LIVE UPDATES
Bota

Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri

Turqia dhe Izraeli kanë dislokuar trupa ushtarake në Siri pas përmbysjes së Bashar al-Assadit. Analistët paralajmërojnë për rritje të rrezikut të një konfrontimi të ri rajonal pas marrëdhënieve të tensionuara lidhur me luftën në Gazë.

10 Janar 2025, 19:11 Nga E. D
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
foto ilustruese

IZRAEL- Përmbysja e Bashar al-Assadit në Siri ka çuar në një ballafaqim mes Turqisë dhe Izraelit, ndërsa të dy vendet kanë dislokuar trupa në atë vend. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones nga Stambolli, analistët paralajmërojnë për një përshkallëzim të ri mes Turqisë dhe Izraelit pas marrëdhënieve të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.

Turqia dhe Izraeli kanë dislokuar trupa ushtarake në Siri pas përmbysjes së Bashar al-Assadit. Analistët paralajmërojnë për rritje të rrezikut të një konfrontimi të ri rajonal pas marrëdhënieve të tensionuara lidhur me luftën në Gazë.

Zëri i Amerikës bisedoi analisten Gallia Lindenstrauss e cila punon në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

“Në thelb, Turqia është një fqinj me Izraelin në veri, çka nuk ka ekzistuar më parë. Izraeli druhet se Siria do të shfrytëzohet përsëri për transferimin e armëve nga Irani. Kështu që Izraelit i duhet të ketë forca në Siri ndaj prania e forcave turke në Sirinë jugore do të krijojë një problem për Izraelin dhe rrezik për konfrontim”.

Një raport i qeverisë izraelite paralajmëron për këtë rrezik. Mbështetja publike e kryediplomatit izraelit, Gideon Saar, për kurdët sirianë, të cilët Ankaraja i cilëson terroristë, i ndezi edhe më tej tensionet. Udhëheqësit izraelitë dhe turq pretendojnë për lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Analistët thonë se kjo do të përbënte një zgjidhje të vështirë për presidentin e ardhshëm. Asli Aydintasbas është me Institutin Brookings me seli në kryeqytetin amerikan.

“Përbërja e kabinetit të zotit Trump ka një prirje pro-Izraelit dhe Netanyahut. Marrëdhëniet e dobëta mes Turqisë dhe Izraelit do të jenë problematike, kryesisht në Kongresin amerikan. Po të lësh mënjanë kabinetin e zotit Trump dhe burokratët që ka zgjedhur, ky grup në thelb beson se Turqia ka rol kyç në rajon”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërkon të luajë rol në ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gazë.

Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar me forcë lirimin e pengjeve nga Hamasi përpara fillimit të mandatit më 20 janar, dhe përparime për dhënien fund të luftës, kjo përbën një mundësi për Presidentin Erdogan për të forcuar lidhjet e tij me presidentin e ri amerikan.

Atilla Yesilada është analist për Turqinë me organizatën “GlobalSource Partners”.

“Duke supozuar se Izraeli ka fituar pjesën më të madhe të asaj që donte në Gazë, Erdogan-i në të vërtetë nuk ka shumë arsye për të sulmuar Izraelin çdo ditë, çka do të hiqte pengesën më të rëndësishme për marrëdhënie më të mira turko-amerikane”.

Një katalizator i mëtejshëm për uljen e tensioneve do të ishte normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Shumë presin që zoti Trump të rifillojë një përpjekje për këtë.

“Nëse Trumpi arrin një marrëveshje normalizimi mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, rrjedhimisht do të ketë një efekt pozitiv tek marrëdhëniet izraelito-turke. Sepse marrëveshja e normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite do të ketë një komponent palestinez dhe kjo do të qetësonte disa nga tensionet mes Izraelit dhe Turqisë për çështjen palestineze”, thotë analistja Gallia Lindenstrauss me Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë përpara luftës në Gazë kishin filluar të përmirësoheshin. Por pas rënies së Assadit, ushtritë e dy fuqive rajonale po përballen në Siri mes kërcënimeve të një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve./VOA

turqi izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj