LIVE UPDATES
Bota

Tentoi të rrëzonte qeverinë, dënohet me 15 vite burg liderja e opozitës në Bjellorusi

Mijëra persona janë arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor dhe ka pasur raporte të besueshme se të arrestuarit janë keqtrajtuar dhe torturuar nga forcat e sigurisë.

6 Mars 2023, 15:37 Nga a.l
Tentoi të rrëzonte qeverinë, dënohet me 15 vite burg liderja
Svyatlana Tsikhanouskaya

BJELLORUSI- Një gjykatë në Minsk ka dënuar në mungesë me burgime të gjata lideren opozitare në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, dhe katër liderë të tjerë opozitarë, për akuzat që gjerësisht konsiderohen se janë të motivuara politikisht. Gjykata e Qytetit të Minskut më 6 mars dënoi Tsikhanouskayan me 15 vjet burgim, ndërkaq politikanin tjetër opozitar, Paval Latushka me 18 vjet. Tre figurat e tjera opozitare, Maryya Maroz, Volha Kavalkova, dhe Syarhey Dylevski u dënuan me nga 12 vjet burgim.

Gjykatësi Pyatro Arlou shpalli pesë politikanët opozitarë fajtorë për tentim të rrëzimit të Qeverisë, krijim dhe udhëheqje të grupit ekstremist, nxitje të urrejtjes dhe dëmtim të sigurisë kombëtare. Të pesë figurat opozitare janë larguar nga Bjellorusia në fillim të protestave masive vdekjeprurëse, që u mbajtën për të kundërshtuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020. Këto zgjedhje, udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar. Opozita bjelloruse dhe qeveritë perëndimore thonë se zgjedhjet u manipuluan dhe fituesja e vërtetë e zgjedhjeve është Tsikhanouskaya. Tsikhanouskaya tha se gjykimi ndaj saj ishte “farsë” dhe “hakmarrje” nga Lukashenko, dhe shtoi se nuk i është dhënë qasje në dokumentet e gjykatës.

Kështu regjimi ‘shpërbleu’ punën time për ndryshime demokratike në Bjellorusi”, shkroi ajo në Twitter pas publikimit të vendimit.

Por, sot nuk mendoj për dënimin tim. Mendoj për mijëra të pafajshëm, të arrestuar dhe dënuar me dënime të vërteta me burg”, shtoi ajo.

Shqiptimi i dënimeve u bë i ditur disa ditë pasi një gjykatë në Bjellorusi zgjati dënimin me burgim për 18 muaj ndaj burrit të Tsikhanouskayas, Syarhey Tsikhanouski, për shkak të siç u tha, “shkeljes” së rregulloreve të brendshme në paraburgim.

Tsikhanouski është duke shërbyer 18 vjet burgim për akuza që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020. Ai kishte njoftuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale duke sfiduar Lukashenkën, por u diskualifikua nga gara dhe u arrestua para mbajtjes së zgjedhjeve. Më pas, gruaja e tij nisi fushatën për t’u bërë presidente.

Mijëra persona janë arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor dhe ka pasur raporte të besueshme se të arrestuarit janë keqtrajtuar dhe torturuar nga forcat e sigurisë. Disa persona kanë vdekur gjatë shtypjes së protestave. Lukashenka, 68 vjeç, varet shumë nga mbështetja ruse, teksa përballet me sanksione perëndimore. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera refuzojnë ta pranojnë fitoren e vetëshpallur të Lukashenkës në zgjedhjet e vitit 2020./REL

svyatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë