LIVE UPDATES
Bota

Spitalet në Gjermani kanë nevojë urgjente për gjak, kërkohet dyfishimi i numrit të dhuruesve të rregullt

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent.

12 Qershor 2022, 15:21 Nga k.m.
Spitalet në Gjermani kanë nevojë urgjente për gjak,
Foto ilustruese

Në Gjermani dhurohet shumë pak gjak, në spitale nevoja është e madhe. Për një furnizim të mirë të tyre do duhej të dyfishohej numri i dhuruesve të rregullt. Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë nevojë. Por raftet janë gati bosh në një kohë që spitalet kanë nevojë për rezerva të mjaftueshme edhe për shkak të gjendjes së pasigurtë në lidhje me virusin Corona.

Gjatë pandemisë u shtynë mjaft operacione që nuk lidheshin me rrezik jete, e ato kanë filluar të zhvillohen këto muaj, duke rritur kërkesën për konservat e gjakut në spitale, është shprehur një zëdhënës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq gjerman, DRK, në bisedë me AFP. “Kemi shumë pak konserva për një kohë të ndërmjetme, shumë pak rezerva, raftet gati kudo janë bosh.”

Rënia gjatë pandemisë dhe shkaqet demografike

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent. Arsyeja tjetër- pandemia.Gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljeve të përkohshme u kufizua shumë edhe hyrja në klinika, dhe kjo ka çuar në rënie të dhurimeve. Vërtet, sipas DRK, ka mjaft dhurues për herë të parë, që sidomos gjatë pandemisë ndihmuan grupet e rrezikuara. Por këta dhurues të rinj, duhet të rifitohen sërish, e të binden që të ofrojnë rregullisht gjak.

Një rol tjetër në mungesën e rezervave të gjakut luan edhe ndryshimi demografik në Gjermani. Nga njëra anë dhurimi i gjakut është vetëm i mundur deri në moshë të caktuar. Pra vjen një moment që dhuruesit e rregullt dalin nga lista e dhurimit. Nga ana tjetër me rritjen e numrit të personave të moshuar rritet edhe nevoja për më shumë rezerva gjaku. Rezervat e gjakut mbahen vetëm për 42 ditë, përqëndrime të caktuara madje vetëm pak ditë.

“Kemi nevojë një kthesë të trendit”

“Ne kemi nevojë tani për një kthesë të këtij trendi”, për të mënjanuar një gjendje emergjence, është shprehur një zëdhënës i DRK. Aktualisht vetëm 3% e të gjithë dhuruesve potencialë vijnë rregullisht për të dhuruar gjak. Për të mbuluar nevojat në të gjithë Gjermaninë nevojiten të paktën 6% dhurues. Një ose dy herë dhurime në vit janë një kontribut i mirë, thuhet.

Kush lejohet të dhurojë

Në Gjermani lejohen të dhurojnë të gjithë personat nga mosha 18-68 vjeç. Përjashtime bëhen në raste sëmundjesh të caktuara, gjatë shtatzanisë apo udhëtimeve në zona të caktuara ku ka rrezik për sëmundje si malarja. Edhe pas infektimit me Corona nuk lejohet dhurimi i gjakut për dy javë pas shërimit.

Femrat mund të dhurojnë katër herë ndërsa burrat gjashtë herë gjak në vit. Mes dy dhurimeve duhet të ketë një pushim prej tetë javësh, që trupi të kompensojë humbjen e hekurit. Me një dhurim gjaku mund t’u ndihmohet deri 6 personave./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj