LIVE UPDATES
Bota

Pesë iraniano-amerikanë nxirren nga burgu, vendosen në arrest shtëpie në Iran

Irani pranoi gjithashtu se marrëveshja kishte të bënte me 6 deri në 7 miliardë dollarë të ngrira në Korenë e Jugut. Misioni i OKB-së tha se paratë do të transferohen në Katar para se të dërgohen në Iran nëse miratohet marrëveshja.

10 Gusht 2023, 22:19 Nga a.l
Pesë iraniano-amerikanë nxirren nga burgu, vendosen në arrest
Foto ilustruese

IRAN- Irani transferoi 5 iraniano-amerikanë nga burgiu në arrest shtëpie, konfirmoi të enjten zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Adrienne Watson.

“Ndonëse ky është një hap inkurajues, këta shtetas amerikanë - Siamak Namazi, Morad Tahbaz, Emad Shargi dhe dy amerikanë që për momentin nuk duan të identifikohen - nuk duhet as të ishin arrestuar. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë sa më afër gjendjen e tyre. Sigurisht, ne nuk do të mbikqyrim derisa ata të kthehen të gjithë në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, tha ajo në një deklaratë. Kalimi në arrest shtëpie vjen pasi Teherani, për muaj të tëra, kishte sugjeruar një shkëmbim të të burgosurve me Uashingtonin, në këmbim të miliarda dollarëve të ngrira në Korenë e Jugut.

Zyrtarët iranianë në Kombet e Bashkuara thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se lirimi i të burgosurve "shënon një hap të rëndësishëm fillestar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje."

Irani pranoi gjithashtu se marrëveshja kishte të bënte me 6 deri në 7 miliardë dollarë të ngrira në Korenë e Jugut. Misioni i OKB-së tha se paratë do të transferohen në Katar para se të dërgohen në Iran nëse miratohet marrëveshja.

Marrëveshja e ndërlikuar shumëkombëshe vjen mes rritjes së tensioneve në muajit e fundit mes Iranit dhe Shtetet e Bashkuara. Në Gjirin Persik po punohet për shtimin e pranisë ushtarake amerikane, përfshirë mundësinë që trupat amerikane të ruajnë anijet tregtare që udhëtojnë nëpër ngushticën vendimtare të Hormuzit, përmes së cilës kalon 20% e të gjithë naftës së tregtuar.

Mbetet e paraqartë nëse transferimi do të garantojë kthimin e iraniano-amerikanëve në SHBA. Gjatë muajve të fundit, Irani ka mbivlerësuar përparimin në bisedimet, të kryera me gjasë me ndërmjetësimin e Omanit dhe Katarit, për një marrëveshje të mundshme.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara i cilësuan deklaratat e ministrit të jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian se ishin shumë pranë një marrëveshjeje shkëmbimi si një “gënjeshtër mizore”.

Avokati me bazë në Shtetet e Bashkuara, Jared Genser që ka përfaqësuar një nga iraniano-amerikanët tha se transferimi “është një zhvillim i rëndësishëm", por se “ky është në rastin më të mirë fillimi i fundit dhe asgjë më shumë. Por thjesht nuk ka garanci mbi atë që mund të ndodhë pas këtij momenti”.

Mbetet e paqartë se sa iranio-amerikanë mbahen nga Teherani, i cili nuk njeh shtetësinë e dyfishtë.

Tre të burgosurit e nxjerrë nga burgu, të cilët janë identifikuar, janë Siamak Namazi, i cili u arrestua në vitin 2015 dhe më pas u dënua me 10 vjet burg në akuzat e spiunimit, të kritikuara ndërkombëtarisht, Emad Sharghi, një sipërmarrës i dënuar me 10 vjet burg dhe Morad Tahbaz, britaniko-amerikan me origjinë iraniane, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe gjithashtu u dënua me 10 vjet burg.

Komentet e zyrtarëve amerikanë, në muajt e fundit, kishin sugjeruar se mund të kishte një të arrestuar të katërt në Iran dhe një gazetë iraniane në gusht kishte raportuar se kishte një të burgosur të pestë, duke zbuluar rastin mes atyre që dukej të ishin bisedime e për lirim të tyre.

Irani, ndërkohë, ka thënë se kërkon lirimin e të burgosurve iranianë të mbajtur në SHBA./VOA 

adrienne watson

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet