LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi, gjysma e amerikanëve besojnë se djali i Presidentit Biden u trajtua në mënyrë preferenciale

Sondazhi tregon se amerikanët ishin të ndarë sipas bindjeve partiake në mënyrën si e shihinin këtë çështje. Konkretisht, nga personat e anketuar, 75 për qind e tyre me bindje republikane besonin se Hunter Biden u trajtua në mënyrë preferenciale, krahasuar me vetëm 33 për qind të demokratëve.

24 Qershor 2023, 16:44 Nga k.m.
Sondazhi, gjysma e amerikanëve besojnë se djali i Presidentit Biden u
Hunter Biden

Sipas një anketimi të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së sondazheve IPSOS gjysma e amerikanëve besojnë se Hunter Biden, djali i Presidentit Joe Biden u trajtua në mënyrë preferenciale për arritjen e një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë ku ai pritet të pranojë fajësinë për akuzat federale që lidhen me mospagim të taksave federale dhe për armëmbajtje pa leje gjatë kohës që ishte përdorues droge. Falë kësaj ujdie ai pritet të shmangë dënimin me burg.

Sondazhi tregon se amerikanët ishin të ndarë sipas bindjeve partiake në mënyrën si e shihinin këtë çështje. Konkretisht, nga personat e anketuar, 75 për qind e tyre me bindje republikane besonin se Hunter Biden u trajtua në mënyrë preferenciale, krahasuar me vetëm 33 për qind të demokratëve.

Shumica e të anketuarave thanë se rasti me djalin e Biden nuk do të ndikonte në vendimarrjen e tyre për të votuar vitin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale. David Weiss, prokuror i shtetit të Dellauerit, i cili kreu hetimet ndaj djalit të Presidentit njoftoi të martën arritjen e marrëveshjes. Weiss u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump, dhe u mbajt në detyrë edhe pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it, me synimin për të vazhduar të trajtojë këtë çështje me ndjeshmëri politike.

Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë ngritur kritika për marrëveshjen e prokurorëve me Hunter Biden dhe shqetësimet për standardet e dyfishta në sistemin e drejtësisë amerikane janë tashmë një temë në fushatën presidenciale të vitit 2024.

Djali i Biden ka punuar si avokat, këshilltar për kompani të huaja, investitor bankar dhe i ka pranuar publikisht problemet e tij me përdorimin e lëndëve narkotike.

Sipas akuzës, Hunter Biden pati të ardhura prej më shumë se 1.5 milion dollarësh në vitin 2017 dhe 2018. Por ai nuk pagoi tatimet mbi të ardhurat për ato vite, pavarësisht detyrimeve prej më shumë se 100,000 dollarësh.

Ai akuzohet se zotëronte në mënyrë të paligjshme një armë zjarri për disa ditë në tetor të vitit 2018, kohë kur ai përdorte dhe kishte varësi ndaj drogës. Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme që përdoruesit e drogës të mbajnë armë zjarri. Ai arriti një marrëveshje paraprake me prokurorinë, një procedurë që përdoret në disa raste pë t’i lejuar të pandehurit që të shmangin burgun ose dënimin penal.

Marrëveshjet e Hunter Biden-it me Departamentin e Drejtësisë tashmë duhet të miratohen nga një gjykatës federal. Ai pritet të dalë para gjykatës së shtetit të Dellauerit në 26 korrik, ku pritet të pranojë fajësinë dhe të zyrtarizojë marrëveshjen. Nëse nuk do të ketë ndërlikime të minutës së fundit, gjasat janë që ai të mos dënohet me burg.

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj