23 Nëntor 2022, 14:53
Nga I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media sot ka folur për takimin që do të mbahet në Bruksel në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Stano ka thënë se qëllimi është gjithmonë gjetja e një zgjidhjeje në frymën evropiane për situatën aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne këtë moment mund të konfirmoj që i kemi ftuar dy palët, dhe kemi marrë konfirmimin që do të vijnë dhe do të kemi një takim sot në Bruksel.Qëllimi është si gjithmonë të gjendet një zgjidhje në frymën evropiane për situatën aktuale”, ka thënë Stano.
Ai tutje ka theksuar se sa herë që kryenegociatorët pajtohen për diçka, atëherë ftohet një takim i nivelit të lartë pastaj. Ndërkohë ka shtuar se takimi i së hënës ka qenë një dështim dhe ka bërë thirrje që palët të sillen në mënyrë evropiane.
‘Ju e dini që takimet e kryenegociatorëve zakonisht pasohen nga takimet e nivelit të lartë kur kryenegociatorët janë të gatshëm të pajtohen. Ne kemi parë dialogun e të hënës me liderët e dy palëve, fatkeqësisht ai takim nuk solli asnjë rezultat”, tha Stano.
Ai ka thënë se Brukseli pret gjetjen e një zgjidhje, meqë sipas tij një krizë si kjo s’është parë me vite.
“BE ripërsëritë që pret sjellje evropiane nga dy palët për të gjetur zgjidhje për këtë situatë, që është situatë krize, që s’e kemi parë prej vitesh”, ka theksuar Stano.
peter stano besnik bislimi petar petkoviç
Bota
23 Nëntor 2022, 14:25
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Egjipti do të sigurojë 5,000 punëtorë sezonalë për të ndihmuar në plotësimin e nevojave...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:38
a.l
Operacioni i Greqisë
GREQI- Qendra e Refugjatëve Alexandra Avenue shtë bastisur për herë të dytë nga forcat e policis&eu...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:44
I.A
Pamje nga ngjarja
KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një punonjës supermaketi ka sulmuar një ...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:38
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Sulme të reja janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kl...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:22
a.l
vritet Derrick Kitling
SHBA- Një rast i ngjashëm me atë të vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd është raportuar n...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:27
e.k
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku do të nxjerrë në ankand orën e tij. Vendimi u mor nga Ati i Shenjtë ...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:23
F.M
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurt...
Bota
23 Nëntor 2022, 13:04
I>A
Albin Kurti
KOSOVË- Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj &cced...
Bota
23 Nëntor 2022, 12:58
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se Shefi i Bashkimit Evrop...
Bota
23 Nëntor 2022, 12:22
a.l
Legnano
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Legnano të Italisë. Një 10- ...