LIVE UPDATES
Bota

Kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës së Strugës, pas shpalljes “non grata” nga SHBA

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur të premten se kishte ngritur një nismë që në vitin 2019 për hetime ndaj Merkos, por se kjo ishte humbur nëpër sirtarët e Prokurorisë Themelore në Strugë dhe të Këshillit Gjyqësor.

24 Qershor 2023, 16:41 Nga k.m.
Kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës së
Ramiz Merko

Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko si "persona non grata" vijon të jetë temë kryesore debatesh në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, me kërkesat e shtuara jo vetëm të opozitës për largimin nga posti të Merkos dhe ballafaqimin me drejtësinë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur të premten se kishte ngritur një nismë që në vitin 2019 për hetime ndaj Merkos, por se kjo ishte humbur nëpër sirtarët e Prokurorisë Themelore në Strugë dhe të Këshillit Gjyqësor.

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska u tha gazetarëve se kreu i Strugës kishte vepruar në kundërshti me vullnetin e Këshillit Komunal të Strugës; se i kishte shkaktuar dëme buxhetit gjatë prokurimeve publike për përfitime personale.

Këshilli Komunal nuk ka marrë një vendim të posaçëm për furnizimin e komunës me automjete në vitin 2018, ndërsa janë bërë lëshime proceduriale dhe gjatë debatit për ribalancin e buxhetit të komunës nuk është diskutuar fare për blerjen e veturave për nevojat e komunës, megjithatë ato janë blerë më pas”, tha zonja Ivanovska duke radhitur një sërë parregullsishë të tjera në punën e Ramiz Merkos.

Komuna që nga viti 2010 punonte me llogari të bllokuar bankare në kohën e blerjeve dhe furnizimeve me automjete luksoze, thekson Komisioni Antikorrupsion.

Avancimi i punonjësve në administratën komunale pa pëlqimin e Këshillit ishte një tjetër gjetje që shtyn Antikorrupsionin të fajësojë kryebashkiakun e Strugës. Sipas zonjës Ivanovska, akuzat dhe denoncimet ndaj Merkos ishin "humbur" nëpër labirintet e Prokurorisë komunale, Gjykatës Komunale, Këshillit Gjyqësor Republikan dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njësoj sikur Departamenti Amerikan i Shtetit edhe Komisioni kundër Korrupsionit në Shkup vëren se Ramiz Merko kishte ndikim tek një gjykatës në Strugë, nisma për hetimin e të cilit nuk ishte realizuar nga organet përkatëse, ndërsa ishte lejuar që rasti të vjetrohet.

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare kërkon me ngulm që Merko të tërhiqet nga posti i kryetarit të Komunës dhe organet hetuese të merren me gjetjet që Departamenti i Shtetit nënvizon në përcaktimin për të.  Por, jo vetëm opozita; edhe partneri i ri i koalicionit qeveritar, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi juridike nga Merko.

Ramiz Merko, lëri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse, të merren pa presione të pushtetit tënd, mos mbaj të gjithë Strugën peng nën akuzë, sepse nuk e meriton”, tha Lulzim Nasufi, përgjegjës i Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim, ku Ramiz Merko është zyrtar i lartë thotë se ka ngrirë funksionet e tij në parti, përkatësisht postin e tij të nënkryetarit të partisë, dhe inkurajon hetimin gjithpërfshirës jo vetëm ndaj Merkos, por dhe ndaj bartësve të funksioneve shtetërore e lokale./VOA

ramiz merko

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët