LIVE UPDATES
Bota

Spasovski: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia

Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme të përditshme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme.

6 Mars 2023, 16:35 Nga k.m.
Spasovski: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia
Oliver Spasovski

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njohuri se kërcënimet me bomba, përveç nga territori maqedonase, vijnë edhe nga jashtë vendit, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet.

“Ditët e fundit, sipas forenzikës së kryer në MPB, alarmet kalojnë përmes adresave VPN, por telefonatat fillestare janë nga Irani dhe Rusia. Është e rëndësishme të theksohet se ato adresa VPN janë paguar për përdorimin e kriptomonedhave, gjë që e ndërlikon më tej mundësinë e përcaktimit të autorit të saktë të këtij krimi. Tashmë në procedurë hetimore janë disa persona të cilët e kanë bërë këtë edhe nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai hetim është në fazë të avancuar dhe kur të vijë momenti do ta informojmë opinionin”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme të përditshme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme.

Kjo ka bërë që të ketë ndërprerje të shumta të procesit mësimor, pasi alarmet me bomba marrin shumë kohë derisa ekipet kundër terrorit pranë MPB-së të konstatojnë nëse kërcënimet janë të vërteta.

“Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë periudhës së kaluar, sepse për ne siguria dhe qetësia e qytetarëve janë në radhë të parë”, deklaroi Spasovski.

Në objektet shkollore, të premten, më 3 mars, kishte kontrolle dhe prani të policisë, pas çka nuk është regjistruar asnjë alarm për bomba.

Kjo sipas MPB-së është pjesë e masave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi, por ky institucion nuk ka sqaruar nëse drejtuesit e shkollave dhe të institucioneve tjera janë udhëzuar të çaktivizojnë postat elektronike, përmes të cilave edhe janë dërguar kërcënimet. Paraprakisht, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që gjatë ditëve që ka paralajmërime për vendosjen e bombave, mësimi të mbahet në distancë me qëllim që nxënësit të mos humbin orët mësimore.

Gjatë javës së kaluar, vetëm brenda një dite të vetme, forcat e policisë në Shkup kanë evakuuar personelin dhe nxënësit nga 14 shkolla për shkak të alarmeve që kishin marrë përmes postës elektronike për vendosjen të bombave. Alarmet për vendosjen e bombave, drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut i kanë cilësuar si "sulme terroriste hibride" që vijnë nga jashtë./REL

oliver spasovski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj