Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv. Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.
SHBA- Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë rregull për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump. Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.
Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.
Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën .
Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.
“Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë”, thotë ai.
Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.
“Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.”
Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij.
“Kjo mund të mobilizojë përkrahësit e tij dhe t’i japë atij kohë televizive falas në mes të zgjedhjeve brenda partisë. Por mund të kthehet edhe në disavantazh. Ai mund të inkriminojë veten, mund të humbi reputacionin mes të pavarurve, ndoshta mes disa prej mbështetësve të tij kryesorë”, thotë ai.
Pothuajse të gjitha shtetet lejojnë kamera në sallat e gjyqit. Raste të profilit të lartë si gjyqi i O.J. Simpsonit nën akuzat për vrasje, apo ai ndaj oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u transmetuan drejtpërdrejt. Një aktpadi e re ndaj ish-presidentit Donald Trump për akuza të lidhura me zgjedhjet pritet në fund të kësaj jave në Xhorxhia, ku kamerat lejohen në sallat e gjyqit nëse gjykatësit e miratojnë një gjë të tillë./ VOA
foto ilustruese "Ne do të kemi nevojë për një dozë të re të vaksinës kundër koronavirusit në v...
Foto ilustruese GREQI- Zbardhet një rast i tmerrshëm i abuzimit seksual të fëmijëve, këtë herë në Korfuz....
Foto ilustruese TAJVAN- Tajvani kreu stërvitje ushtarake në fund të korrikut, duke forcuar mbrojtjen e vet përballë kërcë...
gruaja zbulon tradhetine Një video e cila është bërë virale, tregon se si një vajzë zbulon tradhëtinë nga par...
Fernando Villavicenco EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpalli tre ditë zi...
Foto ilustruese Një organizatë shtetërore e mbrojtjes civile të Ukrainës njofton se rreth 250 ushtarë të Wagner kanë...
Foto ilustruese BJELLORUSI- Bjellorusia njofton se po ndërmerren masa adekuate reagimi kundër aktiviteteve të fundit ushtarake n&...
Municione thërrmuese Ukraina i ka ofruar Pentagonit një raport për përdorimin e municioneve thërrmuese të diskutueshme amerik...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka zhvilluar stërvitje ushtarake me marinën e Kinës gjatë patrullimeve të përbashkëta në...
Moti i keq në Korenë e Jugut KOREJA E JUGUT- Qyteti bregdetar i Busanit në Korenë e Jugut është përfshirë nga ...