LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Amerikanët me pikëpamje më negative për Bidenin sesa për Trumpin ose Obamën në fund të mandatit

Sondazhi ofron një tregues të qartë të opinionit që kanë amerikanët për trashëgiminë që lë pas Presidenti Biden. Shumë anëtarë të partisë së tij demokrate e shohin presidencën e tij si thjesht mediokre.

10 Janar 2025, 20:58 Nga N.F
Sondazhi: Amerikanët me pikëpamje më negative për Bidenin
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa Presidenti Joe Biden përgatitet të largohet nga posti, amerikanët kanë një pikëpamje më negative për presidencën e tij sesa që kishin në fund të mandatit të parë për Presidentin Donald Trump ose në fund të mandatit të dytë të Barack Obamës, zbulon një sondazh i ri.

Rreth një e katërta e të anketuarve thanë se Biden ishte një president “i mirë” ose “i shkëlqyer”, dhe më pak se 1 në 10 që thonë se ai ishte “i shkëlqyeshëm”, sipas sondazhit të bërë nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe organizatës NORC për hulumtimin e Çështjeve Publike. Sondazhi ofron një tregues të qartë të opinionit që kanë amerikanët për trashëgiminë që lë pas Presidenti Biden. Shumë anëtarë të partisë së tij demokrate e shohin presidencën e tij si thjesht mediokre.

Rreth një e treta e përshkroi Presidentin Trump si “të mirë” ose “të shkëlqyer” në prag të largimit të republikanit nga Shtëpia e Bardhë më 2021, sipas sondazhit të AP-NORC. I njëjti sondazh thotë se rreth 2 në 10 të anketuar u shprehën në atë kohë se ai ishte “i shkëlqyer” edhe pasi ai u akuzua se nxiti mbështetësit e tij të sulmojnë Kapitolin.

Amerikanët patën prirjen të përshkruanin Presidentët Biden dhe Trump si “të dobët” ose “shumë të dobët”. Rreth gjysma e të anketuarve thanë se kjo karakterizonte kohën e secilit president në detyrë, por rreth 3 në 10 të anketuar thanë se zoti Biden ishte “mesatar”, ndërsa më pak se 2 në 10 thanë të njëjtën gjë për Trump.

Vlerësimi për Biden është gjithashtu shumë më i ulët se sa për Presidentin e fundit demokrat Obama, mandatin e dytë të të cilit kur u largua nga posti, rreth gjysma e amerikanëve e konsideronte si “të mirë” ose “të shkëlqyer”, sipas një sondazhi tjetër të AP-NORC.

Këto gjetje janë në përputhje me të dhënat e publikuara këtë javë nga organizata tjetër që merret me hulumtimin e opinionit publik ‘Gallup’. Sondazhi i ‘Gallup-it’ thotë se vlerësimi për zotin Biden është i ngjashëm me atë për Presidentin Richard Nixon pasi republikani dha dorëheqjen gjatë skandalit ‘Watergate’. Analiza e organizatës ‘Gallup’ nxjerr në pah se presidentët e tjerë që u larguan nga detyra me vlerësime të dobëta, përfshirë zotin Trump, republikanin George W. Bush dhe demokratin Jimmy Carter, panë një rritje të vlerësimeve pozitive për presidencat e tyre me kalimin e kohës. Por tani për tani, pak njerëz duket se kanë pikëpamje pozitive me kohën e Presidentit Biden në detyrë, përfshirë një pjesë të konsiderueshme demokratësh.

“Unë mendoj se ai humbi lidhjen me kombin dhe kjo është arsyeja pse Trump fitoi”, thotë për zotin Biden 79 vjeçari John Cressey, një demokrat që jeton në zonën e Los Anxhelosit dhe punon në industrinë e filmit.

Midis mbështetësve të partisë së Presidentit Biden, vetëm rreth 1 në 10 të anketuar e përshkruan presidencën e tij si “të shkëlqyer”, ndërsa rreth 4 në 10 të anketuar e quajtën atë “të mirë” dhe po aq e përshkruan atë si “mesatare”.

Cressey tha se e kishte vënë re dobësimin fizik të 82-vjeçarit Biden dhe beson se presidenti kontrollohej gjithnjë e më shumë nga këshilltarit e tij. Ai thotë se Biden lejoi që situata në kufirin SHBA-Meksikë të përkeqësohej duke u kthyer në “kaos”. Cressey e përmblodhi zemërimin e tij me ekonominë dhe rritjen e çmimeve gjatë presidencës së zotit Biden duke thënë: “Provoni të blini një kuti me vezë”.

Zhgënjimi është veçanërisht i lartë midis afrikano-amerikanëve amerikanëve dhe hispanikëve Gjërat nuk ishin gjithmonë aq keq për zotin Biden. Rreth 6 në 10 amerikanë mbështetën mënyrën se si ai e trajtoi presidencën kur mori detyrën, sipas sondazhit të AP-NORC. Por në fillim të vitit 2022, ky numër kishte rënë në rreth 4 në 10 të anketuar, një numër që kryesisht nuk ndryshoi për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Në sondazhin e ri, zhgënjimi ishte veçanërisht i dukshëm në mesin e amerikanëve afrikano-amerikanë dhe hispanikë, të cilët tradicionalisht kanë anuar nga demokratët, por janë zhvendosur në numër më të madh drejt zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2024.

Dallimi me Presidentin Obama ishte veçanërisht i madh mes afrikano-amerikanëve. Rreth 6 në 10 të anketuar nga ky komunitet thanë se zoti Obama, presidenti i vetëm me ngjyrë i vendit, kishte mbajtur premtimet e tij në fund të mandatit, krahasuar me rreth 3 në 10 prej tyre që thanë të njëjtën gjë për Presidentin Biden. Ndërkaq, rreth 7 në 10 afrikano amerikanë thanë se ata dhe familja e tyre ishin më mirë në fund të presidencës së zotit Obama, ndërsa vetëm rreth një e treta e thanë këtë për Presidentin Biden.

“Më duket se ekonomia nuk ka përparuar në mënyrë pozitive që kur ai mori detyrën”, thotë Evonte Terrell, 30 vjeç, menaxher shitjesh në një kompani telekomunikacioni nga Detroit, i cili e përshkroi veten si një “demokrat që po i zbehet mbështetja për partinë”.

Terrell, i cili është afrikano-amerikan, thotë se partia është përqendruar së tepërmi në tema si ndryshimet e mjedisit dhe luftërat, ndërsa nuk i kushtoi vëmendje rindërtimit të komuniteteve dhe ndihmës për të varfërit. Ai gjithashtu kundërshtoi faljen e të birit Hunter nga Presidenti Biden, duke thënë se, “si baba, unë do të bëja të njëjtën gjë”, por “jo të gjithë e kanë atë mundësi”.

Të rinjtë veçanërisht ka të ngjarë të kenë një pikëpamje negative për presidencën e Biden. Vetëm rreth 1 në 10 amerikanë të anketuar nën moshën 30 vjeç thonë se ai ishte një president “i mirë” ose “i shkëlqyer”, krahasuar me rreth 4 në 10 të të anketuarve të moshës 60 vjeç e lart. Afërsisht 6 në 10 amerikanë të moshës 18 deri në 29 vjeç thonë se zoti Biden ishte një president “i dobët” ose “shumë i dobët”.

Terrell, që vazhdon të paguajë këste të kredisë studentore, vuri në dukje gjithashtu përpjekjet e Presidentit Biden për të lehtësuar borxhin arsimor, vendim që u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë. Ai tha se kjo shkaktoi “thjesht shtyrje” të pagesave kur “përndryshe mund ta kisha paguar atë gjatë kohës” kur vendimi shqyrtohej nga Gjykata e Lartë.

Përshtypje për premtime të dështuara

Administrata e Presidentit Biden arriti të miratojë ligje në shkallë më të gjerë sesa gjatë presidencave të Trump apo Obama. Kjo përfshin miratimin e ligjeve për punët publike, prodhimin e mikroprocesorëve dhe kujdesin shëndetësor dhe promovimin e vendeve të punës në industrinë e gjelbër. Presidenti nënshkroi gjithashtu pakon e parë të madhe të ligjeve për siguri në lidhje me blerjen dhe përdorimin e armëve në dekada.

Megjithatë, vetëm 2 në 10 amerikanë të anketuar thanë se presidenti realizoi premtimet e tij të fushatës. Katër në 10 të anketuar thanë se ai u përpoq, por nuk i mbajti premtimet e tij, dhe po aq thanë se ai nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Mark Jeanmougin, 47 vjeç nga Sinsinati që punon në sigurinë kibernetike, votoi për Trump në vitin 2016, por mbështeti zotin Biden më 2020 dhe kandidaten demokrate në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, Nënpresidenten Kamala Harris.

Ai e sheh Biden si një president të mirë, i cili vendosi Shtetet e Bashkuara në rrugën e suksesit në çështje si ndryshimet e mjedisit, ndërkohë që miratoi financimin tejet të nevojshëm për infrastrukturën. Por, tha ai, Presidenti Biden “pa dyshim u përball me disa gjyqtarë të politizuar që rrëzuan disa nga politikat e tij”. Jeanmougin tha se Presidenti Biden ndihmoi në përmirësimin e ekonomisë pas ‘COVID-19’ dhe rritja e inflacionit ishte një pasojë e pritshme.

“Ai mund të merrte vendime të ashpra që do të shkaktonin shumë papunësi ose të zbatonte politika që zbusnin pasojat e pandemisë por që shkaktojnë inflacion”, tha ai. “Ne e dinim se kjo ishte ajo që do të ndodhte. Pra, ideja që kaq shumë nga bashkëqytetarët e mi nuk ishin në dijeni për këtë ose nuk e dinin është vërtet e vështirë.” Në përgjithësi, rreth gjysma e demokratëve thanë se Biden u përpoq dhe dështoi për të mbajtur premtimet e tij të fushatës, ndërsa rreth 4 në 10 thanë se ai ia doli.


Pak besojnë se bëjnë jetë më të mirë

Në shumicën e rasteve, amerikanët e anketuar nuk mendojnë se Presidenti Biden po e lë vendin në një pozitë më të mirë sesa kur mori detyrën katër vjet më parë, me disa përjashtime. Për çështjet e krijimit të vendeve të punës dhe kostove të barnave me recetë, po aq amerikanë të anketuar thonë se zoti Biden kishte një ndikim pozitiv sa thonë që ai pati ndikim negativ. Një numër i ngjashëm tha se ai nuk kishte asnjë ndikim.

Shumë të anketuar menduan se ai ka bërë më shumë dëm sesa mirë në fusha të tjera kyçe. Të paktën gjysma e amerikanëve të anketuar thanë se veprimet e Presidentit Biden patën një ndikim negativ në koston e jetesës, imigracionin dhe konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve krahasuar me rreth 2 në 10 të anketuar që thanë se ai kishte një ndikim pozitiv në secilën prej këtyre fushave.

Biden gjithashtu u vlerësua se kishte më shumë ndikim negativ sesa pozitiv në luftën e Rusisë në Ukrainë, pavarësisht se administrata e tij kërkonte miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin. Pikëpamjet negative ndaj Biden në lidhje me luftën e Izraelit kundër Hamasit ishin çështje të theksuara në mesin e votuesve më të rinj. Më pak se 1 në 10 amerikanë të anketuar nën 30 vjeç thonë se ai kishte një ndikim pozitiv në konfliktin izraelito-palestinez.

Rreth 4 në 10 amerikanë thanë se ata dhe familjet e tyre janë pak ose shumë më keq sesa ishin kur Biden u bë president, ndërsa rreth një e katërta thanë se sa janë shumë ose disi më mirë. Vetëm rreth një e katërta thanë se ata dhe familjet e tyre ishin më keq në fund të presidencës së Trump ose Obama./ VOA

trump biden obama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje