LIVE UPDATES
Bota

Sot 3 Tetori, pesë fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë! Si u arrit dhe pse kremtohet?

Pas fundit tëLuftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi.

3 Tetor 2025, 08:29 Nga M.L
Sot 3 Tetori, pesë fakte për ditën e bashkimit të
Foto ilustruese

GJERMANI- Më 3 Tetor Gjermania feston ribashkimin e Lindjes dhe Perëndimit. Por si u arrit kjo? Si kremtohet kjo ditë? Dhe çfarë mendojnë sot gjermanët për bashkimin?

Pas fundit tëLuftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.

Si u arrit tek bashimi i Gjermanisë?

Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t’i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit, gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.

Pse kremtohet bashkimi më 3 Tetor?

Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.


Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.

Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë?

Fare qetësisht. Kushdo që pret të shohë anë e mbanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivitete të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat).

Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike”. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi.

Përse nuk ka një monument përkujtimor për ribashkimin?

Në fakt prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin.Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë më 9 nëntor 2007 Bundestagu vendosi, që të krijohet “Memoriali i lirisë dhe bashkimit”. Ideja ishte që përpara Forumit Humboldt në mes të Berlinit të instalohej një gjysmësferë 50 metra e gjatë – si një metaforë interaktive për demokracinë: Kur njerëzit të hyjnë në të, ajo anon në një drejtim – pikërisht në drejtimin ku shkojnë njerëzit. Por edhe sot më 2025 kjo ende nuk është realizuar. Kjo ka të bëjë me një grindje ndërmjet firmave të mandatuara dhe institucioneve përgjegjëse të qeverisë. Nëse dhe kur do të arrihet në një zgjidhje, kjo është e paqartë. Ndërkohë është vendosur vetëm bazamenti i gjysmë sferës.

A është Gjermania ndërkohë vërtetë e unifikuar?

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve politike sipas një sondazhi aktual të Institutit të Demoskopisë, Forsa rezulton, se Gjermania ende nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen: Ndërkohë vetëm 35 përqind e të anketuarve thonë, se Lindja dhe Perëndimi janë “zhvilluar thellësisht së bashku”. Perceptimi në dy pjesët e vendit ka dallime të mëdha: Në Lindje 23 përqind mendojnë, se gjermanët që nga viti 1990 janë bërë një popull, në Perëndim mendojnë kështu 37 përqind. Më 2019 ndjenja e unifikimit kishte nivelin më të lartë me një perceptim në kuotën 51 përqind të të pyeturve. Pyetjes së sondazhit nga Infratest dimap, se çfarë mungon për një unifikim të realizuar, 50 përqind u përgjigjën, se mungon barazia e pagave, pensioneve dhe pasurisë./ Dosja.al

gjermania 3 tetor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj