Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – është paralajmëruar se konflikti do të përshkallëzohet, nëse nuk e pranon planin e Trumpit.
EGJIPT- Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, tha të enjten ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.
Ai tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – është paralajmëruar se konflikti do të përshkallëzohet, nëse nuk e pranon planin e Trumpit.
Duke folur në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, Abdelatty tha se është e qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe se Izraelit nuk duhet t’i jepet asnjë arsye për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë.
“Mos t’i japim asnjë arsye një pale për ta përdorur Hamasin si arsyetim për këto vrasje të përditshme dhe të çmendura të civilëve. Ajo që po ndodh është shumë më tepër sesa 7 tetori”, tha ai, duke iu referuar sulmit të vitit 2023 nga grupi islamist ndaj Izraelit, ku, sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 200 të tjerë.
Ushtria e Izraelit i ka vrarë mbi 66.000 njerëz gjatë luftës pasuese në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
“Kjo ka kaluar çdo kufi hakmarrjeje. Kjo është spastrimi etnik dhe gjenocid në zhvillim. Pra, mjaft është mjaft”, tha Abdelatty.
Shtëpia e Bardhë publikoi këtë javë një dokument me 20 pika, i cili parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.
Të martën, Trump i dha Hamasit tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar planin.
Egjipti është ndërmjetësues i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, dhe Abdelatty tha se Kajroja po bashkëpunon me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë këtë plan.
“Nëse Hamasi nuk e pranon, atëherë e dini, do të jetë shumë e vështirë. Dhe natyrisht, do të kemi më shumë përshkallëzime. Prandaj, po bëjmë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë plan të zbatueshëm dhe të marrim miratimin e Hamasit”, tha ai.
Abdelatty shtoi se, ndonëse në përgjithësi mbështet propozimin e Trumpit për Gazën, nevojiten më shumë diskutime.
“Ka shumë boshllëqe që duhet të plotësohen, na nevojiten më shumë bisedime mbi mënyrën e zbatimit, sidomos mbi dy çështje të rëndësishme: qeverisjen dhe marrëveshjet e sigurisë”, tha ai.
“Ne e mbështesim planin e Trumpit dhe vizionin për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të ecim përpara”.
Kur u pyet nëse kishte frikë se plani i Trumpit mund të çonte në zhvendosje të detyruar të palestinezëve, ai tha se Egjipti nuk do ta pranonte këtë.
“Zhvendosja nuk do të ndodhë, nuk do të ndodhë sepse zhvendosja do të thotë fundi i çështjes palestineze”, tha ai. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në asnjë rrethanë”./REL
Keir Starmer ANGLI - Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer ka dënuar sulmin e tmerrshëm ndaj një sinagoge në Manchester, në ...
Vladimir Putin RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do ti përgjigjet militarizimit të europës. Gjatë t...
Vladimir Putin RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se duhet të jetë i përgaditur për gjithçka në ditët...
Volodymyr Zelenskyy DANIMARKË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paralajmëruar të enjten liderët evropianë se R...
Giorgia Meloni Giorgia Meloni është nën presion në rritje për të marrë një qëndrim më të fortë ...
Foto ilustruse SHBA - Valët e Oqeanit Atlantik kanë shembur gjashtë shtëpi në Karolinën e Veriut, të cilat janë kap...
Donald Trump SHBA - President i Amerikës Donald Trump është tallur me funksionin e ilaçeve, të cilat shërbejne për hum...
Foto ilustruse RUSI - Moska ka thënë se sanksionet kundër Iranit janë të paligjshme. Sipas saj rivendosja e tyre nga Kombet e Bash...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit nënkryetare e...
Foto ilustruse ANGLI - Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e cila ndodhi në Manchester. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë ...