LIVE UPDATES
Bota

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

Ky vendim synon t’i reduktojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi, të cilat financojnë luftën ndaj Ukrainës.

10 Janar 2025, 18:11 Nga N.F
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Thesarit. Ky vendim synon t’i reduktojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi, të cilat financojnë luftën ndaj Ukrainës.

Masat e së premtes janë “sanksionet më të rëndësishme deri më tani kundër sektorit rus të energjisë, që njëkohësisht është edhe burimi më i madh i të ardhurave për makinerinë e luftës së Kremlinit”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy kompanive ruse Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, të cilat eksplorojnë, prodhojnë dhe shesin naftë dhe 183 cisterna që bartin naftën ruse, shumë prej të cilave janë pjesë e të ashtuquajturave flota në hije, që operohen nga kompanitë joperëndimore. Ato përfshijnë edhe rrjete që tregtojnë karburante.

Shumë prej tyre janë përdorur për të dërguar naftën në Indi dhe Kinë. Në mesin e kompanive të përcaktuara në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara është edhe Industria e Naftës së Serbisë, e radhitur në listën e entiteteve që janë nënkontraktuese të Gazprom Neftit në Serbi. Kjo kompani ruse, krahas kompanisë mëmë Gazprom, aktualisht zotërojnë rreth 56 për qind të aksioneve të NIS-it.

Arsyetimi prapa sanksioneve është “të godasë secilën pjesë të zinxhirit të prodhimit dhe të shpërndarjes ruse”, sipas zyrtarit amerikan. Nëse këto sanksione zbatohen, sipas tij, ato do t’i kushtojnë Rusisë miliarda dollarë në muaj.

Në mesin e entiteteve të përcaktuara janë edhe disa drejtues të lartë të industrisë ruse të naftës.

“Nuk ka mbetur asnjë pjesë e zinxhirit të prodhimit dhe të shpërndarrjes që është i paprekur dhe jemi të bindur se shmangia e tyre do t’i kushtojë Rusisë edhe më shumë”, deklaroi zyrtari amerikan.

Sanksionet janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndërkohë që administrata e Presidentit Biden pajisi Ukrainën me rreth 64 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga sulmi i Rusisë.

“Ne presim që goditja e drejtpërdrejtë ndaj sektori të energjisë do të shtojë trysninë ndaj ekonomisë ruse që po përballet me një inflacion prej gati 10 për qind dhe që jep një parashikim të zymtë ekonomik për vitin 2025 dhe në të ardhmen”, sipas një zyrtari të administratës amerikane.

Sipas zyrtarëve amerikanë, këshilltarët e Presidentit Biden i kanë njoftuar këshilltarët e zotit Trump për sanksionet. Por, zyrtari i administratës së Presidentit Biden tha se do të varet “plotësisht” nga zoti Trump se kur dhe si do të mund t’i shfuqizojë sanksionet e vendosura gjatë mandatit të zotit Biden.

Ndihma ushtarake dhe sanksionet “i japin administratës së ardhshme dhe Ukrainës një instrument të konsiderueshëm ndikimi për të ndërmjetësuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, deklaruan zyrtarët amerikanë./VOA

shba rusia nafta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë