtën e vitit 2011 ata u zbuluan – falë të dhënave nga shërbimi sekret i SHBA-së. Më 2013 të dy u dënuan me shumë vite burgim dhe më pas u dëbuan në Rusi.

Rreth 12.000 agjentë ka pasur gjatë luftës së ftohtë në Gjermaninë Perendimore, të cilët ishin në shërbim të Stasit (Sigurimi i Shtetit në RDGJ). Një ndër to ka qenë edhe Gabriele Gast, e cila u zbulua pas pas shpërbërjes së RDGJ-së në Gjermaninë Lindore dhe ribashkimit të Gjermanisë.

Gabriele Gast ishte nga Gjermania Perëndimore dhe më 1968 gjatë një udhëtimi për hulumtime për temën e dizertacionit "Roli i gruas në RDGJ" ajo u rekrutua nga një oficer i Stas-it në Gjermaninë Lindore. Me emër të rremë ajo bëri karrierë në shërbimin informativ, BND në RFGJ. Ajo konsiderohet si spiunia kryesore e RDGJ-së në Perëndim.

Një burim i ngjashëm ifnormacioni për Stasin ka qenë edhe Alfred Spuhler, një nëpunës i lartë në BND, i cili pati zbuluar qindra agjentë perëndimorë, të cilët kanë qenë aktivë në RFGJ. Ai u arrestua në nëntor 1989.

Si agjent i dyfishtë punonte edhe drejtori prej shumë vitesh i referatit të BND-së "kundërzbulimi Bashkimi Sovjetik", Heinz Felfe. Ky ish- SS deri në vitin 1961 i raportonte KGB-së në Moskë. Gjatë jetës së tij Felfe ka punuar për shërbime të ndryshme sekrete, ndër to edhe për shërbimin britanik MI6 dhe "shërbimin e sigurisë"  nacionalsocialist SS.

Spiuni në zyrën e kancelarit

Por rasti më spektakolar i spiunazhit nga koha e luftës ë ftohtë në Gjermani mbetet ai i Günter Guillaume, i ardhur në RFGJ si refugjat nga Lindja më 1956 bashkë me gruan e tij Christel. Detyra e tyre nga Stasi ishte të jepnin informacione të brendshme nga partia socialdemokrate SPD: Guillaume arriti të bëjë karrierë duke u ngjitur deri në postin e referentit personal të ish-kancelarit socialdemokrat Willy Brandt.

Kur Guillaume u zbulua kancelari Brandt si rrjedhojë dha dorëheqjen më 6 maj 1974. Günter Guillaume u dënua me 13 vjet burg dhe gruaja e tij me tetë vjet burg. Që të dy më 1981 u liruan duke u dërguar në RDGJ në kuadrin e shkëmbimit të agjentëve. 

Marrë nga DW

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj