LIVE UPDATES
Bota

Zuckerberg: Meta do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram.

10 Janar 2025, 19:48 Nga N.F
Zuckerberg: Meta do të zgjerojë lirinë e shprehjes në
Foto ilustruese

SHBA- Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platforma e saj të tjera në internet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, vendimi i kompanisë Meta pason kritikat e vazhdueshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për kufizim të lirisë së shprehjes ndaj grupeve konsorvatore.

‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram. Që nga përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kompania Meta ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me zotin Trump ndërsa ai përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kompania ka kontribuuar një milion dollarë për fondin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

Këtë javë, drejtuesi i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet, që sipas tij, do të sigurojnë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platformat e tjera. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë konservatorë kanë akuzuar prej kohësh Facebook-un për censurë.

"Është koha për t'u kthyer në rrënjët tona kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes në Facebook dhe Instagram", tha ai. Trump mbështeti vendimin e kompanisë ‘Meta’.

"Sinqerisht, mendoj se ata kanë bërë përmirësime të mëdha", tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, Facebook do ta mbyllë programin e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj. Kufizimet do të hiqen për tema si emigracioni dhe identiteti gjinor. Reagimet ndaj ndryshimeve kanë qenë të ndryshme.

“Vendimi mund të ketë pasoja vërtet të dëmshme. Ne tashmë e dimë se gratë, njerëzit me ngjyrë, komuniteti LGBT+ dhe grupe të tjera si ato të shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës, përballen me një valë vërtetë të madhe diskriminimi, urrejtjeje dhe sulmesh në internet", thotë Ava Lee nga organizata “Global Witness”.

Ndërsa mund të ketë përmbajtje më konservatore në Facebook në aspektin afatshkurtër, pyetja më e madhe është nëse miliarderët në industrinë e teknologjisë kontrollojnë përmbajtjet në platformat e tyre.

“Liria që tani gëzoni në këto platforma, veçanërisht në Meta, është shumë e kufizuar. Në të vërtetë ajo nuk bazohet në asnjë lloj mbrojtjeje”, thotë Daniel Cochrane nga Fondacioni Heritage.

Zuckerberg theksoi se do të punonte me administratën Trump për të mbrojtur lirinë e shprehjes në nivel global.

“Ne do të punojmë me Presidentin Trump për t’u rezistuar përpjekjeve të qeverive në mbarë botën për të kufizuar lirinë e shprehjes”, tha ai

Megjithatë, përafrimi me administratën Trump për lirinë e fjalës ka të ngjarë të jetë pjesë e strategjisë së industrisë së teknologjisë për të arritur qëllimet e saj afatgjata, siç është hyrja në tregun kinez.

"Kjo u blen atyre shumë fuqi për pozicionimin afatgjatë gjeopolitik", thotë Kate Klonick nga Universiteti St. John’s. Facebook pritet t'i zbatojë këto ndryshime në javët e ardhshme./ VOA

zuckerberg meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj