LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: NATO ka dyfishuar numrin e grupeve luftarake nga Baltiku në Detin e Zi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kievin dhe këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe shndërrimi i komisioni aktual NATO-Ukrainë, në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i dhënë Kievit një vend të barabartë në tryezë mes 31 aleatëve.

16 Qershor 2023, 18:49 Nga I.A
Stoltenberg: NATO ka dyfishuar numrin e grupeve luftarake nga Baltiku në
Foto nga mbledhja

BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të premten në Bruksel në ditën e dytë dhe të fundit të bisedimeve që u përqëndrua tek mbështetja edhe më e madhe për Ukrainën, në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus, si dhe masat për të garantuar sigurinë euro-atlantike. Pas sulmit ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe frikës nga akte të mundshme sabotazhi nga ana e Rusisë, NATO ra dakord për krijimin e një qendre të re që do të ndihmojë në mbrojtjen e tubacioneve dhe kabllove nënujore perëndimore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kievin dhe këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe shndërrimi i komisioni aktual NATO-Ukrainë, në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i dhënë Kievit një vend të barabartë në tryezë mes 31 aleatëve.

"Ambicia jonë është që takimi i parë i këshillit të ri të mbahet në Vilnius me pjesmarrjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Ne të gjithë jemi dakord që gjatë dekadës së fundit Ukraina eshtë afruar më shumë me NATO-n. Të gjithë aleatët pajtohen se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Ne nuk do të diskutojmë çështjen e ftesës në takimin e Vilniusit, por se si mund ta afrojmë Ukrainën më pranë NATO-s dhe kam besim se do të gjejmë zgjidhje dhe konsensus gjatë këtij takimi”.

Në hapje të takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli mbi kërcënimin që paraqet për Evropën lufta në Ukrainë.

“Agresioni i Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës, përbën kërcënimin më serioz për sigurinë euroatlantike të një brezi. Aktualisht kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s dhe shumë të tjerë në gatishmëri të lartë, të gjithë të mbështetur nga mjete të rëndësishme ajrore dhe detare. Ne kemi dyfishuar numrin e grupeve luftarake shumëkombëshe nga Baltiku në Detin e Zi”, tha ai.

Ndërkohë sot ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk arritën një marrëveshje mbi planet e reja se si aleanca do t'i përgjigjej një sulmi rus. Sipas një diplomati, vendimi ishte bllokuar nga Turqia, për shkak te mosmarrveshjeve lidhur me formulimin e vendndodhjeve gjeografike, përfshirë dhe ato qe lidhen me Qipron. Megjithatë diplomati nuk e përjashtoi mundësinë për të gjetur një zgjidhje përpara takimit të nivelit te lartë të NATO-s, qe mbahet në korrik në Vilnius.

Të ashtuquajturat plane rajonale përfshijnë me mijëra faqe planesh sekrete ushtarake, që do të detajojnë se si aleanca do t'i përgjigjej një sulmi rus. Për dekada të tëra NATO nuk e kishte parë nevojën për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë dhe hartimi i dokumenteve nënkupton një ndryshim thelbësor. Por me fillimin e luftës më të përgjakshme në Evropë që nga viti 1945, aleanca ka paralajmëruar tashme se duhet të jetë gati përpara se të shpërthejë një konflikt me një kundërshtar tjetër si Moska.

Po kështu NATO ra dakord për krijimin e një qendre të re qe do te ndihmoje ne mbrojtjen e tubacioneve dhe kabllove nënujore perendimore pas sulmit ndaj gazsjellesit Nord Stream, dhe frikes nga akte te mundshme sabotazhi nga ana e Rusise.

Dy ditë diskutime mes ministrave të mbrotjes në Bruksel treguan se aleanca nuk është ende gati për një udhëheqës të ri. Takimi dëshmoi një rritje të mbështetjes për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, që të vazhdojë të qëndrojë në krye edhe pas përfundimit të mandatit të tij në muajin shtator. Kryeministrja e Danimarkës, një nga kandidatet e mundshme për postin, tha se nuk do të kandidonte. Por ajo shtoi se do ta mbështeste zotin Stoltenberg nëse ai do të ishte i gatshëm të zgjaste mandatin e tij. Edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se nuk ka në plan të kandidojë.

Zoti Stoltenberg, ka qenë zyrtari më i lartë civil i NATO-s që nga viti 2014. Mandati i tij do të përfundonte vitin e kaluar, por u zgjat për të garantuar stabilitet në krye të aleancës, pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e bëri të qartë se do të mbështeste zotin Stoltenberg, nëse një gjë e tille do të ishte e nevojshme.

"Nëse nuk biem dakord për një kandidat, NATO nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë pa një sekretar të përgjithshëm dhe sigurisht që unë jam për një zgjatje të mandatit, veçanërisht pasi vlerësoj bashkëpunimin tone (me zotin Stoltenberg)".

I pyetur të enjten nëse do të ishte i gatshëm të qëndronte në detyrë, zoti Stoltenberg nuk e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë, por u tha gazetarëve se ai vetë nuk kishte asnjë qëllim të kërkonte zgjatje të mandatit.

Në takimin e Vilnusit në Lituani më 11 dhe 12 korrik, udhëheqësit e NATO-s pritet të diskutojë mbi këtë çështje me synimin për të zgjedhur një pasardhës të zotit Stoltenberg. Por deri tani nuk është propozuar publikisht asnjë kandidat dhe zakonisht aleanca vendos me konsensus se kush duhet të emërohet.

Takimi i Vilnusit në nivel kryetarësh të shteteve do të shërbejë si një shfaqje simbolike e mbështetjes për Ukrainën. Udhëheqësit e aleancës pritet të nënvizojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të zgjerojë luftën drejt perëndimit.

Marrë nga VOA

nato jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj