Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmet, sipas Izraelit, ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve kundër këtij shteti. Izraeli tha se në këtë sulm morën pjesë mbi 20 avionë luftarakë.
IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përfshirë një stacion të energjisë dhe portet detare, në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga rebelët.
Izraeli po ashtu ka paralajmëruar se do të shënjestrojë udhëheqësit e grupit. Që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë gjuajtur dhjetëra raketa dhe dronë drejt Izraelit, për, siç kanë thënë, t’u solidarizuar me palestinezët në Rripin e Gazës.
Sulmet ajrore izraelite vijnë pasi ushtria e Izraelit rrëzoi dy dronë që besohet se ishin lëshuar nga Jemeni një ditë më parë. Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar caqe ushtarake të rebelëve Huthi në zonën bregdetare dhe në pjesë të tjetra të Jemenit.
Sulmet, sipas Izraelit, ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve kundër këtij shteti. Izraeli tha se në këtë sulm morën pjesë mbi 20 avionë luftarakë.
Më pas, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha përmes një deklarate se rebelët jemenas u ndëshkuan për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj shtetit të tij.
“Siç kemi premtuar, rebelët Huthi po paguajnë dhe ata do të vazhdojnë të paguajnë çmim të lartë për agresionin kundër nesh”, tha ai, duke u zotuar se nuk do të tolerojë sulme ndaj Izraelit.
Pavarësisht dëmeve minimale, për shkak se sistemet izraelite të mbrojtjes kanë rrëzuar shumicën e raketave dhe dronëve të rebelëve, rebelët jemenas kanë penguar në mënyrë të ndjeshme jetën e civilëve në Izrael.
Ndërkaq, rebelët Huthi thanë se në 48 orët e fundit kanë shënjestruar Jafan, emrin që ata përdorin për t’iu referuar qytetit Tel Aviv të Izraelit.
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli lufton në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – grup që ka dënuar sulmet e fundit izraelite në Jemen.
Rebelët Huthi që nga nisja e luftës në Gazë po ashtu kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania./REL
foto ilustruese IZRAEL- Përmbysja e Bashar al-Assadit në Siri ka çuar në një ballafaqim mes Turqisë dhe Izraelit, ndër...
Putin dhe Trump SHBA- Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë pa vonesë. ...
aleksander vucic SERBI- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që k...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industris...
TikTok SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e apl...
pamje nga vendngjarja SHBA- Imazhet apokaliptike kanë lënë pas flakët e zjarrta në Los Anxhelos, pasi dhjet&e...
foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanks...
foto nga protestat BEOGRAD- Mijëra njerëz kanë bllokuar autostradën kryesore në kryeqytetin e Serbisë në kuadër t&e...
Yulia Navalnaya, Alexei Navalny RUSI- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, tha se mbikëqyrësi financiar i Rusi...
nicolas maduro VENEZUELË- Nicolas Maduro i Venezuelës është betuar për një mandat të tretë presidencial pavarë...