Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zgjedhjet e 26 tetorit shihen gjerësisht si një sprovë për Gjeorgjinë, nëse vendi do të kthehet në orbitën e Rusisë apo do të ruajë orientimin pro-perëndimor. Vitin e kaluar BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, një fazë e parë drejt anëtarësimit përfundimtar.
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili iu drejtua një turme prej mijëra vetësh në tubimin në kryeqytet të dielën, duke dhënë një mesazh të fortë pro-Bashkimit Evropian, vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, që do të jenë përcaktuese për të ardhmen evropiane të vendit.
Turmat e mbledhura në sheshin qendror të Tbilisit përfaqësojnë "një Gjeorgji të lirë", tha ajo.
"Këtu sot është shoqëria, njerëzit, gjeorgjianët që po shkojnë në Evropë", tha zonja Zourabichvili, e cila u ka kërkuar gjeogjianëve të votojnë kundër partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane'.
Zgjedhjet e 26 tetorit shihen gjerësisht si një sprovë për Gjeorgjinë, nëse vendi do të kthehet në orbitën e Rusisë apo do të ruajë orientimin pro-perëndimor. Vitin e kaluar BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, një fazë e parë drejt anëtarësimit përfundimtar. Por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm që kur 'Ëndrra Gjeorgjiane' miratoi një ligj për "agjentët e huaj" në maj, për të cilin kritikët thonë se është tregues se vendi po rikthehet tek Rusia.
Mijëra gjeorgjianë u mblodhën në Sheshin e Lirisë të dielën për të mbështetur katër grupet kryesore të opozitës pro-perëndimore që konkurrojnë fundjavën e ardhshme.
Presidentja Zourabichvili, e cila ka fuqi kryesisht ceremoniale, u zgjodh në vitin 2018 me mbështetjen e 'Ëndrrës Gjeorgjiane', por që atëherë është bërë një nga kritiket më të forta të saj./VOA
vladimir putin RUSI- Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IAEA) ka financuar kërkime shkencore shtetërore ruse ...
foto ilustruese MOLDAVI- Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50 për qind votuan "jo" në referendumin e së diel...
fethullah gulen TURQI- Fethullah Gylen, demoni i madh i Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në SHBA....
Foto ilustruese GJEORGJI- Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se pa...
Shatërvani Trevi ROMË- Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë është hedhja e një m...
Panairi PARIS- Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të dielën se kishte urdhëruar dikasterin e tij që të fillonte pr...
Foto ilustruese SHBA- Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çështjen e abortit në duart e shteteve në...
Aksidenti MAL I ZI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rozhajë të Malit t&...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të identifikuar mënyrën se si janë marrë e publikuar në m&...
Yoav Gallad IZRAEL- I vendosur për të përshkallëzuar, Izraeli duket se ka hartuar një plan për t'u hakmarrë ku...