LIVE UPDATES
Bota

Fushata elektorale në SHBA si në botë të ndryshme, DW: Harris paraqitet si një luftëtare optimiste, ndërsa Trump përhap perspektiva të zymta për të ardhmen

Harrisi dhe Trumpi përdorin mesazhe krejtësisht të ndryshme gjatë fushatës: ajo paraqitet si një luftëtare optimiste, ndërsa ai përhap perspektiva të zymta për të ardhmen. Edhe këtu pasqyrohet ndarja e shoqërisë në SHBA.

21 Tetor 2024, 10:12 Nga r.ll
Fushata elektorale në SHBA si në botë të ndryshme, DW:
donald trump, kamala harris

SHBA- "It´s good to be back in Pennsylvania" ("Është mirë të kthehesh në Pensilvani") ose "We love you, Arizona! ("Të duam, Arizona!"): Kamala Harris dhe Donald Trump nuk kanë nevojë të thonë më shumë për të ndezur brohoritje të furishme gjatë tureve të tyre në SHBA. Megjithatë, kjo është e vetmja e përbashkët në performancat e tyre.

Harrisi punoi së bashku me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë për gati katër vjet. Në fushatën elektorale, megjithatë, ajo e prezanton veten si  njeri i diskriminuar dhe kjo ecën mirë.

"Ne kemi shumë punë përpara nesh," i bërtet ajo turmës ende euforike, "por tani vjen ajo që ia vlen: neve na pëlqen të punojmë shumë."

Harrisi dhe ushtria e saj e luftëtarëve të gëzuar po e arrijnë me punë fitoren: kështu e paraqet veten demokratja. Optimiste dhe e përkushtuar: për një të ardhme ku gratë vendosin për trupin e tyre, ku të gjitha mund të përballojnë përkujdesjen për fëmojët dhe të përfitojnë nga mundësitë e tyre.

Tone më të forta kundër Trumpit

Harrisi nuk e përdor më fjalën "gëzim" aq shpesh sa në fillim; ajo tani e prezanton veten si grua praktike, të dhembshur, të afërt dhe humane. Kur nëna e saj u sëmur nga kanceri, për shembull, ajo u kujdes për të, thotë ajo, para se të shpallë se përkujdesja në shtëpi do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore në të ardhmen.

Trumpi, nga ana tjetër, thotë Harrisi, interesohet vetëm për veten e tij. Atij i pëlqen më mirë të mbjellë frikë dhe të trembë njerëzit sesa të bëjë atë që bëjnë liderët e vërtetë: të zgjidhin problemet.

Toni i Harrisit ndaj Trumpit është bërë gjithnjë e më i ashpër dhe personal ditët e fundit. Ai nuk është person serioz, por zgjedhja e tij do të kishte pasoja brutale të rënda, thotë ajo. Ai është "gjithnjë e më i paqëndrueshëm" dhe i shkëputur nga roli i Presidentit.

Lojërat e Trumpit

Ajo u referohet sulmeve agresive të Trumpit ndaj Partisë Demokrate dhe asaj që ai e konsideron "të majtën ekstreme".Kjo sipas tij është armiku nga brenda, tha Trumpi gjatë fushatës së tij, "fundërrina që urren vendin tonë, një armik më i madh se Kina dhe Rusia".

Por në kanalin televiziv Fox Business ai tha se të çmendurit radikalë të sëmurë mund të viheshin nën kontroll shumë shpejt, nëse është e nevojshme nga Garda Kombëtare ose Ushtria.

Përdorimi i ushtrisë kundër bashkatdhetarëve të vet ishte dikur e papërfytyrueshme në SHBA. Trumpin e duartrokasin për këtë.

Fitore me skenarë apokaliptikë?

Në një kohë që Harrisi ua paraqet Amerikën mbështetësve të saj si një vend me mundësi të mëdha, Trumpi flet për një vend në rënie, të rrënuar nga demokratët, të cilët lanë të hyjnë në vend miliona e miliona emigrantë kriminelë dhe të çmendur për të shkatërruar Amerikën.

Po të marrë Harrisi edhe katër vite të tjera, i gjithë vendi do të bëhet kamp refugjatësh, pretendon ai.

Trumpi i kërcënon kundërshtarët e tij politikë me hakmarrje dhe shpagim, edhe sepse gjoja e kanë manipuluar drejtësinë për ta futur në burg. Në vend të kësaj, ai u premton votuesve të tij që 5 Nëntori të jetë dita e çlirimit.

Po të shohësh fushatën, Harrisi dhe Trumpi duket se po flasin për dy vende të ndryshme. Mbështetësit e tyre jetojnë në botë që thuajse nuk komunikojnë. As Trumpi dhe as Harrisi nuk kanë shumicën pas vetes.

Vendi është i ndarë në dy pjesë të barabarta. Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, në këtë nuk do të ndryshojë gjë./DW

donald trump kamala harris zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj