LIVE UPDATES
Bota

Staroviç: Rivlerësimi i gatishmërisë së forcave serbe, pas tërheqjes së Policisë së Kosovës

Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me rivlerësimin e situatës së sigurisë nga Serbia.

2 Qershor 2023, 19:46 Nga f.i
Staroviç: Rivlerësimi i gatishmërisë së forcave
forcat serbe

KOSOVË- Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me rivlerësimin e situatës së sigurisë nga Serbia.

“Pas kësaj, do të mund të pasonte hapi i dytë, të cilin e ka përmendur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”,- tha Staroviç për Radion Evropa e Lirë (REL), më 2 qershor.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, më 26 maj, shpallën vendosjen e Ushtrisë së Serbisë në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata dislokuan njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 31 maj apeloi që Qeveria e Kosovës të tërheqë forcat policore nga veriu, ndërsa Qeveria e Serbisë të ulë gatishmërinë luftarake të ushtrisë. Staroviç tha se vendimi për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë është masë parandaluese. Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është ende e tensionuar, ndonëse, siç tha ai, deri diku është stabilizuar.

“Lëvizja kryesore që do të duhej të ndodhte, pa të cilën në thelb nuk ka normalizim të qëndrueshëm, është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ata nuk e kanë vendin aty. Vetë prania e tyre në veri është një faktor serioz jostabiliteti. Ata duhet të tërhiqen”, tha Staroviç.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 2 qershor, ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në komunat në veri të Kosovës, pjesëmarrjen e serbëve në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kërkesa e tij pasoi një javë tensionesh në veri të Kosovës.

Popullata lokale kundërshton kryetarët e rinj zgjedhur shqiptarë në komunat me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Nemanja Staroviq vlerësoi gjithashtu se propozimet e Bashkimit Evropian për tejkalimin e situatës aktuale në Kosovë janë të mira, por theksoi se më e rëndësishmja është tërheqja e policisë speciale nga veriu, në mënyrë që, siç vlerësoi ai, të ulen tensionet. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e Beogradit zyrtar se parakusht për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri të Kosovës është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2023, 19:02 k.m.

Kyriakos Mitsotakis infektohet me COVID-19

Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis, i cili anuloi udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki, u diagnostikua me koronavirus. N&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj