LIVE UPDATES
Bota

Sekretari i Shtetit Blinken, vizitë në Lindjen e Mesme

Vizita e Sekretarit Blinken, e njëmbëdhjeta në rajon që nga fillimi i luftës në Gazë, vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po hetojnë rrjedhjen e dokumenteve rreth planeve të Izraelit për një sulm hakmarrës ndaj Iranit, si dhe pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Jahja Sinuar, që zyrtarët amerikanë shpresojnë do të krijojë një moment të ri për një marrëveshje armëpushimi në Gazë.

21 Tetor 2024, 17:18 Nga E. D
Sekretari i Shtetit Blinken, vizitë në Lindjen e Mesme
fotot ilustruese

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një vizitë në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë Izraelin dhe disa shtete arabe. Vizita e Sekretarit Blinken, e njëmbëdhjeta në rajon që nga fillimi i luftës në Gazë, vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po hetojnë rrjedhjen e dokumenteve rreth planeve të Izraelit për një sulm hakmarrës ndaj Iranit, si dhe pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Jahja Sinuar, që zyrtarët amerikanë shpresojnë do të krijojë një moment të ri për një marrëveshje armëpushimi në Gazë. Ushtria izraelite goditi sot institucionin kryesor financiar të Hezbollahut në Liban, ndërsa grupi militant vazhdoi sulmet me raketa në pjesën veriore të Izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon të hënën një vizitë një javore në Lindjen e Mesme në përpjekje për të ringjallur procesin e negociatave për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi në një kohë kur Izraeli po planifikon një sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Sekretari Blinken do të vizitojë rajonin ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po hetojnë publikimin e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara që vlerësojnë planet e Izraelit për të sulmuar Iranin. Dokumentet, që besohet se i takojnë Agjencisë Kombëtare të Zbulimit Gjeohapësinor dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, tregojnë se Izraeli ende po përgatit pajisjet e veta ushtarake për një sulm ndaj Iranit. Këto dokumente të klasifikuara ‘tepër sekrete’ u postuan fillimisht në platformën ‘Telegram’. Hetimet synojnë të zbulojnë se kush kishte qasje në këto dokumente dhe si u realizua një gjë e tillë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, Sekretari Blinken do të diskutojë gjatë vizitës së tij planet për periudhën pas konfliktit dhe të theksojë nevojën “për gjetjen e një zgjidhjeje që u mundëson palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre të lirë nga tirania e Hamasit”, siç tha ai.

Gjatë takimeve në rajon, Sekretari Blinken pritet të kërkojë rritjen urgjente të ndihmës humanitare në Gazë, pas paralajmërimeve të javës së kaluar se administrata e Presidentit Biden do të detyrohet të kufizojë ndihmat ushtarake për Izraelin nëse vazhdon të pengojë futjen e ndihmës humanitare në Gazë.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë që vrasja e udhëheqësit të Hamasit Jahja Sinuar të krijojë një mundësi të re për armëpushim në Gazë, që mund të ndikojë edhe tek përpjekjet për të frenuar zgjerimin e konfliktit në Liban.

Sekretari Blinken po ashtu do të theksojë rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit të përshkallëzuar ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Të hënën në Bejrut shkoi edhe Këshilltari i lartë i Presidentit Biden, Amos Hochstein, i cili bëri thirrje për një mekanizëm të ri të zgjidhjes së konfliktit, duke thënë se rezolutat e Kombeve të Bashkuara që i dhanë fund luftës së Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, janë të pamjaftueshme në kushtet aktuale.

“Rezoluta 1701 arriti t’i japë fund luftës së vitit 2006. Por duhet të jemi të sinqertë se askush nuk bëri asgjë për ta zbatuar atë. Moszbatimi i saj ndër vite kontribuoi që sot të kemi këtë konflikt që kemi. Nuk mjafton që dyja palët të jenë të përkushtuara ndaj kësaj rezolute,” deklaroi ai.

Gjatë natës, shpërthime të fuqishme ndodhën në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Bejruti. Qindra banorë të kryeqytetit libanez u larguan nga shtëpitë e tyre ndërkohë që Izraeli goditi dhjetëra degë të një institucioni financiar të Hezbollahut në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit dhe Hezbollahu vazhdoi sulmet me raketa në pjesën veriore të Izraelit./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen