LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura

Ish-prokurorja demokrate Harris kryeson mes votuesve të mundshëm në Xhorxhia me rezultat 51% - 47%, ndërsa republikani Donald Trump ka një epërsi të vogël në Arizona, 49% - 46%. Rezultatet e dy anketave janë brenda kufirit plus ose minus 4.5 pikë për qind të gabimit. Në anketë morën pjesë 5016 votues të regjistruar nga 30 shtatori deri më 15 tetor.

21 Tetor 2024, 19:06 Nga E. D
Sondazhi: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet
kamala harris dhe donald trump

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump mbeten në një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të gazetës Washington Post dhe Fakultetit të Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason, të publikuar të hënën.

Ish-prokurorja demokrate Harris kryeson mes votuesve të mundshëm në Xhorxhia me rezultat 51% - 47%, ndërsa republikani Donald Trump ka një epërsi të vogël në Arizona, 49% - 46%. Rezultatet e dy anketave janë brenda kufirit plus ose minus 4.5 pikë për qind të gabimit. Në anketë morën pjesë 5016 votues të regjistruar nga 30 shtatori deri më 15 tetor.

Zonja Harris, e cila u bë kandidate e partisë demokrate pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, kishte gjithashtu një epërsi në Pensilvani, Miçigan dhe Viskonsin, tre shtete ku ajo do të bëjë fushatë të hënën me ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney.

Sipas anketës, republikani Donald Trump kryeson në Karolinën e Veriut dhe ka mbështetje të barabartë me zonjën Harris në Nevada 48% me 48%. Ish-Presidenti Trump do të mbajë një tubim fushate në Karolinën e Veriut më vonë të hënën, pas inspektimit të dëmeve të shkaktuara nga uragani “Helene”.

Kjo është hera e tretë që 78 vjeçari Trump garon për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në zgjedhjet e vitit 2020, ai e humbi garën ndaj demokratit Joe Biden. Ai vazhdon të fajësojë pa fakte manipulimin e votave për humbjen e zgjedhjeve të fundit dhe përballet me akuza penale në nivel federal dhe shtetëror për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Ai përballet edhe me një numër çështjesh të tjera penale. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje të ligjit.

Nënpresidentja demokrate Harris, 60 vjeç, ish-prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë dhe ish-senatore amerikane, po përpiqet të rindërtojë një koalicion të larmishëm me votues të rinj, gra dhe komunitetet pakicë, si edhe të marrë mbështetjen e disa republikanëve të zhgënjyer me qëndrimet e zotit Trump.

Sondazhi i publikuar të hënën nga gazeta Washington Post dhe Fakulteti i Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason u bën jehonë sondazheve të tjera të fundit të cilat tregojnë për një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura, edhe pse zonja Harris ka një epërsi në anketat në nivel kombëtar.

Sipas anketës, 49% e votuesve të mundshëm e mbështesin zonjën Harris dhe 48% zotin Trump. Mes votuesve të regjistruar, sondazhi i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës Ipsos javën e kaluar zbuloi se zonja Harris kishte një epërsi të qëndrueshme, 45% me 42% ndaj zotit Trump.

Megjithatë, rezultatet në kolegjet zgjedhore të shteteve do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të nëntorit. Shtatë shtetet e pavendosura ka të ngjarë të jenë vendimtare, me sondazhet e votuesve të tyre të mundshëm që ofrojnë një tregues më të qartë të gjendjes aktuale të garës presidenciale./VOA

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj