LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi në SHBA: Aborti, të drejtat e grave rriten si përparësi

Sipas sondazhit nga Qendra Kërkimore për Çështjet Publike NORC dhe agjencia Associated Press, njëzet e dy për qind e votuesve në Shtetet e Bashkuara e shohin abortin dhe të drejtat e grave, si një nga pesë problemet me të cilat duhet të punojë qeveria. Kjo shifër është më shumë se dyfishuar që nga dhjetori, kur një sondazh tjetër gjeti një rritje të dukshme në përmendjen e abortit si përparësi, në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

1 Korrik 2022, 18:40 Nga d.a.
Sondazhi në SHBA: Aborti, të drejtat e grave rriten si
SHBA

SHBA- Një sondazh i ri tregon se një përqindje në rritje e amerikanëve e shohin abortin, ose të drejtat e grave, si përparësi, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi një vendim të mëparshëm, që u garantonte grave të drejtën për abort. Me zgjedhjet për në Kongres, që po afrohen, presidenti Joe Biden dhe demokratët do të kërkojnë të përfitojnë nga ky ndryshim. Por me pesimizmin e përhapur dhe një mori krizash me të cilat përballet vendi, nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë vendimi i Gjykatës së Lartë, për zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

Sipas sondazhit nga Qendra Kërkimore për Çështjet Publike NORC dhe agjencia Associated Press, njëzet e dy për qind e votuesve në Shtetet e Bashkuara e shohin abortin dhe të drejtat e grave, si një nga pesë problemet me të cilat duhet të punojë qeveria. Kjo shifër është më shumë se dyfishuar që nga dhjetori, kur një sondazh tjetër gjeti një rritje të dukshme në përmendjen e abortit si përparësi, në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Përmendja e abortit nuk shihet si përparësi vetëm tek amerikanët, që e mbështesin atë; në fakt sondazhi tregon se aborti shihet si përparësi mes amerikanëve me opinione të forta në të dyja anët e debatit – me rreth 30 për qind të amerikanëve që mendojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në të gjitha rastet dhe rreth 10 për qind që thonë se aborti duhet të jetë i paligjshëm në të gjitha rastet.

Carol Tobias ka qenë presidente e Komisionit Kombëtar për të Drejtën e Jetës dhe e sheh rritjen e interesit në lidhje me abortin si inkurajuese për ata që kanë punuar për një kohë të gjatë për këtë çështje.

"Për të rinjtë, ata që janë në shkollë të mesme dhe kolegj, fotografia e parë si foshnje ka qënë gjatë kontrollit me ultratinguj dhe ata e kanë parë veten para se të lindnin. Kështu që nuk jam e befasuar që shohim aktivitete të shtuara nga të rinjtë për lëvizjen pro-jetës".

Sondazhi i ri, i cili përfshinte intervista të kryera përpara dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, zbulon se përparësia për çështjen e abortit u rrit ndjeshëm pas vendimit.

Gjykata e Lartë e kaloi të drejtën e vendimmarrjes për abortin tek shtetet, dhe javën e fundit, guvernatorët dhe legjislaturat republikane kanë vepruar për të miratuar projektligje që ndalojnë ose kufizojnë abortet.

Sondazhi i kryer përpara vendimit, tregonte se shumica e amerikanëve, donin që gjykata ta linte çështjen Roe kundër Wade të pandryshuar. Shumica e amerikanëve mbështesin qasjen tek aborti në përgjithësi, megjithëse shumë thonë se duhet të ketë kufizime.

Roderick Hinton, i cili votoi për Joe Biden-in, e diskutoi çështjen e abortit dhe vendimet e ndryshme që do të marrin shtete të ndryshme me dy vajzat e tij të rritura.

"Mendoj se në të gjitha rrethanat, një grua duhet të ketë të drejtën për të marrë vendimin. Pavarësisht nëse është çështje kohe, parash, inçesti, përdhunimi, sido që të jetë puna. Në të njëjtën kohë, ka një pikë ku thjesht aborti nuk është i sigurt për shëndetin".

Presidenti Biden dhe demokratët janë zotuar të luftojnë për të drejtën e abortit, por kanë hasur vështirësi për të gjetur mënyrën si të veprojnë duke pasur parasysh kundërshtimin e republikanëve në senat. Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se ai do të mbështeste një përjashtim nga procedurat bllokuese në senat për të kthyer në ligj federal të drejtën e abortit.

Marrë nga VOA.

gjykata e larte ne shba ligji per abortin ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj