10 Janar 2025, 15:55
Nga N.F
Donjeck
RUSI- Rusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer sulmin vdekjeprurës ajror ndaj një dyqani ushqimor në qytetin e Donjeckut – të kontrolluar nga Moska – në lindje të Ukrainës, pasi një valë sulmesh ruse me dronë sulmuan disa rajone ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev. Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, tha se hetuesit rusë po hetojnë sulmin e kryer më herët gjatë 10 janar, duke pretenduar se një raketë HIMARS – që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës – goditi supermarketin, duke vrarë dy persona.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila është verifikuar nga Radio Evropa e Lirë, duket se shfaq një shpërthim masiv në një zonë ku gjendej një dyqan i vogël. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar këto akuza ruse. Forcat ajrore ukrainase, ndërkaq, thanë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 72 dronë të llojit Shahed në rajonet Poltava, Sumi, Harkiv, Çerkasi, Kiev, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Helmitski, Vinitsja dhe Herson.
Teksa sulmet ajrore dhe luftimet intensive po vazhdojnë, përpjekjet diplomatike për ndaljen e konfliktit po ashtu duket se janë intensifikuar. Ministria e Jashtme ukrainase tha më 10 janar tha se Kievi pret bisedime të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, të marrë detyrën më 20 janar.
“Ne po presim për një takim mes presidentëve tanë sepse për ne gjëja kryesore është që të punojmë së bashku me Amerikën... ne po përgatitemi për kontakte të niveleve më të larta menjëherë pas inaugurimit”, tha zëdhënësi i ministrisë, Heorhiy Tykhiy.
Kremlini tha se ka vullnet për një takim me Trumpin dhe ka pasur përparim në përgatitjen e një takimi, pasi presidenti i ri të inaugurohet.
“Për këtë nuk kërkohet asnjë kusht, është një dëshirë e përbashkët dhe vullnet politik për të pasur dialog dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese dialogu është i nevojshëm”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një ditë pasi Trumpi tha se po punohet për një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladumir Putin, ndonëse nuk dha detaje për kohën se kur do të zhvillohet ky takim./REL
donjeck
Bota
10 Janar 2025, 15:41
N.F
Protesta
RUMANI- Mijëra rumunë u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit në Bukuresht duk...
Bota
10 Janar 2025, 15:29
E. D
Barack Obama, Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka komentuar bisedën e tij me Barack Obamën, në funeralin ...
Bota
10 Janar 2025, 15:19
E. D
Groenlanda
GROENLANDA- Danimarka paralajmëron Presidentin e zgjedhur Trump se Groenlanda nuk është në shitje, por kërkon bashk&eu...
Bota
10 Janar 2025, 15:09
r.ll
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Seanca e parë plenare e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, ka filluar të pre...
Bota
10 Janar 2025, 13:33
ZH.LL
ukraine
UKRAINË- Sulmet ruse kundër Ukrainës vranë tre civilë dhe plagosën 19 gjatë ditës së kaluar, raportuan...
Bota
10 Janar 2025, 11:01
ZH.LL
los angeles
LOS ANGELES- Autoritetet arrestuan një burrë me dyshimin për zjarrvënie, pasi morën një telefonatë nga nj&eu...
Bota
10 Janar 2025, 09:23
ZH.LL
foto ilustruese
BRUKSEL- Planeti ka lëvizur një hap të madh më afër ngrohjes me më shumë se 1.5C, tregojnë të ...
Bota
10 Janar 2025, 08:38
ZH.LL
foto ilustruese
LOS ANGELES- Një avion zjarrfikës goditi një dron ndërsa po operonte mbi Palisades Fire të enjten në mbrë...
Bota
10 Janar 2025, 08:40
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Instituti gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" sheh shenja të fillimit të një va...
Bota
10 Janar 2025, 08:29
M.B
Protesta
AUSTRIA- Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Nj&eu...