26 Tetor 2022, 15:47
Nga e.k
Joe Biden dhe Mohammed bin Salman
ARABIA SAUDITE- Princi i kurorës së Arabadisë Saudite Mohammed bin Salman është tallur me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe ka vënë në pikpyetje gjendjen e tij mendore pas "gafave" që ai ka bërë në publik kohët e fundit. Mediat e huaja raportojnë se Bin Salman nuk e ka pasur kurrë të preferuar Biden dhe nuk ka pasur raporte me të duke e cilësuar si zëvendëspresident nën urdhërat e ish-presidentit Brack Obama.
Gazeta "Wall Street Journal" shkruan në një shkrim të saj se duke cituar burimet brenda pallatit mbretëror Bin Salman është tallur me kreun e shtetit amerikan dhe ka vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore. Më tej, gazeta shkruan se Bin Salman shprehet se vlerëson më shumë ish-presidentin Donald Trump. Por Arabia Saudite i ka mohura këto lajme. Në një deklaratë për mediat të ministrit të Jashtëm, princi Faisal bin Farhan thuhet se udhëheqësit mbretërore saudit i kanë respektuar gjithmonë presidentët amerikanë.
“Udhëheqësit e mbretërisë kanë respektuar gjithmonë presidentët amerikanë. Ne besojmë thellësisht në rëndësinë e një marrëdhënieje të bazuar në respektin reciprok. Këto pretendime janë krejtësisht të rreme,”- tha ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan.
Dhe Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër i përshkroi lajmet si qesharake. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre thotë se presidenti ka qenë i qartë që nga fillimi se marrëdhëniet e SHBA-së me Arabinë Saudite duhet të rishikohen.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë që nga fillimi i kësaj administrate se ne duhej të rishikonim marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite”, tha ajo.
Më 5 tetor, Arabia Saudite, e cila kryeson organizatën OPEC+, votoi për të ulur prodhimin e naftës me rreth 2 milionë fuçi në ditë. Biden ka kritikuar fort vendimin dhe mbretërinë, duke paralajmëruar për pasojat e afërta, por pa specifikuar natyrën e përgjigjes së tij.
mohammed bin salman joe biden
Bota
26 Tetor 2022, 15:53
d.a.
Osmani, Krivaqa dhe Sejdiu
KOSOVË- Ka përfunduar seanca e sotme për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj Dardan K...
Bota
26 Tetor 2022, 15:55
k.m.
Mona Naghib
Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës hapën zjarr ndaj një automjeti në lëvizje në Saravan, ...
Bota
26 Tetor 2022, 15:45
d.a.
36-vjecari
GREQI- Një tjetër i pandehur është dërguar në burg për rastin e përdhunimit dhe prostituimit të nx&...
Bota
26 Tetor 2022, 15:40
d.a.
Meloni
ITALI- Qeveria e Georgia Melonit po përgatitet të ndalojë hyrjen në ujërat territoriale italiane të dy anijeve t&...
Bota
26 Tetor 2022, 15:23
d.a.
Shoigu dhe Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë sot në një stërvitje të forcave strategjike bërthamore t...
Bota
26 Tetor 2022, 15:20
I.A
Mercedes Benz
RUSI- Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që tërhiqet nga Rusia, pas pushtimit të Ukrai...
Bota
26 Tetor 2022, 15:19
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur me urgjencë letrës së për...
Bota
26 Tetor 2022, 15:00
d.a.
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se do të ishte mirë që n&eum...
Bota
26 Tetor 2022, 15:00
e.k
Zoran Bozhinovski
SHKUP- Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili është dhe pronari i portalit Burevesnik është rrahur mbrëmjen e d...
Bota
26 Tetor 2022, 14:44
e.k
Valdete Osmani
KOSOVË- Valdete Osmani, nëna e Marigona Osmanit. e cila u vra brutalisht gushtin e vitit të shkuar ka bërë një...