LIVE UPDATES
Bota

Grupi "Studentët 2.0" thonë se do të vazhdojnë protestën në Beograd: Ne duam të mësojmë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të enjten me përfaqësuesit e grupit “Studentët 2.0” dhe u kërkoi atyre që të largohen nga Parku i Pionierit për një ditë, më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve.

14 Mars 2025, 13:07 Nga r.ll
Grupi "Studentët 2.0" thonë se do të vazhdojnë
foto e grupit

BEOGRAD- Grupi i studentëve që protestojnë në Parkun e Pionierit në Beograd dhe kërkojnë ndalimin e bllokadave të fakulteteve, do të qëndrojë aty edhe më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve, tha të premten Millosh Pavlloviç, përfaqësues i grupit “Studentët 2.0”.

Ai tha se të mbledhurit në Parkun e Pionierit, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 13 mars, morën këtë vendim pasi analizuan “çdo aspekt”.

“Ne, studentët që duam të mësojmë, do të qëndrojmë në Parkun e Pionierit deri në një njoftim të dytë. I kuptojmë të gjithë ata që mendojnë se duhet të largohemi nga ky park të shtunën, e kuptojmë edhe presidentin e Republikës, por edhe ju duhet të na kuptoni neve. Ne jemi këtu në mënyrë legjitime”, tha Pavlloviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të enjten me përfaqësuesit e grupit “Studentët 2.0” dhe u kërkoi atyre që të largohen nga Parku i Pionierit për një ditë, më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve. Ata i premtuan atij se do ta njoftonin vendimin e tyre brenda 24 orëve.

Në një konferencë për media në këtë park, Millosh Pavlloviç u bëri thirrje bujqve që të vijnë dhe të mbështesin “studentët që duan të mësojnë”. Më herët gjatë ditës, mediat raportuan se një numër i madh traktorësh ishin parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit serb, Beograd. Gjatë deklaratës së tij për mediat, përfaqësuesi i “Studentëve 2.0” nuk përmendi makineritë bujqësore të parkuara pranë kampit të tyre.

Në ditët paraprake, në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe fotografi të kamionëve që transportonin traktorë nga pjesë të ndryshme të Serbisë. Në një video nga Kragujevci shihet një kamion pa targa, por me stemën e Qytetit të Beogradit, duke transportuar disa traktorë.

Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave. Mbështetje u kanë ofruar i dënuari për krime lufte, Vlladimir Llazareviç, veteranët e njësisë kontroverse për operacione speciale, si dhe udhëheqësit e organizatave ekstremiste të djathta, “Levijatan” dhe “Sërpska Desnica” – Pavle Bihali dhe Misha Vaçiç.

Një pjesë e opinionit publik e ka akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) se qëndron pas organizimit të kësaj proteste, gjë që një pjesë e protestuesve në park e mohojnë.

Studentët që kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që deri më 14 mars të largojë “kampin me tenda” nga Parku i Pionierit dhe të parandalojë rigrupimin e tij deri më 16 mars.

Ata kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që, nëse "kampi me tenda" nuk largohet, të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë përmes një kordoni policor midis “kampit me tenda” dhe pjesëmarrësve në protestën e 15 marsit, duke theksuar se në rast të ndonjë incidenti përgjegjës do të jetë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Studentët protestues, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024. Ata kanë marrë mbështetje nga një pjesë e mësuesve, të cilët kanë ndaluar mësimin, avokatë, disa bujq dhe punonjës të sektorit të kulturës. Protesta dhe bllokada masive janë mbajtur deri më tani në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish./REL

protesta ne serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj