All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Industria e Naftës së Serbisë në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Britanisë, Vuçiç: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus. Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania. Thesari tha se ka ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7-ës për të ulur të ardhurat energjetike të Rusisë që përdoren për luftën kundër Ukrainës.

10 Janar 2025, 18:22 Nga r.ll
Industria e Naftës së Serbisë në listën e sanksioneve
aleksander vucic
All - Paragraf - 1

SERBI- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që kanë shënjestruar edhe kompaninë serbe, Industria e Naftës së Serbisë, NIS. Thesari amerikan tha se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi.

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus. Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania. Thesari tha se ka ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7-ës për të ulur të ardhurat energjetike të Rusisë që përdoren për luftën kundër Ukrainës.

Administrata në largim amerikane e demokratit Joe Biden, i cilësoi sanksionet e fundit si më të rëndësishmet deri më tani ndaj sektorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të Moskës, që forcojnë ekonominë ruse.

Vuçiç: Sanksione të rënda dhe serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në një konferencë për shtyp më 10 janar, pas këtij publikimi nga Departamenti amerikan i Thesarit, se bëhet fjalë për "sanksione të rënda dhe serioze" dhe se kërkohet "largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it".

"Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus", tha presidenti Vuçiq.

Ai shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm "në mënyrë të rregullt", ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë.

Vuçiç tha se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, "gjë që ne do ta shfrytëzojmë që nesër".

"Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit", tha Vuçiç.

Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom. Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së. NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive të Naftës në Serbi, Tomisllav Miqoviç, ka thënë më herët se sanksionet eventuale do të ndikonin në tregun serb të derivateve të naftës, por shtoi se për të gjitha pengesat që mund të dalin, ka zgjidhje dhe se furnizimet nuk do të ndërpriten.

“Unë jam i bindur se ato sanksione - çfarëdo qofshin ato, nëse miratohen - nuk janë të drejtuara kundër Serbisë. Ndaj, besoj se do të gjendet një zgjidhje për të garantuar furnizim të sigurt të tregut vendas”, thotë Miqoviç për Radion Evropa e Lirë.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari, Sllovaki dhe Serbi.

SHBA: Sanksionet godasin burimin kryesor të financimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet, që shënjestrojnë entitetet që bëjnë biznes me rusët, kanë potencialin që t’i ofrojnë ekonomisë ruse miliarda dollarë në muaj. Më shumë se 180 anije, transportuese të naftës, që dyshohet se janë pjesë e një flote në hije, që përdoret nga Kremlini për të shmangur sanksionet ndaj sektorit të naftës, tregtarët, firmat e shërbimit të fushës së naftës dhe zyrtarë rusë të energjisë janë po ashtu pjesë e sanksioneve të reja.

Zyrtarët e Thesarit thanë po ashtu se disa anije që janë sanksionuar dyshohet se kanë transportuar naftën iraniane, që po ashtu është nën sanksione. Sanksionet e reja po ashtu godasin një projekt të madh të gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në Arktik, por edhe zyrtarë të lartë të Rosatomit, që është agjenci për ndërtimin e termocentraleve me energji bërthamore.

“SHBA-ja po ndërmerr veprime gjithëpërfshirëse kundër burimit kryesor të të ardhurave të Rusisë për financimin e luftës së saj brutale dhe të paligjshme kundër Ukrainës”, tha përmes një deklarate sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

“Me veprimet e sotme, ne po rrisim rrezikun e sanksioneve të lidhura me tregtinë e naftës ruse, përfshirë transportin dhe lehtësimin financiar për të mbështetur eksportet e naftës ruse”, shtoi Yellen.

SHBA-ja dhe shtetet evropiane i vendosën sanksione Rusisë disa ditë pas Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Perëndimi pati një qasje më të kujdesshme ndaj sektorit të energjisë së Rusisë, pas shqetësimeve për ndikimin që do të kishte në çmimet globale të energjisë.

Çmimet e naftës dhe gazit natyror fillimisht u rritën për shkak të frikës se do të ketë ndërprerje të furnizimeve, por disa muaj më vonë u rikthyen në nivelet që kishin qenë para se të niste pushtimi rus i Ukrainës. Në përpjekje që furnizimet me naftë ruse të vazhdonin, por njëkohësisht të prekeshin të ardhurat e Moskës, në dhjetor të vitit 2022 SHBA-ja dhe Evropa vendosën një çmim tavan prej 60 dollarësh për fuçi të naftës ruse. Perëndimi kërcënoi se do të sanksiononte çdo kompani transportuese që nuk do të respektonte këtë vendim.

Por, duke u përpjekur që të shmangte këtë çmim tavan, Rusia përdori qindra cisterna nafte në tregjet ndërkombëtare që zakonisht njihen me termin “flotë në hije”. Pavarësisht sanksioneve, Rusia vazhdoi të kishte miliarda dollarë të ardhura nga sektori i saj i energjisë, duke shtyrë Ukrainën që t’i kërkonte administratës Biden që Moskës t’i vendoseshin sanksione më të ashpra dhe zbatimi i tyre të ishte po ashtu më rigoroz./REL

industria e naftes se serbise aleksander vucic shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë