1 Korrik 2022, 16:19
Nga d.a.
grure
UKRAINË- Rusia konfirmoi se kishte nisur dërgimin e drithërave nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Një anije me 7000 tonë drithëra u largua të enjten, më 30 qershor nga porti i qytetit të pushtuar të Berdyanskut, sipas një zyrtari rajonal pro-rus.
Prej muajsh Kievi e ka akuzuar Rusinë se po vjedh drithërat e saj nga jugu i vendit dhe po bllokon eksportin nga portet, duke kontribuuar në krizën ushqimore globale, diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht.
Eksportet e grurit në Ukrainë kanë pësuar një rënie prej 43 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Ministrisë së Bujqësisë së Ukrainës, duke nënvizuar dëmin që i është shkaktuar sektorit kyç të ekonomisë së vendit nga pushtimi rus.
Bllokimi i porteve në Detin e Zi, një rrugë kyçe për anijet që transportojnë produktet ushqimore, kanë sjellë një rritje substanciale të çmimeve të produkteve ushqimore.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se këtë vit, vendi pritet të korrë 65 milionë tonë drithë dhe fara luledielli, krahasuar me 106 milionë në vitin 2021. Shkak për këtë rënie të prodhimit është humbja e një pjese të territorit ndaj Rusisë.
Ministria e Bujqësisë në Ukrainë bëri të ditur se fermerët në jug dhe lindje të Ukrainës kanë nisur tashmë të vjelin të korrat e 2022-it.
Marrë nga REL.
kriza e dritherave gruri i vjedhur ne ukraine
Bota
1 Korrik 2022, 15:46
d.a.
PSD
KOSOVË- Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) në një konferencë për shtyp ka kërkuar dorëheqjen e ministr...
Bota
1 Korrik 2022, 15:43
e.k
Talat Xhaferi
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e mbylli pak para mesnate debatin mbi një mocion mosbesimi kundër kryetarit...
Bota
1 Korrik 2022, 15:42
d.a.
Gjukanoviç dhe Patriarku
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshje...
Bota
1 Korrik 2022, 15:36
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në...
Bota
1 Korrik 2022, 15:32
d.a.
foto ilustruese
FINLANDË- Procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO duket se ka ende disa vështir&eum...
Bota
1 Korrik 2022, 15:08
d.a.
Kurti dhe Osmani
KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar një pritje me rastin e marrjes së presidencës së Ba...
Bota
1 Korrik 2022, 14:56
d.a.
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Një ditë pas Samitit të NATO-s në Madrid, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk dëshiro...
Bota
1 Korrik 2022, 14:31
d.a.
sulm ne Odesa
UKRAINË- Tetë persona tani janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë...
Bota
1 Korrik 2022, 14:27
d.a.
Foto ilustruese
BALLKAN- Moszhvillimi ekonomik dhe reduktimi i kapaciteteve demokratike, si dhe qasja e rezervuar dhe prania e pamjaftueshme e Bashkimit Ev...
Bota
1 Korrik 2022, 14:22
d.a.
Foto Ilustruese
TURQI- Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit Turk (RTÜK) ka bllokuar faqet e internetit të medias publike gjerman ...