LIVE UPDATES
Bota

Stoltengerg e quan të rrezikshme retorikën bërthamore të Rusisë: Përdorimi i armëve bërthamore do të ndryshojë natyrën e konfliktit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është “e rrezikshme, e pamatur dhe e papërgjegjshme”.

26 Tetor 2022, 17:05 Nga I.A
Stoltengerg e quan të rrezikshme retorikën bërthamore të
Jens Stoltenberg

SHBA- Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një "bombë me element radioaktivë" janë "tërësisht të rreme", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sekretari Stoltenberg foli të martën, gjatë një vizite në aeroplanmbajtësen U.S.S. George H.W. Bush e cila po merr pjesë në një stërvitje të NATO-s në Detin Adriatik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është “e rrezikshme, e pamatur dhe e papërgjegjshme”.

"Përdorim i armës bërthamore në Ukrainë do të ndryshojë rrënjësisht natyrën e konfliktit. Presidenti Putin, Rusia, e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Dhe ata gjithashtu e dinë, se do të kishte pasoja të rënda", tha zoti Stoltenberg.

Ai shtoi se aleatët e NATO-s e hedhin poshtë pretendimin e rremë të Rusisë, një vend që shpesh akuzon të tjerët për atë që synon të bëjë vetë.

"Ne e kemi parë këtë të ndodhë më parë, që nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzim të mëtejshëm. Bota po e ndjek situatën nga afër", tha zoti Stoltenberg.

Shefi i NATO-s përshëndeti sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, duke thënë se ai po ndihmon ushtarakisht Rusinë.

“Në ditët e fundit kemi parë gjithashtu Iranin të mbështesë përpjekjet ruse në luftë. Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ndihmojë një agresor në një luftë të paligjshme. Përshëndes faktin që aleatët dhe Bashkimi Evropian po zbatojnë sanksione të forta ndaj Teheranit”.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kompania “Energoatom”, e cila operon katër termocentralet bërthamore të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete gjatë javës së fundit në termocentralin bërthamor të pushtuar të Zaporizhias.

Energoatomi tha të martën se "dyshon" se rusët po përgatisin "një akt terrorist, duke përdorur materiale bërthamore dhe mbetje radioaktive" të depozituara në central. Ai shtoi se shkatërrimi i depozitave të karburantit bërthamor të konsumuar, do të çonte në një aksident rrezatimi dhe ndotje radioaktive në një sipërfaqe prej disa qindra kilometrash katrorë.

Marrë nga VOA

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj