10 Gusht 2023, 19:37
Nga a.l
Robert Bosch
KOSOVË- Ish-ambasadori holandez Robert Bosch ka reaguar ndaj kryeministres serbe Ana Brnabiç, e cila gjatë një takimi me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, tha se përmbushja e obligimeve është parakusht për vazhdimin e normalizimit me Kosovën. Në një postim në rrjete sociale ai shkruan se Qeveria e Serbisë bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon .
"Brnabic ka nerva! Qeveria e saj bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon dhe ajo fajëson palën tjetër. Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundimin serb. Ata po luajnë kështu me fjalët, kjo bëhet gjithnjë e më e qartë. Koha që BE-ja ta shohë më në fund!", ka shkruar ai në "Facebook".
Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.
Pas një pajtimi të arritur me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e saj në dhe rreth ndërtesave të komunave në veri.
Qeveria e Kosovës është vënë në përpjekje për të siguruar bazën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve, duke hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes një peticioni
robert bosch
Bota
10 Gusht 2023, 19:33
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se avokatët nga Republika e Kosovës ...
Bota
10 Gusht 2023, 19:27
a.l
Maurice Sleem
LIBAN- Ministri i Mbrojtjes në Liban është sulmuar me armë teksa ishte duke udhëtuar me makinë në një...
Bota
10 Gusht 2023, 19:19
m.s
Viktima, Tanya Lee Glover
AUSTRALI- Gruaja, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni vitin e kaluar është identifik...
Bota
10 Gusht 2023, 18:54
a.l
Protestë në Francë
FRANCË- Tre oficerë policie francezë u akuzuan për vdekjen e një 27-vjeçari në qytet...
Bota
10 Gusht 2023, 18:39
a.l
Donald Trump
SHBA- Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një...
Bota
10 Gusht 2023, 18:34
m.s
foto ilustruese
"Ne do të kemi nevojë për një dozë të re të vaksinës kundër koronavirusit në v...
Bota
10 Gusht 2023, 18:29
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Zbardhet një rast i tmerrshëm i abuzimit seksual të fëmijëve, këtë herë në Korfuz....
Bota
10 Gusht 2023, 18:23
a.l
Foto ilustruese
TAJVAN- Tajvani kreu stërvitje ushtarake në fund të korrikut, duke forcuar mbrojtjen e vet përballë kërcë...
Bota
10 Gusht 2023, 18:20
m.s
gruaja zbulon tradhetine
Një video e cila është bërë virale, tregon se si një vajzë zbulon tradhëtinë nga par...
Bota
10 Gusht 2023, 18:14
a.l
Fernando Villavicenco
EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpalli tre ditë zi...